Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Ramana Maharshi: Çdo njeri kërkon lumturinë, por pjesa më e madhe e tyre ngatërrojnë kënaqësinë me lumturinë. Ku qëndron ndryshimi?

February 1, 2016
in Filozofi, Urtësi
285
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Venkataramam, që në të ardhmen do të njihej si Ramana Maharshi, lindi në fund të vitit 1879 dhe e braktisi trupin e tij në prill të vitit 1950. Ishte bërë shumë i njohur me emrin Tamil Nad, vendi i tij në Indi. Kishte shumë pasues në Europë dhe Amerikë. Ai ishte një i Urtë i Vetërealizuar, pra në mënyrë të vetëdijshme ishte i njësuar me Absolutin-pa-emër, sadoqë reagonte si një person normal, duke pasur një trup jo të ndryshëm prej të tjerëve, me përjashtim ndoshta të faktit se ishte më delikat sesa një njeri normal. Ramana Maharshi lindi në një katund rreth tridhjetë kilometra larg Madurai-t, ku kaloi vitet e para të jetës, për t’u zhvendosur më vonë, mbas vdekjes së të atit, në shtëpinë e xhaxhait të vet në Madurai. Ishte një djalë normal që i pëlqente të luante, por jo shumë i interesuar mbas shkollës, paçka se kishte kujtesë shumë të fortë në rastet kur u përvishej mësimeve. Bënte gjumë shumë të rëndë, e madje në një rast është dashur të shkallmohej porta për t’i nxjerrë gjumin. Mendohet se ky gjumë ka lidhje me zhvillimet e ardhme në jetën e Venkataramam, sepse paralajmëron forcën e tmerrshme të përqëndrimit të tij.

Lumturi

Çdo njeri kërkon lumturinë, por pjesa më e madhe e tyre ngatërrojnë kënaqësinë me lumturinë. Ku qëndron ndryshimi? Lumturia e vërtetë është e qëndrueshme, ndërsa kënaqësia nuk është. Nëse një person mendon se lumturia e tij varet nga shkaqe të jashtme dhe gjërave që ai zotëron, është e arsyeshme të mendohet se lumturia e këtij njeriu duhet të rritet me shtimin e gjerave nën zotërim dhe të pakësohet në porporcion me bjerrjen e tyre. Pra, e privuar nga gjërat nën zotërim, lumturia e tij do të jetë asgjë. në gjumin e thellë njeriu është i privuar nga çdolloj zotërimi, përfshi edhe trupin e vet. Prapëseprapë, në vend që të ndjehet i gjorë, ndjehet i lumtur. Të gjithë dëshirojnë të bëjnë gjumë të thellë. Konkluzioni është se lumturia është diçka e brëndshme në njeriun e nuk u detyrohet shkaqeve të jashtme. Njeriu duhet të realizojë Veten e tij, për të hapur magazinën e lumturisë absolute.

Ndihet lumturi në kundrimin e peisazheve, në muzikën, në poezinë, etj. Është lumturia e brendshme e Vetes. Kjo lumturi nuk është e huaj apo e largët. Je duke u kredhur në të Veten e Pastër, në ato raste që i konsideron të këndshme. Kjo kredhje, vetë- egzistuesja Begati. Por shoqërimi i ideve është përgjegjës për të projektuar këtë begati mbi gjëra dhe ngjarje të tjera. Në të vërtetë, është brënda teje. Në këto raste je duke u kredhur në Vete, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme. Nëse e bën vetëdijshmërisht, quaje Realizim. Kridhu pra në mënyrë të vetëdijshme në Vete.

Vetja

Sejcili e ka përvojën e Vetes në çdo çast të jetës së tij.Është gjëja jonë më intime, dhe megjithatë njerëzit nuk duket se janë të aftë ta kuptojnë. Vetja nuk mund të vihet nën hetim. Hetimi mund të funksionojë vetëm në jo-vete. Eleminimi i jo-vetes është e vetmja gjë e mundur. Mendja është vetëm një projektim i Vetes, që shfaqet në gjëndje zgjimi.

Sejcili dëshiron ta njohë Veten. Çfarë nevoje kemi të na ndihmojnë për të njohur veten? Njerëzit duan ta shohin Veten si diçka të re. Por ajo është e përjetshme dhe mbetet përgjithmonë kështu. Ata duan ta shohin si një dritë flakëruese , etj. Si mund të jetë kështu? Nuk është dritë, e as errësi. Është thjeshtësisht siç është. Nuk mund të përkufizohet; përkufizimi më i mirë është ‘Unë jam ai që JAM’ . Është vetëm Qënie, por e ndryshme nga realja dhe irrealja; është Dije, por e ndryshme nga e’ dija dhe dija dhe injoranca. Si mund të përkufizohet? Është thjeshtësisht Qënie.

Të gjitha mendimet grafullojnë mbasi grafullon mendimi-‘unë’. Vëreni se për kë grafullojnë mendimet. Në këtë pikë kapërcejini dhe ato do të zhduken. Duke gjetur burimin e mendimit-‘unë’, mund të realizoni ‘Unë’- ‘Unin’ e përkryer. ‘Unë’ është emri i vetes.

Metodat e tjera (si përsëritja e fjalëve, etj.) synohen vetëm prej atyre që nuk arrijnë të përmbushin hetimin e Vetes. Në të gjitha këto nevojitet një ‘agjent’ që mund të kryejë veprimet. Kush është? Është ‘uni’. Bëhu ai ‘Unë’. është metoda e drejtpërdrejtë. Edhe metodat e tjera në fund të çojnë në shqyrtimin e Vetes.

Nga çasti që pika juaj e shikimit zhvendoset kah e jashtmja, keni humbur prej syve Veten dhe vizioni juaj është i jashtëm. Vetja nuk mund të gjendet në gjërat e jashtme. Kthejeni vështrimin tuaj kah e brendshmja e kridhuni në të; do të jeni Vetja. Mendoni ‘unë’ ‘unë’ ‘unë’ dhe mbërthehuni mbas këtij mendimi deri në përjashtimin e gjithë mendimeve të tjerë.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtAsgjejaBiblotekeBotaDijaDijeDishepujDritaEkuilibriEsseEstetikefilozofGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimIndiInteligjenceKohaKolosKrijuesiKujteseLexuesLibriLiriaMendimiMiresiNjeriuRamana MaharshiShenjtorShqipTamil NadTraditaZgjerohetZoti
Previous Post

Rembrand van Rijn dhe rruga e mundimshme e djalit të mullixhiut për tu bërë një gjeni i pikturës

Next Post

Sulltan Mehmeti II që mori nofkën “Pushtuesi”, Ati i Perandorisë Osmane

Next Post

Sulltan Mehmeti II që mori nofkën "Pushtuesi", Ati i Perandorisë Osmane

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj