Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Djetë Pyetje-Përgjigjet e famshme për meshkujt në marrëdhënien intime

October 12, 2016
in Eros
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Egon e njeriut bashkëkohor për një disponim të admirueshëm dijesh të jetën tintime, duket se e vërteta e lëndon. Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm, mashkulli për nga natyra është më pak i interesuar ta perfeksionojë artin e seksit. Egoizmi nga një anë dhe fudullëku nga ana tjetër, e lënë vijimsisht atë zbuluar, përball nevojave gjithnjë në rritje për një ballafaqim komunikimi dhe përformancë të kënaqshme. Edhe dembelizmi, e pse jo dhe mosvlerësimi sa dhe si duhet i një marrëdhënieje, ku dy partnerët duhet të këmbejnë, të marrin dhe të japin, në mënyrë që marrëdhënia intime të përfundojë me një vlerë kënaqësie reciproke. Burri nuk duhet të bëjë vetem qejfin e vetes dhe t'ia kërcasë gjumë. Ai duhet ta kërkojë tek vetja mundësinë që është gati ta ofrojë intimiteti. Lexoni këtë skedë pyetje-përgjigje për të mësuar mbi jetën intime të mashkullit.    

 

1-Përse burrat nuk kanë nevojë për parapërgatitje?

Tashmë shumë studime shkencore kanë treguar atë që të gjithë burrat dhe gratë e dinë nga eksperienca: Tek ai dëshira rritet shumë shpejt, ndërsa eksitimi femëror rritet në mënyrë të ëmbël dhe graduale. Veç kësaj, burrat ndjehen më meshkuj nëse “nuk humbin kohë” me puthje dhe përkëdhelje (e në fakt thuajse 50 për qind e grave ankohen për këtë).

2-Përse asaj i pëlqen më shumë të qëndrojë sipër?

Sepse kështu mund të provojë ndjesi më të thella. Në këtë pozicion gruaja ndjehet më e lirshme për të pasuar ritmet dhe ndjesitë e saj. Avantazhe shumë të çmuara për atë që ka një partner mbipeshë apo për atë që vuan nga ankthi: Disa gra, në fakt, në të ashtuquajturin pozicion të misionarit (ai sipër dhe ajo poshtë), ndjejnë t’u merret fryma.

3-Përse disa burra nuk arrijnë fare të përmbahen?

Nëse ai nuk arrin ta mbajë orgazmën, në përgjithësi do të thotë se ndjehet psikologjikisht nën trysni (shpesh është një fakt i pavetëdijshëm, të cilin nuk e percepton plotësisht) dhe kjo shkakton një tension në bacin, zona plevike ngurtësohet dhe bëhet e paaftë për të mbajtur ejakulacionin. Për këtë arsye, kura në rastet e ejakulacionit të parakohshëm konsiston në ndihmën që duhet dhënë për të gjetur një qetësi emotive.

4-Përse ai nuk ka qejf të përdorë prezervativin?

Sepse mund të pengojë kalimin natyral nga parapërgatitjet në depërtim. Nëse ai duhet të ndalet, të hapë kutinë dhe të vendosë profilaktikun, eksitimi mund të ulet. Dhe duke u ndjerë në siklet, mund ta ketë të vështirë të rifillojë nga e para. Veç kësaj është edhe paragjykimi që e konsideron prezervativin një pengesë për ndjeshmërinë e penisit.

5-Përse disa burra kur bëjnë dashuri eksitohen duke thënë fjalë të ndyra?

Për disa burra, thënia e fjalëve të ndyra ka një efekt çlirues. Është njësoj sikur thyerja e skemave të sjelljes së mirë, t’i ndihmojë të jepen. Disa të tjerë provojnë një kënaqësi për të ndaluarën, e ngjashme me atë të fëmijëve dhe kjo e shton dëshirën e tyre. Dhe nuk është e thënë, siç mund të mendohet, se grave nuk u pëlqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nëse shahen arrijnë më kollaj të largojnë nga vetja bllokimin dhe turpin.

6-Përse pas orgazmës burri ka nevojë për shumë kohë për t’u rikarikuar?

Sepse orgazma e tij, më shumë se ekstazës femërore i ngjan një shkarkimi të mirëfilltë. Dhe menjëherë niveli i testosteronit (hormoni mashkullor që ndikon dëshirën seksuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet. Që të rikthehet dëshira për të bërë dashuri, një burri i duhet një periudhë pushimi nga dhjetë minuta tek të rinjtë deri në 48 orë tek më të vjetrit.

7-Përse “më pas” ai fle gjumë?

50 për qind e grave thonë se partneri pas dashurisë është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë ose fillon të lexojë gazetën, të shohë TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtarët. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një ore aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë ç’tensionues.

8-Përse burrave u pëlqen të shikojnë?

E dini që meshkujt e vegjël të shimpanzeve shikojnë amplekset e të rriturve dhe i riprodhojnë duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafshëve i kanë gjenitalet e ngjyrosura për të tërhequr vështrimin e meshkujve? Syri ka shumë rëndësi në takimin seksual dhe dëshira, sidomos tek meshkujt, është e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo është theksuar me evolucionin: U pakësua stimuli nga feromonet, aroma që trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, për të joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh një minifund.

9-Përse në krevat shumë gra kanë qejf që t’u flitet?

Sepse, në përgjithësi, gratë duan më shumë komunikimin se sa veprimin e mirëfilltë. Një karakteristikë që, natyrisht, shfaqet edhe në seks. Një hapje e mirë me partnerin, para, gjatë dhe pas raportit seksual, i bën të ndjehen të futura në një lidhje të pasur, të plotë dhe shumë më tepër përfshirëse se sa një “takim seksi” i thjeshtë. Dhe është edhe një kënaqësi më e madhe fizike.

10-Përse shumë burrave u duket eksituese të shohin dy gra që bëjnë dashuri?

Dëshira e shumë burrave për të parë gra që përkëdhelje nuk lind vetëm nga pasioni mashkullor për imazhet erotike. Në fakt është fjala për një “variant” njëkohësisht eksitues dha pak kanosës. Shpesh ai, në këtë fantazi, nuk është i trembur nga ballafaqimi me burra të tjerë. Dhe mund të përfytyrojë të futet në lojë si protagonist i vetëm e i padiskutueshëm.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiIluminimJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistNjeriuNudoNumratOrgazmaQytetariSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiTkurretTraditaUniversiZgjerohetZoti
Previous Post

Steve Jobs: Nuk është besimi në teknologji. Besimi është tek njerëzit

Next Post

Orgazma femërore, këshilla të thjeshta për një mundësi të jashtëzakonshme që jep seksi

Next Post

Orgazma femërore, këshilla të thjeshta për një mundësi të jashtëzakonshme që jep seksi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj