Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Hektor Berlioz, romantiku i muzikës klasike që studio mjekësi, punoi si hamall detar dhe pirat

December 10, 2016
in Muzikë
303
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Babai donte ta bënte mjek, por Berliozi kishte prirje të veçantë për muzikë. I lutej të atit që ta lejonte t’i kushtohej muzikës gjatë kohës që studionte mjekësi, por mundimi qe i kotë. Atëherë Berlioz iu fut vetë studimit të muzikës. Për të treguar talentin, dha përpara prindërve, me shpenzimet e tij, një meshë solemne, që e kishte kompozuar vetë. Atëherë ishte njëzet vjeç dhe suksesi qe premtues. Përfundimi i ekzekutimit nga pikëpamja ekonomike qe një borxh prej njëmijë e dyqind frangash. Berliozi u mundua t’i paguajë duke kursyer nga kuota e vogël mujore prej njëqind e njëzet franga, që i dërgonte i ati. Kështu nisi një jetë me sakrifica të mëdha. I ati zemërgur, duke e ditur mirë gjëndjen e të birit, i ndërpreu dhe atë ndihmë të vogël që i jepte dhe e detyroi të kthehet në shtëpi. Në familje e pritën ftohtë dhe e donin që ai të zgjidhte çfarëdo pune, por jo muzikant. E ëma, te profesori i muzikantit shikonte rrënimin e plotë të jetës së tij. Ajo, nga që nuk e bindi dot, e mallkoi madje e mohoi dhe e la të shkojë në Paris. Berliozi e kujtonte me dhimbje atë çast prekës në jetën e tij:

– M’u desh të largohem nga shtëpia, jo më pa u përqafuar me nënën dhe pa i hedhur asaj një vështrim, por dhe me plot mallkime prej saj.

Kur vajti në Paris arriti të regjistrohet si student i rregullt në Konservatorin muzikor. Ndërkohë, Berliozi nuk kishte me se të jetonte. I ati shpresonte ta mposhte dëshirën e të birit me anën e urisë. Ai vazhdoi të mos ia dërgojë pensionin e zakonshëm. Atij iu bënë rreth gjashtë mijë franga borxh. Megjithatë Berliozi ishte i vendosur të realizonte ëndrrën e tij muzikore.

– U bëra hamall, detar, pirat, – do të kujtojë ai më vonë me hidhërim, – po nuk u tërhoqa nga rruga ime. Jeta po i rëndohej gjithnjë e më shumë. Vitin e ri 1827 Berliozi e festoi në dhomëzën e tij të varfër me dyzet franga për bukë, të cilën e lau me lot. Pas shumë vuajtjesh e vështirësish hyri në punë si korist në një teatër të vogël. Admiruesit të Glukut dhe të Veberit i duhej që çdo mbrëmje të bënte punë nga më ordineret për të jetuar.

Hektor Berlioz- ishte kompozitor, shkrimtar dhe kritik françez. Ai lindi më 11 dhjetor 1803 në Brekun SeN-Ondré në Isère. Pas përfundimit të shkollës së mesme, familja e dërgoi në Paris për të studiuar mjeksi. Që në atë kohë kishte dëshirë për tu marrë me muzikë, megjithëse njohuritë e tij në këtë fushë linin shumë për të dëshiruar. Jeta në Paris, kryeqytet I zhvilluar në shumë lëmi, bëri që ai të pendohej për degën që kishte zgjdhur për ta studiuar, pasiqë ai filloi të ndjekë veprimtari muzikore, shkonte tek Opera e qytetit. Në shumë takime me prindërit (Louis Berlioz, fizikan, agnositkë dhe Marie-Antoinette, katolike romane) kërkonte gjithnjë lejen për të braktisur mjeksinë në mënyrë që ti kushtohej muzikës me kohë të plotë. Në vitin 1925 babai e kërcënon me heqjen e parave nëse ai vazhdonte të linte pas dore mjeksinë për të shkuar në klube me muzikë. Kjo kërkesë e të atit bëri që Berlioz të rëmbente fshehurazi familjes, bankat e fakultetit të mjeksisë me ato të konservatorit për tu marrë me muzikë. Kur babai e morri vesh vendimin e tij, Hektorit ai I’a ndërpeu përgjithnjë dërgesat e parave. Gjendja e vështirë ekonomike e detyroi të fillonte punën si korist ne Gjimnazin për dramë, por në të njëjtën kohë vazhdonte studimin që përvec shkollës vazhdonte në biblioteken e konservatorit ku Berlioz përpiqej të mësonte të fshehtat e artit të të kompozuarit.

I gjendur i vetëm filloi të bënte kompozimet e para, një ndër të cilat ishte mesha që fillimisht u interpretua nga orkestra e kishës së San Rocco e më pas nga ajo e Sant’Eustakio-s. Të dyja këto formacione muzikore e patën tepër të lehtë ta interpretonin ndërsa publiku nuk hasi vështirësi për ta kuptuar. I bindur nga realiteti i aventurës së tij muzikore, Berlioz nuk lejoi që ti rritej mendja prej vlerësimeve që morri krijimi i tij dhe filloi të merrej me kompozime me akoma më shumë dëshirë se sa kishte bërë deri në atë kohë. Hektori ishte i mendimit që muzika duhej të kishte një temë dhe për të qenë sa më i qartë duhej që një interpretim të përfshinte çdo lloj mjeti muzikorë, që nga zëri i këngëtarit deri tek instrumenti më i pazakontë, gjithçka në emër të një muzike sa të bukur edhe të thjeshtë. Njohësit e mirë të veprës së Berlioz e dinë që ky projekt është mëse i realizuar.

Uverturat Waverley Les Francs-Juges dhe Simfonia Fantastike ishin krijimet e tij të para që kishin si temë fragmente nga jeta e autorit. Dy të parat u interpretuan në sallën e vjetër të Ëaux-Hall, ndërsa më 26 maj 1828, ishte vet Berlioz që morri përsipër të interpretonte në sallën e konservatorit. Po atë datë ai realizoi një dëshirë që e kishte prej kohësh, interpretonte vet meshën e parë të kompozuar prej tij. Në këtë periudhë e kuptoi që ishte bërë një artist i afirmuar por e dinte mjaft mirë që për tu bërë pjesë e historisë së muzikës klasike duhej akoma më shumë punë dhe kompozime cilësore.

Në 1828, filloi të shkruante në gazetën ”Le Correspondant”, ku publikoi disa artikuj mbi simfonitë e Beethoven, të cilën artistët e kryeqytetit françez sapo kishin filluar ta njihnin. Më 1 nëntor të 1829, organizoi një shfajqe që përmblidhte veprat e tij më të mira që kishte realizuar deri në atë kohë. Kësaj shfaqje i shtoi vetëm një kompozim të ri, bëhej fjalë për Konser de Zilf. Ndërkohë, Berlioz kishte filluar sërish Shkollën Mbretërore të Muzikës, ku ndiqte me mjaft interes leksionet e Leser, një profesor i njohur për idetë e tij liberale në kompozim që në këtë rast shërbenin si mbrojte për ata që kritikonin muzikën e lirë të Berlioz. Një nga pedagogët e Hektor në shkollën e muzikes ishte dhe Kerubini i cili nuk e shihte me sy të mirë mënyrën e kompozimit të këtij djaloshi 25 vjeçar por ama kishte një admirim të jashtëzakonshëm për të. Në 1830 morri çmimin e parë për kompozimin e kantatës “Sardanapalo”, vlerësim që bëri të mundur vajtjen e Berlioz në Itali, një vend të cilin kompozitori e admironte për traditën muzikore.

Në 1932 u kthye në Paris me një uvertur të Mbretit Lir, pasi kishte kaluar 18 muaj në Romë dhe Napoli. Me shumë ide në kokë, Berlioz vetëcilësohej si reformator i artit dhe zhvilloi luftën e tij me mjete që i ofronte shtypi ose më saktë gazeta si “Revue Evropeen” apo Courrier de l’Evrope, deri sa Gazeta Muzikore e Parisit, e themeluar në 1834, bëri një komplot ndaj artikujve të tij në mënyrë që ta censuronte sa më shumë. Po në 1834 kompozoi simfoninë “Aroldo In Italia” dhe meshën funebre për gjeneralin Damrémont e cila do të interpretohej në kishën e “Hotel dezInvalid” më 5 dhjetor 1837. Në 1935, redaksia e “ZHurnal de débA” u bë mbrojtësja e tij dhe i dha hapësirë në faqet e saj.

I vetmi dështim i Berlioz, ishte “Benvenuto Cellini”, dramë me dy akte që u prezantua më 3 shtator të 1838. Po atë vit 1938 përfundoi kompozimin e “Romeo dhe Zhulieta” po kjo pjesë u interpretua për herë të parë më 24 nëntor të 1839 në sheshin e Bastijes. Pas shumë koncertesh në koncert, Berlioz vendosi të bënte një udhëtim të gjatë nëpër Evropë në mënyrë që muzika e tij të dilte nga rrethi i ngushtë i përbërë nga miqtë e ngushtë dhe admiratorët e zakonshëm dhe pse jo të fitonte pak popullaritet jashtë kufijve të vendit të tij. Disa nga etapat e udhëtimeve të tij nëpër Evropë ishin në: Bruksel, Berlin, Hamburg, Lajpcig, Ëeimar dhe Shtutgart. Në 1845 vizitoi Vjenën, Hungarinë, dhe Pragën. Në 1847 koncertet e tij vazhdojnë në Rusi me qëndrime disa javore në Riga, Shën Petersburg dhe Moskë.

Me tu kthyer në Paris vuri re se popullariteti i tij ishte rritur dhe morri një ofertë nga Londra për të drejtuar orkestrën e Dury-Lane gjatë gjithë vitit 1848.

Karriera e tij vazhdoi me koncerte në shtete të ndryshme dhe me shfaqje në kryeqytetin francez deri ditën që ai u nda nga jeta, më saktë më 8 mars 1869 në Paris.

Hektor Berlioz cilësohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të romantizmit evropian, megjithëse ai e ka pohuar jo rrallë që për të, termi ‘romantik’, ishte një fjalë pa domethënie, për më tepër që ai e konsideronte veten kompozitor klasik. Muzika e tij është e njohur për mos respektimin e ligjeve të harmonisë megjithatë kjo kritikë nuk ka penguar shumë artistë të studiojnë partiturat e Berlioz. Kohët e fundit është zbuluar që Berlioz e respektonte harmoninë por sipas disa ligjeve të shekullit të XVI-të.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtArtiAsgjejaAutorBotaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEsseEstetikefilozofFjalaForumGjithçkajaHektor BerliozIluminimInteligjenceKeshillaKomentKonfucizmiKrijuesiKritikeKujteseMendimiNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPublikRomantizmi ne muziken klasikeShkolleShqipTkurretTrashegimiaUniversiZgjerohetZoti
Previous Post

Johann Sebastian Bach, poeti i tingujve, ai që besonte se muzika ekziston për nderimin e Perëndisë dhe kënaqësinë e zemrës

Next Post

Qepa, vlerat pozitive ushqyese dhe disa sekrete për ta përdorur si kurues

Next Post

Qepa, vlerat pozitive ushqyese dhe disa sekrete për ta përdorur si kurues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj