Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Taxh Mahali një “elegji prej mermeri” ndërtuar nga shqiptari Mehmet Isai nga Opari i Korçës

November 5, 2016
in Qytetërim
185
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Një memuar monumental, një mauzole që krekoset madhështore me hijeshinë e vet që sfidon. Një dedikim-elegji që kaplon përmasat e epërme të admirimit dhe dashurisë, dhe njiherash një nderim dhe respekt që udhëton nëpër kohë si njësi matëse e shpirtit ngadhnjyes dhe forcës për ta ngritur adhurimin e gruas në altar. Bota moderne do ta ketë zili një dedikim të tillë, i cili e ka shndërruar zemrën e një gruaje dhe dashurinë e një burri në monument, në një vend të shenjtë, në një sprovë dhe sfidë që njeriu bashkëkohor rreket ta jetësojë emocionalisht, sot e përgjithmonë.  Mijërat e vizitorëve që e sodisin këtë “elegji prej mermeri” i shtang sa arkitektura dhe veçoritë dalluese të kësaj vepre të jashtëzakonshme, aq dhe thelbësorja që frymon në çdo cep të kësaj panorame ngjethëse, në çdo pjesëz të kësaj harmonie rreptësisht delikate.

Taxh Mahali njihet si një nga Shtatë mrekullitë e botës së re 1630 i ndërtuar nga shqiptari Mehmet Isai dhe disa historianë perëndimorë kanë vënë në dukje që arkitektura e tij e bukur asnjëherë nuk është kaluar. Taxhi është monumenti më i bukur i ndërtuar prej Mogulëve, muslimanët e Indisë. Taxh Mahali është ndërtuar tërësisht prej mermeri të bardhë. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijtë e përshkrimit adekuat, veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Taxhi duket sikur digjet nën dritën e hënës së plotë. Në një mëngjes me mjegull, vizitorët provojnë Taxhin sikur qëndron pezull nëse vrojtohet nëpërmjet lumit Jamuna.’

Historia e ndërtimit

Taxh Mahali u ndërtua prej një muslimani, perandori Shah Xhahan (i cili ndërroi jetë në vitin 1666 e.r.), në përkujtim të nuses dhe mbretereshës së tij, Mumtaz Mahalit, ne Agra, Indi. Ështe një “elegji prej mermeri” ose siç shprehen disa te tjerë, shprehja e një “ëndrre”. Taxh Mahali (që do të thote Pallati i Kurorës) është një mauzole i cili përmban varrin e mbretereshes Mumtaz Mahalit në dhomën e poshtme. Më vonë këtij mauzoleumi iu shtua edhe varri i Shah-ut. Emri i vertete i mbretereshes ishte Arxhumand Banu. Arkitekti ndërtues sipas Ramadan Sokolit në veprën studimore “16 Shekuj” është shqiptari Mehmet Isai nga Opari i Korçës.

Periudha e ndërtimit

Taxh Mahali u ndërtua për një periudhë kohore prej 22 vjetësh, duke punësuar 22,000 punëtorë nga arkitekti Mehmet Isai student i arkitektit Mimar Sinani, ndihmësi i tij Ahmeti nga Opari i Korçës dhe kopshti nga Nuhiu. Ndërtimi i kësaj vepre mbaroi ne vitin 1648 e.r. dhe kushtoi nje shumë prej 32 milionë rupish. Dokumentet e ndërtimit tregojnë që mjeshtri i saj ishte Ustad ‘Isa, arkitekti me famë gjatë kohës së tij. Dokumentet përmbajnë emrat e atyre qe u punësuan dhe shpikja e materialit të ndërtimit dhe origjinës se tyre. Mjeshtra me përvojë nga Delhi, Kanaixh, Lahore dhe Multan u punësuan në ndërtimin e kësaj vepre. Për më tepër, shumë mjeshtër muslimanë me famë të madhe nga Bagdadi, Shirazi, dhe Bukara punuan në shumë detyra të ndryshme.

Forma e arkitektures

Taxhi qëndron në një platformë katrore të ngritur me katër qoshet të këputura duke formuar kështu një oktagon të pabarabartë. Forma e arkitekturës perdor konceptin e ndërthurjes së arabeskave, në të cilën cdo element qëndron mbi veten e vet dhe njëkohësisht ndërthuret me ndërtesen qëndrore. Për ndërtimin e kesaj ndërtese janë përdorur parimet e gjeometrisë vete replikuese dhe një simetrikë e elementeve arkitekturore.

Pamja dhe përmasat

Kupola e tij qëndrore është 58 këmbë në diametër dhe ngrihet në një lartësi prej 213 këmbësh. Kjo kupolë është rrethuar prej 4 kupolash të tjera. Katër minaret madhështore janë ta larta 162.5 këmbë. I gjithë mauzoleumi (brenda dhe jashtë) është i zbukuruar me vizatime lulesh dhe kaligrafi duke përdorur gurë të çmuar të llojeve të ndryshme. Qemeret kryesore të daltuara me paragrafë nga Kur’ani dhe punime lulesh të llojeve të ndryshme i japin një bukuri mahnitëse këtij monumenti. Dhoma qendrore në formë kupole dhe katër dhomat e tjera përfshijnë shumë mure dhe panele të zbukurimit islamik.

Objektet përcjellëse

Mauzoleumi është pjesë e një kompleksi të madh që përfshin një portë të madhe, një kopësht shumë të bukur, një xhami ne krah të majtë, një dhomë pritjeje në krah të djathtë dhe disa ndërtesa të tjera madhështore. Taxhi ndodhet në skajin më të largët të këtij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kësaj ndërtese. Kopshti i madh përmban katër pishina reflektuese që e ndajnë ate në qendër. Çdonjëra prej këtyre pjesëve është më tej e ndarë në 4 pjesë të tjera dhe përsëri çdonjëra prej këtyre pjesëve është përsëri në 4 pjesë të tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit shërbejnë si një arabeskë, duke qëndruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke përberë të gjithë veprën.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiArxhumand BanuAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimIndiInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMehmet IsaiMendimiMitetMumtaz Mahalitne AgraNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeRamadan SokoliSekretShah XhahanShkencaShoqeriaShqipShtetitaj MahalThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Njuhuni me dhjetë sekretet që u morën me vete në varr, që nga fermeri Axel Erlandson te Antonio Stradivari

Next Post

Pitagora: Bashkimi është ligji i Zotit, zhvillimi është ligji i jetës, numri është ligji i botës

Next Post

Pitagora: Bashkimi është ligji i Zotit, zhvillimi është ligji i jetës, numri është ligji i botës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj