Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Kerubinët në tablonë “Sistine Madonna” të Raphael Urbino: Kur detaji sfidon veprën

July 25, 2026
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Kerubinët në tablonë “Sistine Madonna” të Raphael Urbino: Kur detaji sfidon veprën

​Kerubinët në tablonë "Sistine Madonna" të Raphael Urbino

1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
​Historia e artit i ka të rrallë këta precedentë, ku një detaj i vetëm të rrëmbejë famën e kryeveprës me një forcë kaq asgjësuese dominimi, duke e zhvendosur përjetimin e adhuruesit në një dimension pesëshekullor magjepsjeje. Kerubinët në pikturën “Sistine Madonna” (1512) të mjeshtrit të madh të Rilindjes, Raphael Urbino, janë sot pa dyshim engjëjt më të famshëm në historinë e pikturës botërore.
​Po ta shohësh me vëmendje këtë pikturë sublime, konstaton fare lehtë se këta dy kerubinë të mbështetur në parapetin e poshtëm ngjajnë më shumë si një soditje e hutuar e dy fëmijëve realë jashtë kornizës, sesa si elementë me lidhje organike e solemne me tërësinë e komponentëve të këtij vizioni hyjnor.
​Gjeneza e një vështrimi: Mes gojëdhënës dhe çastit të frymëzuara
​Sipas një artikulli të vitit 1912, të publikuar në revistën “Fra Magazine”, treguesit e historisë së artit përmendin një anekdotë magjepsëse mbi lindjen e këtij detaji. Ndërsa Raphaeli po punonte mbi pikturën e tij ikonike, një nga Madonat më komplekse e përmbushëse të jetës së tij, gjatë një seance pozimi, modelen e shoqëronin fëmijët e saj të vegjël. I rraskapitur por i apasionuar, piktori u godit papritur nga përkushtimi, kureshtja e pafajshme dhe prehja soditëse e atyre vogëlushëve që po ndiqnin me vëmendje lëvizjet e penelit.
​Ndërsa puna po i afrohej përfundimit, Rafaelit i lindi ideja gjeniale, ta jetësonte atë vështrim të pafajshëm, atë manifestim sa hetues ashtu edhe të mbushur me ëndje fëmijërore, pikërisht në bazën e altarit piktoresk. Mjeshtri ndoshta nuk e parashikonte se ky detaj i shtohej pikturës do të kthehej në një fenomen më vete, diçka që do ta bënte “Sistine Madonna-n” vendmbërritje adhurimi, duke i kthyer këta dy kerubinë në imazhin më të riprodhuar e më joshës të përfytyrimeve biblike në kulturën popullore.
“Sistine Madonna” e Raphael Urbino
​Gjithnjë në kërkim të deshifrimit të së bukurës, historiani i artit Rolf Toman, në veprën e tij “Arti i Rilindjes Italiane: Arkitekturë, Skulpturë, Pikturë, Vizatim”, nërmend se:
​”Një nga pikturat më të diskutuara dhe më të pëlqyera të Rilindjes është e ashtuquajtura ‘Sistine Madonna’ e Raphaelit. Për shumë njerëz ajo mbetet shembulli suprem i pikturës perëndimore dhe popullariteti i saj është pothuajse aq i madh sa ai i Mona Lizës. Të gjithë ata që kanë shkruar për këtë vepër kanë pranuar shprehjet e çuditshme dhe përthithëse të përdorura nga Maria dhe fëmija Jezus, edhe pse përpjekjet për të deshifruar kuptimin e tyre kanë qenë shpesh evazive, një përbërje vizionare piktoreske.”
​Kjo kryevepër u porosit fillimisht nga Papa Julius II, i cili vinte nga familja e fuqishme fisnike Della Rovere. Mendohet se Papa e kërkoi këtë pikturë për kishën e manastirit të San Sistos në Piacenza, një vendqëndrim që lidhej ngushtë me mbrojtësin e familjes së tij, Shën Sixtusin.
​Arkitektura e kompozimit shpalos Virgjëreshën Mari që ecën mbi re ndërsa mban Fëmijën Krisht, e rrethuar nga Shën Sixtus, i cili tregon me dorë drejt nesh, drejt besimtarëve, dhe Shën Barbara, e cila ul vështrimin me përulësi. Por krejt në fund të skenës, mbi një tra të drunjtë që ndan botën tonë tokësore nga ajo hyjnore, rrijë dy kerubinët e vegjël. Shprehja e fytyrës së tyre lëviz mes një mërzie fëmijërore, një plogështie të ëmbël dhe një padurimi të heshtur, sikur të jenë të etur të përfundojnë detyrat e tyre të shenjta për t’iu kthyer lojërave të tokës.
​
​Në shekullin e XVIII, më 1754, pas një periudhe të gjatë në altarin e kishës në Piacenza, piktura u ble nga mbreti Augustus III i Saksonisë dhe u zhvendos në Gjermani. Sot, kjo tabllo magjepsëse qëmtohet me adhurim në muzeun Gemäldegalerie Alte Meister në Dresden, ku kerubinët vazhdojnë të mbledhin vizitorë nga e gjithë bota.
​Ja se çfarë është në gjendje të bëjë arti i madh, ai sfidon shekujt duke transformuar një prani të thjeshtë tokësore në një shenjtërim të përjetshëm. Njeriu, sado i evoluar dhe i rafinuar të jetë sot në perceptimin e shijeve estetike, mbetet sërish i mbërthyer nga ai vështrim i ngulmët engjëjsh. Kerubinët e Raphael kanë krahët e qiellit, por dëshirimin e shpirtit e rrëmbejnë përmes butësisë, lehtësisë dhe ëmbëlsisë njerëzore të shikimit të tyre.
Tags: "Sistine Madonna"Albert VatajKerubinetRaphael Urbino
Previous Post

Prokurorja që u largua nga puna, por që nuk hoqi dorë nga zbulimi i një skandali dhe gazetarja që u bë zë i shpresës për drejtësi

Next Post

Alexandre Dumas, peneli që pikturoi stuhitë, pena që gdhendi përjetësinë me shpirtin e ngjyrshëm të vërtetësisë

Next Post
Alexandre Dumas, peneli që pikturoi stuhitë, pena që gdhendi përjetësinë me shpirtin e ngjyrshëm të vërtetësisë

Alexandre Dumas, peneli që pikturoi stuhitë, pena që gdhendi përjetësinë me shpirtin e ngjyrshëm të vërtetësisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Marrëdhëniet e grave me burrat… çfarë mendojnë, Freud, Jung, Fromm, Gottman, por edhe Simone de Beauvoir, Hooks, Woolf, Estés dhe Rich?!

Marrëdhëniet e grave me burrat… çfarë mendojnë, Freud, Jung, Fromm, Gottman, por edhe Simone de Beauvoir, Hooks, Woolf, Estés dhe Rich?!

July 25, 2026
Maska si udhëtim kohjeve dhe metamorfozë, një dëshmi e kulturës Maja që kumton misterin e kyçur për 1200 vite

Maska si udhëtim kohjeve dhe metamorfozë, një dëshmi e kulturës Maja që kumton misterin e kyçur për 1200 vite

July 25, 2026
Gina Lembroso, gruaja që zbret në thellësitë e qenies për t’ia shpërfaqur botës shpirtin e gruas

Gina Lembroso, gruaja që zbret në thellësitë e qenies për t’ia shpërfaqur botës shpirtin e gruas

July 25, 2026
I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

July 25, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj