Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Mata Hari, mes famës si spiune, virtuozitetit si kërcimtare dhe legjendës së vdekjes

October 13, 2016
in Histori
124
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Fatkeqësisht sinonimi i emrit Mata Hari ishte ai i një gruaje të përdalë, një prostitute klasi, një gejshe perëndimore.

Jo!

Vetëm një përqindje e papërfillshme nuk mund të vizualizojë njohjen me një personazh kaq emblematik për kohën, një grua mit në Evropën e shpërbërjes së perandorive të fuqishme, në Evropën e Luftës së Madhe, në Evropën e Luftës së Parë Botërore. Ajo ishte dhe mbeti në historinë e kësaj lufte të përgjakshme, këtij kapërcyelli historik një identitet i pazakontë, një përjashtim fati, një aksident në realen e gjërave të mëdha.

Natyrisht gruaja joshëse, do të zinte vendin kryesor në përcaktimin e profilit të Mata Hari. Beteja krevatore e këtij kurmi ishte një luftë në mes asaj lufte të përbotshme, mesa atyre planeve dhe intrigave, fijet e të cilave i endi e i pëshjelloj ajo.

Si u rekrutua, kë spiunoi, tradhëtia e madhe që i bënë francezët dhe pushkatimi i striptistes agjente. Rruga e gjatë dhe fama e pambërritshme nga tjetër grua e asaj kohe, do të vijojnë ta mbajne këtë femër sharmante dhe shumë inteligjente në podin e famës.

Kur bëhet fjalë për spiunazh, në krye të çdo renditjeje qëndron gjithmonë Mata Hari. Bukuroshja holandeze cilësohet si agjentja më e mirë femër në histori. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, francezët dyshonin se ajo spiunonte për gjermanët, edhe pse ajo një gjë të tillë e bënte edhe për francezët. Pavarësisht mbrojtjes së saj, ajo punoi si agjente e dyfishtë dhe ishte besnike ndaj Francës. E arrestuan në vitin 1917 dhe e ekzekutuan 8 muaj më vonë.

Historia

Margaret Gertruda Cele lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s’dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Një herë duke lexuar gazetën, që merrej me kombinimet bashkëshortore, hasi në propozimin e dorës dhe zemrës së një kapiteni të ushtrive koloniale , Rudolf Makleon. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr. Burri filloi të sillej gjithmonë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t’i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spuinazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh. Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje.

Valltarja e bukur

Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë. Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj. Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë “syri i mëngjesit” a diçka e tillë, pasi askush nuk e di me saktësi. Ajo do të interpretonte në spektakle të paparë, me valle rituale përzierë me striptizëm dhe Parisi, Vjena , Berlini. Amsterdami, Roma dhe Monte Karlo paraluftës ranë në gjunjë para saj. Fitoi shumë dhe bleuvilae letra me vlerë. Por nuk dihet sesi një ditë u zhdukën të gjitha këto dhe ajo mbeti ngushte duke iu fshehur kreditoreve…

Rekrutimi

Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëherë pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me gërmën H shënoheshin agjentët e vjetër. Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Në gjyq ajo tregoi: “Në Gjermani policia gëzon të drejtën e censurës për kostumet që përdoren në teatër. Mua më thanë se isha zhveshur më shumë sesa duhej. Prefekti erdhi të më kqyrte dhe aty u njohëm”. Këtu mund të shtohet se kreu i policisë, njeri i njohur në qytet vështirë se mund të shfaqej ne shoqërinë e një gruaje , jo më pak të njohur nëse ajo do të kishte qenë vertete agjente e tij. Veç kësaj policia i qëndronte larg spiunazhit, e sidomos atij ushtarak.

Vendimi fatal

Megjithatë Mata Hari ishte gjithmonë nevojtare për të holla. Në këto kushte ajo mori një vendim fatal për veten e saj: ‘Nëse shërbimi gjerman më dha kaq shumë për hiçgjë pse të mos mjel dhe atë francez?” Mata Hari kërkoi një takim me shefin e kundërzbulimit, kapitenin Ladu dhe sebep për një takim të tillë nxori kërkesën për një leje kalimi në qytetin kufitar Vitel, në të cilin e kishte ftuar kryetari i Bashkisë pak kohë më parë. Bisedoi gjatë me Ladunë dhe hyri në shërbim të francezëve, pa përmendur fare faktin se i përkiste ndërkohë edhe zbulimit gjerman. Kur u ndanë Ladu, shumë inteligjent, i la të kuptonte se e këshillonte të mos punonte në dy fronte njëkohësisht, pasi mund të përfundonte shumë keq. Mata Hari iu përgjigj me një frazë të stërholluar, që donte të thoshte se ajo do t’i qëndronte deri në fund besnike shërbimit francez.

Veprimtaria në Spanjë

Duke lënë Mata Harin në Spanjë, Ladu vepronte me siguri. Zbulimi francez kishte kapur shifrën me të cilën atasheu ushtarak gjerman në Madrid komunikonte me komandën në Berlin. Pak kohë më parë një agjent i çoi Ladusë një telegram të deshifruar: “Në Madrid ka ardhur agjenti H-21. Ai arriti të penetrojë në zbulimin francez. Kërkon udhëzime dhe të holla. Jep të dhënat që vijojnë për vendndodhjen e reparteve…po ashtu tregon se shtetari francez N është në marrëdhënie të ngushta me një princeshë të huaj”. Në telegramin e kthimit thuhej : “Agjenti H-21 të kthehet menjëherë në Francë dhe të vazhdojë punën. Të marrë çekun Kremer prej 5 mijë frangash në Kotuar d’Eskont”. Siç u sqarua më pas jo të gjitha të dhënat për repartet franceze ishin të sakta. Nga i dashuri i saj rezidenti gjerman Hans fon Kale, Mata Hari mësoi se gjermanët ishin në dijeni të desantimit të planifikuar të anglezëve në një port maroken dhe ishin bërë gati ta godisnin atë. Ajo për të shmangur tragjedinë shkoi menjëherë tek rezidenti francez në Madrid, kolonel Davinju dhe raportoi për atë çfarë kishte mësuar.. Por gjermanet duke e ditur kodin e francezëve kapen telegramin e Davinjus dhe i tërhoqën vërejtje të rëndë Hans fon Kale, që nga ana e tij pati dyshime të forta për Mata Harin dhe u grind shumë keq me të duke e akuzuar se: “U kishte dhënë francezëve një informatë që nuk duhej të dilte”. Por në të gjithë këtë histori Mata Hari kuptoi atë që shërbimi francez nuk kishte kuptuar prej kohësh. Gjermanët deshifronin të gjitha mesazhet e tyre. Ajo shkoi përsëri tek Davinju dhe e lajmëroi duke shpëtuar kështu me mijëra jetë njerëzish. Por Mata Harri nuk u shpërblye asnjëherë. Ajo shkoi në Paris për të marrë milionin e premtuar nga Ladu…

Arrestimi

Më 13 shkurt policia franceze e arrestoi. Ku ta dinte Mata Harri se ajo ishte konsideruar fajtore për fundosjen e 17 anijeve të aleateve dhe vrasjen e qindra ushtarëve. Duhej një fajtor dhe për këtë Mata Harri ishte e përshtatshme. Hetimi vazhdoi disa muaj. Në 24 korrik 1017 ajo shkoi në gjyq. Gjendjen e saj e përkeqësonte dhe fakti se të gjitha hetimet bazoheshin në truallin pjellor të opinionit publik të shqetësuar nga dështimi i të ashtuquajturit Operacioni Nivel-mësymja pranverore e trupave franceze. Për këtë dështim akuzoheshin spiunet gjermane dhe mbi të gjithë Mata Harri. Edhe pse specialistët e shpjegonin këtë dështim me një sërë shkaqesh të tjera profesionale, duhej një kokë turku. Mata Hari dhe legjenda e thurur për të ishte ideale. Akuzohej për spiunazh dhe për përfitime të shumave të mëdha nga gjermanët në këmbim të lajmeve. Edhe pse Mata Harri u shpjegoi se një pjesë të mirë të parave ajo i kishte fituar nga shërbime të tjera, asgjë nuk piu ujë. Ajo u dënua njëzëri me vdekje.

Fundi

Margarita Cele e priti vdekjen e vetme ne qelinë e burgut Sen-Lazar. Në momentin kur shkuan për ta marrë në qeli ajo u përgjigj: “Kaq shpejt? Që pa gdhirë!”. Nuk piu cigaren e fundit që i dhanë, por një gotë grog. Propozimit të pastorit për t’u falur i është përgjigjur: “Nuk kam dëshirë t’u falem francezëve. Megjithatë njëlloj janë. Jeta asgjë, asgjë dhe vdekja. Vdekja, gjumi, ëndrrat, ç’rëndësi kanë të gjitha? A nuk janë njëlloj? Sot apo nesër, në shtrat apo në shëtitje? Gjithçka është e gënjeshtërt”. E lejuan të shkruajë tre letra të shkurtra: një për farë nëpunësi të lartë, një për vajzën dhe një për të dashurin Vadim. Pranë derës së burgut qëndronin pesë makina. Në atë mëngjes të vrenjtur dhe tërë lagështi ajo u pushkatua në rrethinat e poligonit Vensen. Në momentin e pushkatimit duke shikuar në qiellin e lagësht të mëngjesit, kërkoi të mos ia lidhnin sytë dhe buzëqeshi…

Pushkatimi

Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.

Legjendat e vdekjes

Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.

Jeta, aventurat dhe sidomos vdekja e Mata Harit krijuan shumë mite. Informatori anglez Bernard Njumen ka shkruar: “Përgjithësisht nuk dëshiroj të them se dikur nuk ka ekzistuar një grua informatore, veprimtaria e së cilës të jetë e shquar. Mes tyre ke qenë një Mata Hari, por edhe ajo nuk ka kryer as të qindtën e asaj ç’ka i atribuohet në aventurat romantike”.

Jeta tokësore e Mata Harit vazhdoi nëpër ekrane dhe në shumë filma ku spikasin “E turpëruara” me Marlen Ditrih në 1931 dhe “Mata Hari” e luajtur nga Greta Garbo.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiGruaja josheseGruaja seksiHistoriHolandezja e bukurIluminimInteligjenceJaponiaKercimtarja egzitikeKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaLufta e Pare BoteroreMata HariMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiSpiuneSyri i MengjesitThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Cila është gruaja misterioze së cilës i madhi Ludwig van Beethoven i shkruante këtë letër, më 6 korrik 1806?!

Next Post

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot…

Next Post

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot...

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj