Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Alexandre Dumas, peneli që pikturoi stuhitë, pena që gdhendi përjetësinë me shpirtin e ngjyrshëm të vërtetësisë

July 25, 2026
in Autorë, Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Alexandre Dumas, peneli që pikturoi stuhitë, pena që gdhendi përjetësinë me shpirtin e ngjyrshëm të vërtetësisë

​Alexandre-Dumas,-peneli-që-pikturoi-stuhitë,-pena-që-gdhendi-përjetësinë-me-shpirtin-e-ngjyrshëm-të-vërtetësisë

5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
​Dumas ishte dhe mbeti. Skaliti me penë dhe stolisi me shpirt, na begatoi me mendim dhe na udhëprini në magjepsje përmes dritshmërisë së përfytyrimit. E pa botën përmes shpirtit dhe e rrëfeu atë kah befasia gjeti shteg për të mbërritur dimensionet e një realeje të gjalluar në befasi.
Ai nuk mund të lexohet thjesht me sytë e ëndjes, ai na degdis atje ku tashmëritë gëlltiten, ngjarjet pikojnë shkronja nëpër venat që uturijnë vërshimshëm, bëhen pulsim në lëkurë dhe frymëmarrje në gjak. Bëhen pëlhura e padukshme mbi të cilën thurim ëndrrat e fëmijërisë sonë të hershme.
Për shumë prej nesh, Alexandre Dumas nuk është thjesht një emër mbi kopertinë, është një trashëgimi e pashlyeshme myku e magjie, janë ato orët e pasionit të fshehur nën dritën e zbehtë të një qiriu a dhiate pas mureve të dhomës, ku historia pushonte së qeni datë e ftohtë dhe bëhej stuhë që merrte frymë.
​Nuk është asnjë çudi që në vitin 2002, kur mbetjet e tij tokësore udhëtuan drejt Panteonit, atje ku prehen rojet e dritës së Francës, presidenti Jacques Chirac e deshifroi kështu atë përqafim universal me përjetësinë:
​“Me ty është fëmijëria, orët e leximit të shijuar në fshehtësi, emocionet, pasioni, aventura dhe ndjesia që hyjnë në Panteon. Me ty ëndërruam. Me ty ende ëndërrojmë.”
​I lindur më 24 korrik 1802 në shtëllungat e mjaltëta të Villers-Cotterêts, ai u pagëzua si Alexandre Dumas Davy de la Pailleterie. Në damarët e tij nuk rridhte thjesht gjak, por një simfoni kontrastesh, fisnikëria e ftohtë aristokrate dhe klithma e egër e një populli të robëruar. Babai i tij, gjenerali heroik Thomas-Alexandre, të cilin bashkëluftëtarët e pagëzuan me admirim e drithërimë si “Djalli i Zi”, kishte marrë mbiemrin Dumas në nderim të së ëmës, Marie-Césette Dumas, një grua e skllavëruar nga thellësitë e Haitit.
​Nga i ati, Alexander trashëgoi epshin për trimëri dhe idealet e larta, por fati i preku me një dorë të ftohtë, gjenerali u ngjit në yje kur djaloshi ishte vetëm katër vjeç, duke e lënë familjen në prehërin e varfërisë.
​Nga kjo zbrazëti lindi një uri mbinjerëzore. Dumas u rrit si një udhëtar i paetshëm i faqeve të shkruara, lexonte gjithçka që i prekte dora dhe, me vullnetin e çelikut autodidakt, i dha vetes edhe gjuhën e Cervantesit. Kjo etje absolute për dije do ta çonte fillimisht drejt skenave teatrore, për të shpërthyer më pas si një vullkan në romanet e feiltonit, ku në bashkëpunim me mendje si Auguste Maquet, ai nuk shkroi vetëm libra, ai krijoi një epos kulturor.
​Rrëfimet e tij janë një gërshetim i ethshëm heroizmi, intrigash pallatesh, pasionesh të zjarrta dhe romantizmi të purpurt. Qoftë kur zhytej në errësirën e krimit me tetë vëllimet e tij mbi historitë e famshme, nga hije-dritat e Borgiave te tragjedia e Karl Ludwig Sand, apo kur vizatonte shpresën, mente e tij ishte e paepur.
​Por ishte maja e shpatës së “Tre Musketierëve”, dhimbja e kthyer në hakmarrje mbretërore te “Konti i Monte Kristos” dhe misteri pas maskës së hekurt, ato që e ngritën shkrimtarin në rangun e krijuesit të miteve. AI nuk shkroi thjesht personazhe, ai u dha atyre shpirt, duke i bërë të sfidojnë kohën e harresën.
​Nga ciklet e përgjakura të Marie Antoinette e seria e Valois, e deri te kalimi i papritur në errësirën e fantazisë me “Prijësi i ujqërve”, Dumas shtriu perandorinë e imagjinatës së tij mbi mbarë Europën e përtej oqeaneve. Emri i tij u bë vetë sinonimi i Aventurës.
​Si çdo arkitekt ëndrrash, Dumas jetoi me përmasa përrallore. Me pasurinë e fituar nga pena, ai ngriti kalanë e ëndrrave: Château de Monte Cristo në Port-Marly, një strehë ekstravagante arti, mikpritjeje, festash të çmendura e netësh të gjata rrëfimesh. Por stuhia e shpenzimeve dhe jeta pa fre e çuan drejt humnerës financiare. I ndjekur nga hija e borxheve, ai mori rrugët e mërgimit, nga Belgjika në Perandorinë Ruse, duke udhëtuar, shkruar e dashuruar jetën pa u ndalur kurrë.
​Më 5 dhjetor 1870, në Puys, nën strehën e të birit, Alexandre Dumas i riu, i cili mbante po ashtu shkëndijën e letërsisë, gjiganti mbylli sytë. Toka e lindjes e priti sërish, por koha kishte gatuar një borxh më të madh për të.
​Në vitin 2002, drejtësia poetike u vendos në vend. Eshtrat e tij u bartën triumfalisht drejt Panteonit të Parisit, për të fjetur krah për krah me vëllezërit e tij të penës, Victor Hugo, Émile Zola e Jean-Jacques Rousseau.
​“Alexandre Dumas më në fund do të zërë vendin e tij pranë Victor Hugo, Émile Zola dhe vëllezërve të tij në letërsi,” – dëgjoshin muret e historisë atë ditë nga goja e Chirac.
​Dumas mbetet një vendstrehim shpirtëror për çdo brez. Veprat e tij, të përkthyera në rreth 100 gjuhë e të jetësuara në më shumë se 200 filma, vazhdojnë të marrin frymë. Dhe sikur të donte të na kujtonte se pushteti i tij mbi imagjinatën nuk shteron kurrë, zbulimi e botimi i dorëshkrimit të tij të fundit, “Kalorësi i fundit” (botuar në 2008), na dëshmoi se zëri i tij ka ende sekrete për të na pëshpëritur.
​Pena e tij u ndal, por aventura që ai ndezi në zemrat tona mbetet e përjetshme.
Tags: "Konti i Monte-Kristos"“Prijësi i ujqërve"“Tre Musketierëve”Albert VatajAlexandre DumasShkrimtari
Previous Post

Kerubinët në tablonë “Sistine Madonna” të Raphael Urbino: Kur detaji sfidon veprën

Next Post

I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

Next Post
I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga "Miti i Sizifit" dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

August 4, 2026
José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

José Alberto Gutiérrez, shoferi i kamionit të mbeturinave që shpëtoi librat e flakur dhe e shndërroi shtëpinë në një bibliotekë për të varfrit

August 4, 2026
“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

“Puthja e Sirenës”, tundimi fatal i joshjes në kryeveprën simboliste të Gustav Wertheimer

August 4, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

August 4, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj