Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

James Lackingtoni, njeriu që shpiku shitblerjen e librave dhe libraria e tij në Londër, “Tempulli i Muzës”

February 4, 2020
in A e dini se?, Slider, Të përzgjedhurat
66
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga: John Pipkin
Përktheu: Granit Zela

Pak njerëz ka të ngjarë ta kujtojnë sot James Lackingtonin (1746–1815) dhe librarinë e tij dikur të famshme në Londër, “Tempulli i Muzës”, por nëse ka të ngjarë që si klient të keni blerë ndonjëherë një libër me çmim shumë të lirë, keni përshkuar mendueshëm rreshtat e rafteve të mbingarkuara të një librarie të madhe, ose keni kaluar një pasdite në zonën e leximit të një librarie thjesht për qejf (pa blerë asgjë!), atëherë i keni përjetuar tashmë disa nga mënyrat me të cilat Lackingtoni ndryshoi shitblerjen e librave në fund të shekullit XVIII. Dhe, nëse jeni shitës librash, atëherë ka gjasë që t’i keni hasur tashmë strategjitë e marketingut dhe trysninë e konkurrencës që e ka zanafillën në dyqanin e librave të Lackingtonit.

Në tregun e shekullit XXI, ngjallet nganjëherë dëshira për një epokë më të hershme, më të thjeshtë, por tensioni i ankthshëm mes të mëdhenjve të shitblerjes dhe shitësve me pakicë duket se ka qenë i përhershëm që nga fillimi. “Tempulli i Muzës”, një nga libraritë e para moderne, ishte një sipërmarrje gjigande, deri tani libraria më e madhe në Angli, me inventar prej mbi 500 mijë vëllimesh, shitje vjetore të 100 mijë librave dhe të ardhura vjetore 5.000 paundë (afërsisht vlera e 700 mijë dollarëve sot). Të gjitha këto e bënë Lackingtonin shumë të pasur, të admiruar nga disa dhe të përbuzur nga të tjerë, por librashitësi më i madh në Londër e nisi karrierën pa lavdi, si një këpucar i pashkollë.

Duke qenë pjesëtar i një familjeje me 11 fëmijë, djaloshi Lackington shkoi tek një këpucar për të mësuar zanatin. Nuk kishte arsimim zyrtar, por që në moshë të hershme kuptoi vlerën e librave dhe bashkë me shokët viheshin në kërkim të tregjeve ku shiteshin botime me çmim të lirë të poezive, dramave, dhe të letërsisë klasike të përkthyer, me qëllim që të mësonin në mënyrë autodidakte të lexuarit dhe të zgjeronin njohuritë për botën. Më vonë u zhvendos si këpucar në ,Londër me bashkëshorten Nancy, dhe vite më vonë përshkroi në kujtimet e tij se si me të mbërritur në qytet, e harxhoi një gjysmë korone të mbetur për të blerë librin me poezi “Mendimet e natës” të Edward Young: “Sepse po të blija ushqime për darkën që do ta hanim të nesërmen, kënaqësia e saj do të harrohej shpejt, por nëse do të jetonim edhe pesëdhjetë vjet të tjera, duhej të kishim ‘Mendimet e natës’ për t’i shijuar edhe atëherë.” Jo shumë kohë më pas, në vitin 1774, Lackingtoni mundi të merrte me qira një dyqan dhe filloi të shiste edhe këpucë edhe libra.

Fundi i shekullit XVIII ishte kohë e ndryshimeve të mëdha shoqërore për Londrën. Më shumë njerëz po mësonin të lexonin dhe shtimi i kohës së lirë për klasën punëtore dhe të mesme do të thoshte rritje e kërkesës për libra. Por, librat ishin akoma artikull i shtrenjtë luksi, kurse libraritë mund të ishin vende ku ndjeheshe në siklet.

Në atë kohë, nuk nxitej thjesht të kaluarit e kohës në librari apo qoftë edhe shfletimi i librave. Lackingtoni donte të gjente një mënyrë për t’i bërë librat më të përballueshëm financiarisht dhe libraritë hapësira që vizitoheshin, duke qenë sërish aktivitete me fitim dhe me këtë në mendje, ai filloi të ndryshoj tregtinë e librave në të paktën katër mënyra.

Risia e parë ishte zhdukja e elementit kryesor të jetës tregtare të shekullit XVIII: pagesës me listë. Ai drejtoi një biznes ku paguhej vetëm me para në dorë, gjë që fillimisht i tronditi rivalët e tij dhe u quajt fyerje prej disa klientëve, por ai arsyetoi që nëse shiste me para në dorë, po kështu mund të blinte me para në dorë në vend që të merrte hua të kushtueshme. Në këtë mënyrë shmangte tarifat e interesit si dhe humbjet nga klientët që nuk paguanin dot borxhet.

Risia e tij e dytë kishte të bënte me menaxhimin e librave të pashitur. Ishte praktikë standarde që shitësit e librave blinin sasi të mëdha librash, i shkatërronin më pas më shumë se tre të katërtat e tyre për të rritur kësisoj çmimet. Por, Lackingtoni bleu sasi shumë të mëdha, ndonjëherë biblioteka të tëra, dhe pastaj uli në mënyrë drastike çmimet e të gjithë librave në mënyrë që t’i shiste në sasi të mëdha. Në këtë mënyrë i mbante në qarkullim, i bënte të përballueshme financiarisht për një gamë më të gjerë blerësish dhe në të njëjtën kohë kishte të ardhura të mëdha.

Risia e tretë e Lackingtonit është e njohur për këdo që i pëlqen të bëj pazar: ai i bindi klientët që tashmë kishin një ofertë mëse të leverdishme dhe nuk pranoi të debatohej për çmimet. Vendosi në dyqan këtë tabelë: “Çdo libër ka çmimin më të ulët dhe nuk ka ulje çmimi për asnjë artikull”.

Deri më 1794, ai kishte grumbulluar sasi kaq të madhe librash, sa vendosi që bashkë me ortakun Robert Allen të zhvendosej në një librari në “Finsbury Square”. E quajti librarinë “Tempulli i Muzave” dhe sipër hyrjes vendosi një tabelë ku me guxim lajmëronte: “Libraria më e lirë në botë”. “Tempulli i Muzave” u bë një vend tërheqës për turistët dhe kjo ishte risia e katërt e Lackingtonit: madhësia e pazakontë e librarisë, me pamje spektakolare që i bënte të dukeshin të vogla të gjitha libraritë e tjera të kohës, duke u kthyer në një destinacion në vetvete.

Me një hyrje 42 metra të gjatë, në mes të hollitë të madh ishte një banak rrethor me aq hapësirë sa mund të kalonte një karrocë postare me gjashtë kuaj. Mbi këtë banak, një shkallë të çonte tek “dhomat e leximit” ku klientët mund të lexonin poshtë galerive me raftet e mbushura me libra në plot katër kate. Kat pas kati, klientët gjenin libra më të përdorur dhe më të lirë. Poeti John Keats kaloi shumë orë duke lexuar falas në “dhomat e leximit” dhe pikërisht atje u takua me botuesit e tij të parë, “Taylor and Hessey”, të cilët punonin në dyqan.

Siç ishte e zakonshme në atë kohë, shumë shitës librash ishin gjithashtu edhe botues, dhe Lackingtoni herë pas here bëhej pjesë e sipërmarrje të tjera botuese. Më e rëndësishmja, më 1818, Lackingtoni u bashkua me shtëpinë “Hughes, Harding, Mavor & Jones” për të botuar një numër shumë të vogël (500 kopje të pamjaftueshme!) të një romani të pazakontë nga një emër i panjohur, Mary Shelley. Romani, natyrisht, ishte “Frankeshtajni”. Teksa një shitës librash u kthye në botues, Lackingtoni botoi dhe ribotoi shumë herë autobiografinë e tij, deri-diku sepse ishte mëse i vetëdijshëm që emri i mirë kishte në rrezik t’i cenohej, pasi suksesi i tij ngjalli kritika nga shitësit e tjerë të librave. Disa nga kundërshtarët argumentonin se katalogët e librave e tepronin me cilësinë e librave, kurse të tjerë këmbëngulnin se pasurinë duhej ta kishte vënë nga ndonjë lotari e fituar sepse dukej e pamundur që ta kishte krijuar vetëm nga shitjet e librave. Të tjerë e akuzuan për konkurrencë të pandershme; ata thoshin se ai kontrollonte një pjesë të madhe të tregut dhe duhet të “tërhiqej” pasi e kishte krijuar tashmë pasurinë e vet.

Një argument i ngjashëm mund të dëgjohet edhe sot: tani që “Amazon” ka filluar hapjen e librarive të konceptuara si godina të ndërtuara me tulla dhe llaç (e para u hap në Seattle në nëntor 2015, një tjetër në San Diego) disa kanë shtuar pyetjen nëse kjo është e nevojshme apo gjë e mirë, pasi shitësi online tashmë kontrollon më shumë se 60 për qind të tregut të librave. Dhe, ashtu si Jeff Bezosi i Amazonit, edhe Lackingtoni u bë shumë popullor. Një flamur ngrihej sipër “Tempulli i Muzave” për të njoftuar klientët kur ishte i pranishëm në librari, kurse përshkonte rrugët e Londrës në një karrocë që kishte të shkruar me moton e tij: “Fitimet e vogla bëjnë gjëra të mëdha.” Ai madje krijoi emblema me imazhin e vet, të cilat mund të përdoreshin si kompensim për pagesën e blerjeve në dyqan. Katalogu i librave që gjendeshin në librari shtypej rregullisht dhe bëheshin porosi nga klientë të largët deri në Amerikë.

Lackingtoni përfundimisht ia shiti librarinë një kushëriri në vitin 1798 dhe u tërhoq në fshat për t’u aktivizuar me kohë të pjesshme si predikues i Kishës Metodiste. Mjerisht, “Tempulli i Muzave” u shkrumbua nga zjarri në vitin 1841 dhe nuk u rindërtua kurrë. Megjithëse libraria gjigande nuk ishte pjesë e një zinxhiri librarish, ky zinxhir modern librarish do të krijohej vetëm një dekadë më vonë kur “A&P Supermarket” hapi dyert e saj në Amerikë, ndërsa risitë e Lackingtonit dhe praktika e tij e diskutueshme për të shmangur konkurrencën duke shitur me sasi të mëdha dhe me çmime shumë të ulëta, vazhdojnë të jenë pjesë e modelit të biznesit për zinxhirët e librarive të mëdha dhe shitësit në internet si “Barnes & Noble” dhe “Amazon” edhe sot.

/Revista “LitHub”/

 

 

Tags: “Tempulli i Muzës”Albert VatajbibliotekaGranit ZelaJames LackingtoniJohn PipkinLexuesLibriLondernjeriu që shpiku shitblerjen e librave dhe libraria e tij në LondërTregu
Previous Post

Kahlil Gibran, Stefan Zweig dhe Paulo Coelho nën drithërimat e shpirtit të dashurisë

Next Post

Njerëzit “e thjeshtë” që u bënë sundimtarë, nga Servius Tullius, Liu Bang, Maximinus Thrax deri te Justiniani

Next Post

Njerëzit “e thjeshtë” që u bënë sundimtarë, nga Servius Tullius, Liu Bang, Maximinus Thrax deri te Justiniani

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj