Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” nga Albert Moore

March 25, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” nga Albert Moore
136
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Deri në vitet 1880 Moore kishte krijuar një reputacion si një piktor i bukurisë abstrakte, pa përmbajtje letrare, lëndë të dukshme dhe kuptim simbolik të kapshëm nga perceptimi idilik. “Një natë vere”, e cila në aspektim e kompozimit ka vendosjen e shkujdesur të katër femrave, katër figurat të ngarkuara sa me një ngjashmëri, aq edhe me një ton të lartë sensualiteti, është një marrëdhënie . E florinjta evidenton dritën dhe përputhshmërinë e paraqitjes dhe karakteristikave të grave, njëra prej të cila po dremit.
Trajtesa artistike është e rregulluar me kujdes në të gjithë kanavacën, në poza krejtësisht të kundërta, por të lidhura në një unitet gjasshmërie. Mund të vërehet gjithashtu si e shqetësuar, vetëm me shtjellimin akademik të figurës femërore, të kapura në njëfarë mënyre nga admirimi i artistit i piktorit për skulpturën Greke. Aq përkim gjen në vetvete, sa këtë pikturë mund ta shohësh edhe si një basoreliev apo një kompozim statujash në një kllapitje vështrimi.
Por piktori dukshëm i ka atribuuar më shumë se kaq kësaj pune. Piktura sjell gjithashtu përditshmërinë e zakontë dhe manifestimin erotik të katër vajzave që janë të veshura dhe zhveshura në ngulmin joshës që përbën atë çfarë është jeta e tyre. Piktura e dukshmërisë dhe epshit, hireve të lakuriqësisë dhe ngrohtësisë së ngjyrës është shumë realiste për Moore.
Piktura “Një natë verore” e Albert Moore ka përzgjedhur një sfond ku shfaqet një dekor i rregulluar me zbukurime filigrani të një mjeshtri të hireve të përsosmërisë. Ambienti është në vetvete një lojë perfekte harmonie e ngjyrës së zbehtë dhe njëtrajtshmërisë së reflektimit të gjithçkaje, në një tonalitet që ruhet si në trupat lakuriq të grave, ashtu edhe në veshjet e tyre dhe gjithçka që stolis ambientin e tyre të derdhur në një ngjyrë të florinjtë që reflekton.
Bota e tij hermetike, e ndërtuar artificialisht tani hapet në një perspektivë atmosferike të natyrës, por edhe një që paralelizon ngushtë skenën njerëzore në plan të parë.
Kurorat e luleve janë pasqyruar nga retë e zbehta që zbukurojnë qiellin e errët që reflekton mbi një det të qetë që shtrihet në një platitje joshëse, si vetë ajo bukuri që vendos komunikim me të. Drita duket se derdhet nga sipërfaqen e lakuar të figurës së mbështjellur, duke vizatuar një shteg të ndritshëm nëpër ujë deri në siluetin e jehonës të një ishulli të largët. Lulet portokalli që varen, pikëzojnë pjesën e sipërme të anës së majtë. Reflektohen në mënyrë të ngjashme në dritat e zbehta që vezullojnë përgjatë horizontit që konturohet poshtë. Inspirimi specifik që orvatet kësisoj për të tërhequr peizazhin e ndritshëm të hënës në “Një natë vere” ka shumë të ngjarë të këtë ndikim nga një skicë e rishfaqur me nostalgji të trajtuar më parë në “Natë me hënë” – skicuar nga Ullswater më 1858 dhe përfunduar më 1886.
Gjithsesi piktura me bojëra vaji “Një natë vere” e Albert Moore është joshëse si vetë hiret e grave që reflektojnë në tablo me atë pritshmëri të ngrohtë dhe të butë si vetë kurmet plot epsh që piktori i ka skalitur me të florinjtën e tij dehëse.

Tags: Albert MooreAlbert VatajArtGratKompozimiLiqeniNatyraNjë natë vereNudoTablo
Previous Post

Dom Ndré Zadeja, martiri, prifti, poeti e atdhetari i flakët, në përvjetorin e pushkatimit

Next Post

Pablo Picasso skaliti në pikturë “Fshatarët duke fjetur”, këtë prehjen të kurmeve pas dalldisë së epshit

Next Post
Pablo Picasso skaliti në pikturë “Fshatarët duke fjetur”, këtë prehjen të kurmeve pas dalldisë së epshit

Pablo Picasso skaliti në pikturë “Fshatarët duke fjetur”, këtë prehjen të kurmeve pas dalldisë së epshit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj