Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Një bashkëudhëtim i mistershëm dhe përplot të papritura me “Afrikani”-in, e J. M. G.Le Clézio

December 9, 2016
in Libra
116
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gjatë kohës që e kam lexuar Afrikanin, e kam plotësuar mendimin se Afrika është vetëm një pjesë e vogël e asaj që e kemi njohur nga shkolla, librat ose filmat. Një Afrikë e prezantuar kryesisht prej të huajve. Libri “Afrikani” i Le Clézios më është dukur si një bashkëudhëtim për ta parë dhe njohur Afrikën më mirë, në fakt për ta rinjohur.

Një bashkëudhëtim i mistershëm dhe përplot të papritura me "Afrikani”-in, e J. M. G.Le Clézio“Afrika që tashmë po më merrte fytyrën, po më jepte një trup të dhimbshëm, në ethe, që Franca ma pati fshehur në dhimbjen plogështuese të vatrës së gjyshes, pa instikt, pa liri”. Ky fragment nga kapitulli i parë, Trupi, nuk më është dukur se flet për dallimin ndërmjet qytetërimeve, aq sa për përjetimin e të jetuarit në kontinentin e vjetër.

Udhëtimi i tij tek i ati, që për 22 vjet me radhë kishte punuar si mjek në kuadër të kolonive, shënon ndryshimin e botës për të, ose perceptimin e botës nga ana e tij. Para të tjerave, ai nxjerr në pah një liri të munguar. Prapa kishte lënë Evropën që shquhet për qytetërim, zhvillim, liri dhe të drejta të njeriut. Në aktin e rikrijimit (është një kohë bukur e gjatë nga fëmijëria e tij në Afrikë), trupat e zhveshur pranë njëri- tjetrit (në Ogoja), në harmoni me natyrën, e kanë domethënien e lirisë së vërtetë njerëzore, të lirisë që ai nuk e kishte njohur kurrë më parë. Në start, Afrika, është vendi ku njeriu pëson një dehje të pazakontë, dhe jo vetëm nga ajo që shkakton natyra.

Shtëpitë e kasollet prej druri, savanet, palmat, fushat e pambarimta, lumenjtë e rrëmbyeshëm, etj, dhe gjithandej fëmijë zezakë të veshur me pantollona të shkurtëra kaki, janë shmangie nga paragjykimet racore dhe konfuzionet e politikave ditore. Nga ato që shpeshherë, për qëllime të caktuara, shihen vetëm anët e errëta dhe dallimet ndërmjet qytetrimeve.

I Ati i tij, i përballur edhe me luftën për t’i shëruar të sëmurët në vise të ndryshme të Afrikës, gjatë viteve të qëndrimit atje, do të mësojë se në vendin e tij të dytë, lufta mund të duket si diçka e përhershme si; luftë njerëzish ndërmjet tyre, luftë ndaj varfërisë, luftë keqtrajtimesh dhe korrupsioni të trashëguar nga kolonizimi, etj. Në “shëtitjen” e këtij libri, lexuesi kalimthi do të njihet edhe me shumë probleme të Afrikës, siç janë mizoritë në Afrikë, krimet makabre që në disa arrinjnë deri në shkallën e gjenocidit…

Le Clézio, nuk bën pjesë ndër ata autorë që para së gjithash mund të shihen si profetë, që parashohin ose bëjnë përpjekje për ta ndryshuar botën. Atij më tepër i pëlqen roli i raportuesit të realitetit, si dëshmitar i asaj që e ka njohur, që ka përjetuar. Ndaj në vazhdimësi rrëfen, përshkruan, jep informatën, dhe kur duhet për të dhënë mendimin e tij, ndalon, për të pritur mendimin e lexuesit.

Libri “Afrikani “ ka shumëçka për t’u pëlqyer, për t’u marrë si shembull, ndër to, mjeshtëria për të kaluar në thesarin e kujtesës. Tek ky autor e kemi forcën e një udhëtimi në të shkuarën me anë të librit, ku në çast ti je aty dhe situata është në prani, ose përpara teje.

“Jam në kabinen e anijes që shkon ngadalë përgjatë bregut në Conakry, Fretown, Monrovia…”

Pra befas, në mënyrë të jashtëzakonshme, lexuesi është atje ku e zbret autori.

Historitë njerëzore, veçmas tragjeditë, gjithnjë kanë shërbyer për vepra arti, ndoshta se përvoja i shërben gjithnjë artit, letërsisë. E në anën tjetër, njerëzit në përgjithësi nuk e kanë gjithnjë aftësinë e të rrëfyerit. Madje nuk e kanë as fuqinë e të shkruarit në mënyrë intenzive.

Le Clézion, tashmë të përkthyer edhe në shqip, e kisha të lehtë ta lexoj. Të lehtë në kuptimin që proza e tij nuk do përqendrim të veçantë.

Befasia më dilte tek vlera e një shkrimtari i cili vetëm disa muaj më parë vështirë njihej në tryezat e letrave, sidomos jashtë vendit të tij. Të Atin e “Afrikanit”, në tetor të vitit të kaluar nuk po e njihnin as vetë konkurrentët e tij për çmimin Nobel. Dhe tani, i njohur kudo, librat e tij me hov përkthehen gjithandej nëpër botë, lexohen, shkruhet për to, etj. Gjithnjë duke çuar përpara faktin se vlera është dominante në shkrimin e tij. Kurse fama i erdhi shumë më vonë.

Proza e tij e shquar për aventurën poetike dhe stilin e jashtëzakonshëm që përcakton edhe ritmin e ngutshëm të leximit, mund të veçohet edhe për dhjetëra arsye të tjera. Ndër to, kalimi nga njëra situatë narrative tek tjetra, ndryshimi i kohës së rrëfimit, vetës, etj.

Tags: "Afrikani”AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJ. M. G. Le ClézioJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

“Intersex” apo “hermaphrodite”, gabimi i natyrës apo dimension i ri i kuptimsisë gjenetike të kromozomeve

Next Post

Erotika s’është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella

Next Post

Erotika s'është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj