Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Muzikë

Xhakomo Puçini, një nga kompozitorët më të mëdhenj operistik të kapërcyellit të dy shekujve

November 29, 2016
in Muzikë, Nga jeta e korifejve
355
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Xhakomo Puçini, lindi më 22 dhjetor 1858 – dhe vdiq më 29 nëntor 1924) mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20. Operat e tij më të njohura janë: “La bohème”, “Toska”, dhe “Madama Butterfly”, të cilat janë ndër më të shfaqurat në repertorin standart.

Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarëbotëror, veçanërisht aria “Nessun dorma”, nga Turandot e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali.

Puçini u lind në Lucca, Itali në një familje me traditë të hershme muzikore. Pas vdekjes së të atit, Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar. Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të Aidës së Xhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të shikuar një shfaqje në Piza.

Episode nga jeta e komopozitorit

MBIJETESA E STUDENTIT TE KONSERVATORIT

Vitet që kaloi Xhakomo Puçini në konservatorin e Milanos ishin shumë të vështira.

Kur kujton atë kohë, mjeshtri thoshte se i ndiente ende shqetësimet e stomakut. Për të shpenzuar sa më pak duhej të gatuante vetë ndonjë lloj gjelle, ndonëse e zonja e shtëpisë ku rrinte me qera e kishte ndaluar rreptësisht. Por duhej bërë diçka, dhe mjeshtri i arshëm, kishte sajuar një marifet për t’ia dalë të sfidonte njëherash urinë dhe pronaren. Ai shpesh arrinte të skuqte një vezë me gjalpë. Që të mos dëgjohej zhurma e skuqjes në tigan, ai i binte pianos. Në dhomën tjetër e zonja e shtëpisë i i qante hallin e mallëngjyer:

-I shkreti djalë, ta këput shpirtin, gjithë ditën rri duke studiuar dhe duke punuar.

ANKTHI I MJESHTRIT PER TE FOLUR NE PUBLIK

Suksesi i operës “Manon” në Torino ishte i madh. Pas shfaqjes së shtatë personalitetet më të shquara të qytetit dhanë një pritje për nder të mjeshtrit. Puçini e ndiente veten të lumtur, por druhej të mbante një fjalim: gojtaria ishte ankth për kompozitorin e shquar. Megjithatë ai përgatiti një fjalim të shkurtër dhe e shkroi në manshetën e këmishës. Kur u ngrit për të folur e pushtoi pështjellimi, aq sa nuk mundi të shqiptojë asnjë fjalë nga ato që kishte përgatitur. Buzëqeshi dhe belbëzoi me zë të mbytur: – Faleminderit të gjithëve!

Kur po ulej me një lëvizje të krahut rrëzoi për tokë pesë a gjashtë shishe dhe gota.

Ky ishte pagëzimi i operës Manon.

HISTORITE NE RESTORANTIN E ARTISTEVE BORXHLINJE

Gjatë kompozimit të “Bohemës”, Puçini kujton me shumë përmallim restorantin “Excelsior” kur ishte në Milano në vitet 1880- 1890. Ai lokal ishte shpëtimi i të gjithë artistëve që ishin pa para. Usta Xhixhi u jepte të gjithëve të hanin pa paguar. Por kishte rast që ndonjëri paguante menjëherë pasi hante. Kjo ishte një gjë e jashtëzakonshme. Kamerieri kur dorëzonte paratë në arkë i pëshpëriste pronarit në vesh:

– Ai zotëria atje poshtë ka paguar lekët në dorë.

– Dhe ti pranove? – e pyeste usta Xhixhi me ton qortues.

– Po çfarë të bëja? Ai nguli këmbë të paguante me zor! Pronari psherëtinte thellë dhe thoshte:

– Durim, se bota është plot me njerëz origjinalë!

Ai shkoi në kuzhinë për t’i treguar së shoqes me zë të mallëngjyer se ishte një zotëri që kishte dashur të paguante.

– Dua ta vështroj? – thoshte e habitur zonja Terezë dhe afrohej për të parë tipin e çuditshëm.

KOTOLETE DHE VETEM KOTOLET PER PUÇININ

Kur ishte për herë të parë në Vjenë, më 1891, Puçini dinte vetëm katër fjalë gjermanisht. Ditën e parë i bëri shenjë kamerierit me gisht në një rresht të listës së gjellëve ku ishte shkruar -Kotoletë me patate. Në këtë kotoletë atij iu duk se kishte gjetur një gjellë italiane sipas dëshirës së tij. Kjo ishte e mirë po… për drekë e darkë dhe për dhjetë ditë me radhë ai nuk hëngri tjetër veçse kotoletë. Kamarierët nuk e shpjeguan dot këtë parapëlqim të çuditshëm.

QYTETET E EUROPES NE SYTE E KOPOZITORIT

Në çdo qytet të botës Puçini ëndërronte gjithnjë për vendlindjen e tij të vogël. Ja si e shprehte ai mallin për vendlindjen në një letër gjeografike:

“Londra, 6 milionë banorë (që janë me të vërtetë shumë), lëvizje e pafund, skëterrë e papërshkrueshme. Gjuha e vështirë, gra të bukura, shfaqje të shkëlqyera, shpenzime të mëdha. Qytet jo shumë i bukur, por tërheqës.

Parisi, me i bukur dhe i gëzuar dhe me pak lëvizje dhe më pak karakteristik. Jetohet ne mënyrë të shkëlqyeshme. Kam një dëshirë të çmendur që të argëtohem në këtë qytet për dy, tre, katër ose pesë muaj. Kam mik Zolanë. Kush do ta kishte menduar një gjë të tillë për organistin e varfër të Mutilanos.

Mançesteri, vendi i tymit të zi, i të ftohtit të tmerrshëm, i shiut, i pambukut (mjerë ai që nuk vishet me të leshta) dhe i mjegullës. Një ferr i vërtetë! Ditë të tmerrshme.

Brukseli, shtëpi të bukura, pallate, monumente, rrugë të shkëlqyera, por më shumë provincial në krahasim me Londrën dhe Parisin.

Milanoja, vend tepër simpatik, i vetmi në Itali për të jetuar… dhe i nevojshëm për punët e mia. Torre del Lago.) kënaqësi e papërshkrueshme, parajsë e vërtetë…  Banorë 120, shtëpi 12”.

MARIFETET E QERAXHIUT PER TU NGROHUR

Për të siguruar qymyrin për gatimet e tij të fshehta, Puçini bënte një lojë tjetër. Me një valixhe në dorë dilte jashtë.

– Jeni për rrugë zoti Puçini? – i thoshte portierja.

– Po, po shkoj të bëj një shëtitje deri në Monxa21,

– Po e marr edhe valixhen me vete?

– E, po e marr se rrugë është, nuk i dihet.

Kur pas nja treçerek ore, kthehej me valixhen e vogël në dorë, ajo i thoshte:

– Si? U kthyet kaq shpejt?

– Po, për fat të keq më la treni për një minutë.

Pastaj hynte në dhomë, hapte valixhen, nxirrte qymyrin të cilin e blinte në një dyqan shumë larg vendit ku banonte, ne mënyrë që të mos binte në sy.

GJENI QE SFIDOJNE VARFERINE

Kur studionte në Konservatorin e Milanos, Puçini jetonte së bashku me të vëllanë, Mikelin, dhe me një kushëririn e tij.

Që të tre kishin pak para për të harxhuar. Një mik i Puçinit gjeti midis letrave të kompozitorit një fletore që ia dha për të mbajtur shënim shpenzimet. Kjo fletore mbante emrin e veçantë dhe profetik: “Regjistri i shpenzimeve. Rruga e bohemës 1881”. Nën datën një nëntor që ishte ditë feste, i vetmi shpenzim i ditës ishte një peshk i thatë.

– Ishte mëngjesi për ne të tre, – tha Puçini kur e pyetën, – madje për katër sepse siç më kujtohet kishim ftuar edhe një mik atë ditë.

Një harengë e ndarë në katër pjesë, ashtu sikurse tek opera “Bohema”.

PUÇNI DHE ROBAQEPESI

Të gjitha pjesët qe vuri në skenë, Puçini i provoi më parë në jetë. Në periudhën e jetës studentore, Puçini ishte i lidhur me një rrobaqepëse që bënte kapele, një diçka e tillë si Mimija. Për ta marrë për drekë Puçinit i duhej të linte peng pallton, ashtu sikurse Kolini “mantelin e vjetër”. 

ÇASTI I SHUARJES SE MJESHTRIT

Kur Puçini po vdiste, deshi t’i rrinte pranë i biri, Antoni. Atë e kapi fort për dore dhe nuk e lëshoi. I shtrirë në shtrat nguli shikimin përpara sikur shikonte dhe dëgjonte diçka.

Nuk kishte sy të frikësuar, por më shumë të mrekulluar, si sytë e një fëmije që shikon diçka të habitshme. Pastaj dora e tij lëvizi dhe rrëshqiti sikur binte në një tastierë të padukshme për të interpretuar muzikën që i ndiente thellë brenda vetes.

Tags: "La bohème""Toska"AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciadhe "Madama Butterfly"DijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzika operistikeMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës dhe u ngrit flamuri ynë kombëtar më 28 nëntor 1912

Next Post

Ditari i dashurisë së Khalil Gibran, rrëfimi i dlirë i një shpirti të shëlbyer dhe zemre që dëshiron dhe vuan

Next Post

Ditari i dashurisë së Khalil Gibran, rrëfimi i dlirë i një shpirti të shëlbyer dhe zemre që dëshiron dhe vuan

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj