Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel, një hijeshi dehëse që rri pezull mes hyjnores mitologjike dhe ëndrrës moderne

March 18, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
351
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Asnjë hyjni nuk ka ardhur përmes forcës shprehëse të artit grafik më e shumëgjendur se sa Venusi, perëndesha e dashurisë, idealizimi i perfektes së bukurisë femërore. E ofruar gjithnjë lakuriq që në epokën helenistike, ajo shfaqet, ose më saktë përcillet përmes përfytyrimit të artistëve të ndryshëm në poza shumë tërheqëse dhe domethënëse. Deri në shekullit XIX, çdo imazh i një bukurie femërore që ka rrokur kërshërinë e ëndjes së artit dhe ka shëlbyer shpirtit e fuqishëm promovues, duhet domosdo të mbante emrin e Venusit, gjithqysh të përcillte atë shpërthim dehës hiresh femërore që vetëm ajo e ka përmbushur.

Nga një numër e madh gjahtarësh të këtij elementi trajtues mitologjik, më e ëndshmja, ndoshta jo më përfaqësuesja, por gjithsesi më e rrokshmja e kumtimit të të gjithë elementeve grishës të perëndeshës së pjellorisë dhe dashurisë, është  “Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel.

Kjo pikturë është një nga punët e tij emblematike. Ajo ishte një nga pikturat klasike, e cila megjithëse u sulmua nga kritikë për stilin akademik, mbetet një pikturë rrezellitëse. Si në të gjithë rrebeshjet e tjera kumtuese të hireve të femrës, si e themeltë e dashurisë dhe e pjellorisë, edhe në punën e Alexandre Cabanel, ajo është e tillë, joshëse, e hijshme dhe e hyjshme, grua dhe nënë, perëndeshë dhe toksore e racionales së forcës përcjellëse të mesazhit dhe alegorisë që autori qaset ta shpërfaq përmes shumë elementesh të subjektit.

Ndikimi i kësaj pikture është i drejtpërdrejtë. Pakkush nuk e ka ndjerë thellësisht e depërtimit, rrëmbimin prej pulsacioneve të fuqishme dhe tempin e përballës, kur është gjendur para kësaj punë, para kësaj ngasëse, para këtij shpërthimi artistik.

“Lindja e Venusit” e piktorit francez, Alexandre Cabanel (1823-1889) ka tre riprodhime, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga përmasat dhe në elementin kohë.

Imazhet erotike të Cabanel-së, apelojnë për drejtësi në nivelet më të larta të shoqërisë, mëtojnë studjuesit. E bukura, hijeshia, balanca e elementëve shprehës, korpusi i detajeve që sjellin veçantinë nga Venuset e autorëve të tjerë, e mbajnë këtë perëndeshë të Alexandre Cabanel më të lakmuar.

Sipas historianit të artit dhe kuratorit, Robert Rosenblum,”Lindja e Venusit” e Alexandre Cabanel është një “Venus që rri pezull diku në mes të një hyjnie të lashtë dhe një ëndërr moderne”, sipas tij atë e përshkron ambiguiteti i syve të saj, që duken si të mbyllura, por që një vështrim i afërt tregon se ajo është e zgjuar… Lakuriqësia pozita e dyzuar, në gjumë apo zgjuar është një ngasje e kërshërisë mashkullore. Ajo është një lojë epje, prehje, epshi, adhurimi dhe mishërimi i hireve. Tiparet e kolme të trupit të gruas janë tipizimi i imazhit të gruas, e cila shëmbëllen perfeksionin fizik dhe përplotësinë e gruas si lindëse, si përtëritëse e jetës.

“Lindja e Venusit” e Cabanel, është një punë e ngarkuar me një peshë seksualisht, mjaft tërheqëse, pavarësisht maskës së saj mitologjike.

Alexandre Cabanel (28 shtator 1823-23 janar 1889) ishte një piktor francez.
Alexandre Cabanel lindi më 28 shtator 1823 në Montpelje, Herault. Pikturat e tij ishin të orjentuara nga tematika historike, subjektet klasike dhe fetare. Hyri në “Ecole des Beaux-Arts”, Paris, në moshën 17-vjeçare. Cabanel studiuar me François-Édouard Picot dhe punët e tij janë ekspozuar për herë të parë në Sallonin e Parisit, më 1844, duke fituar sakaç një të drejtë studimi në Romën. Alexandre Cabanel u zgjodh anëtar i Institutit në vitin 1863. Ai u emërua profesor në “Ecole des Beaux-Arts” më 1864 ku u dha me mish e me shpirtë deri në vdekje, për pasionimin dhe pasurimin e dijeve të brezave të piktorëve. Gjithashtu Alexandre Cabanel fitoi “Médaille Grande d’Honneur” më 1865, 1867, dhe 1878.
Gjatë gjithë veprimtarisë së tij akademike, por në veçanti artistike ai u lidh ngusht me Sallonin e Parisit: “Ai u zgjodh rregullisht në jurinë e saj duke bekur paradën e artistëve të rinj, të cilët do të ishin vazhdues dhe përçues të botkuptimit artistik të Cabanel dhe artit francez.

Tags: "Lindja e Venusit”AlbaniaAlbert VatajAlexandre CabanelArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolotKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeNjeriuNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Sandro Botticelli, një mbret i gjunjëzuar nga pasioni dhe i varrosur te këmbët e një gruaje

Next Post

Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli

Next Post

Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj