Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Bota e makthshme e ferrit të luftës, ku erdhi në jetë “Lamtumirë armë” e Ernest Hemingway

July 25, 2026
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
Bota e makthshme e ferrit të luftës, ku erdhi në jetë “Lamtumirë armë” e Ernest Hemingway
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Ishte 8 korrik 1918. Përgjatë brigjeve të lumit Piave në Fossalta di Piave, Itali, një djalosh 18-vjeçar nga Illinoisi i quajtur Ernest Hemingway, përjetoi një natë tmerri që jo vetëm do të shënjonte trupin e tij, por do të ndryshonte përgjithmonë kursin e letërsisë botërore.
I mbushur me idealizmin e rinisë dhe i etur për të parë botën e për të përjetuar aventurën e luftës, Hemingway i hodh si vullnetar si shofer ambulance për Kryqin e Kuq Amerikan në frontin brutal italian.
Atë natë vere, pranë linjës së parë të frontit, aventura u shndërrua në një makth me ngjyra gjaku.
Gjatë shpërndarjes së çokollatave dhe cigareve për ushtarët italianë në llogore, pa asnjë paralajmërim, një predhë vieneze mortaje (Minenwerfer) shpërtheu me një zhurmë shurdhuese. Shpërthimi tronditës mbushi ajrin me shrapnel. Më shumë se 200 fragmente metalike të nxehta u ngulën në këmbët e Hemingwayt. Jetën e tij atë sekondë e shpëtoi trupi i një ushtari italian pranë tij, i identifikuar më vonë si Fedele Temperini, i cili mori goditjen kryesore të shpërthimit dhe ndërroi jetë menjëherë.
Pavarësisht dhimbjes përvëluese dhe faktit se po i rridhte gjak me shumicë nga çizmet, instinkti i Hemingwayt nuk qe vetëruajtja, por njerëzorja. Nëpër errësirë, ai pa një ushtar tjetër italian të plagosur rëndë që stërmundohej për jetën.
Duke refuzuar ta linte pas, adoleshenti e ngriti ushtarin mbi shpinë dhe nisi të zvarritej e të lëkundej drejt postës më të afërt të ndihmës së shpejtë. Drita e projektorëve armiq e pikasi lëvizjen dhe një breshëri mitralozi shpoi natën, duke e goditur Hemingwayn edhe dy herë të tjera në këmbë. Ai nuk e rrëzoi barrën e tij. Vazhdoi të ecte me vullnet të hekurt derisa arriti në vend të sigurt, ku u shemb i humbur nga ndjenjat pikërisht pasi ia dorëzoi ushtarin e shpëtuar mjekëve.
Për këtë akt të jashtëzakonshëm guximi, qeveria italiane e dekoroi me Medaljen e Argjendtë të Trimërisë Ushtarake (Medaglia d’Argento al Valore Militare).
Hemingway mbijetoi pas muajve të gjatë rikuperimi në një spital të Milanos, ku iu nënshtrua operacioneve të shumta për t’i hequr copëzat e metalit. Por plagët e atij 8 korriku ishin më të thella se ato fizike. Djali që kishte lundruar drejt Evropës i etur për lavdi u zëvendësua nga një burrë që e njihte mirë fytyrën e vërtetë të luftës, bragullisjen e vdekjes dhe cenueshmërinë njerëzore.
Ajo natë në lumë u bë bërthama emocionale e krijimtarisë së tij, duke frymëzuar drejtpërdrejt kryeveprën e tij “Lamtumirë armë” dhe duke i dhënë letërsisë atë stil të prerë, të zhveshur nga romantizmit i rremë, i cili u bë i njohur si filozofi e jetës: “Bota i thyen të gjithë, por më pas, shumë bëhen më të fortë pikërisht në vendet e thyera.”
Kjo foto është ajo që pasoi tmerrin, jeta që sfidoi vdekjen, përvoja e makthshme që po merrte frymë zoritshëm në trupin dhe shpirtin e një të pathyeshmi që u dha “Lamtumire armëve”.
Në qendër të kësaj fotoje është Ernest Hemingway, oborrin e Spitalit të Kryqit të Kuq Amerikan në Milano, Itali, ai sapo kishte mbushur 19 vjeç, i veshur me uniformën e shoferit të Kryqit të Kuq Amerikan dhe duke u mbajtur në paterica për shkak të plagëve të rënda në këmbë.
Ajo është bërë rreth muajit gusht ose shtator të vitit 1918, pak javë pas plagosjes së tij të rëndë më 8 korrik 1918 në frontin e Piaves.
Hemingway po rikuperohej me shumë ngadalësi nga operacionet e njëpasnjëshme për heqjen e më shumë se 200 copëzave të një predhe shpërthyese nga këmbët.
Është kjo periudhë dhe ky spital në Milano ku Hemingway u dashurua me infermieren e tij amerikane, Agnes von Kurowsky, e cila ishte 7 vjet më e madhe se ai. Kjo histori dashurie e dështuar shërbeu si frymëzim kryesor për personazhin e Catherine Barkley në romanin e tij “Lamtumirë armë”.
Pavarësisht tmerrit që kishte kaluar dhe dhimbjeve fizike, ai pozon me një buzëqeshje sfiduese, një qëndrim që më vonë do të përcaktonte personazhin e tij publik si “njeriu i fortë” përballe fatkeqësive.
Kjo fotografi është një dëshmi vizuale ku adoleshenti aventurier nga Illinoisi u shndërrua në veteranin e plagosur që do të riformësonte letërsinë e shekullit XX.
Këtu lindi “Lamtumire armë”(1929) që nuk është thjesht një roman mbi tmerret e Luftës së Parë Botërore apo një histori e trishtë dashurie; ai është një nga traktatet më të fuqishme ekzistenciale të letërsisë së shekullit XX.
Përmes historisë së Frederik Henryt, të cilin Hemingway e brumosi nga përvoja e tij e plagosjes në Itali, dhe Catherine Barkleyt, romani shpalos një seri temash të thella filozofike.
Lufta te Hemingway nuk është me fushëbeteja heroike apo ideale të larta kombëtare. Ajo paraqitet si një makineri kaotike, absurde dhe pa kuptim.
Hemingway përmes protagonistit refuzon fjalët e mëdha si “lavdi”, “nder”, “sakrificë” apo “shenjtëri”. Për Henryn, këto fjalë janë abstrakte dhe të rreme, të vetmet gjëra reale janë emrat e vendeve, datat dhe numrat e të vdekurve.
Heroizmi nuk ekziston. Ushtarët vdesin jo sepse janë të guximshëm apo frikacakë, por nga një rastësi e thjeshtë gjeografike, sepse një predhë qëllon të bie pikërisht në llogoren e tyre.
Përballe një bote kaotike dhe shkatërruese, njeriu kërkon një “strehë” ku mund të gjejë kuptim. Për Frederikun dhe Katerinën, kjo strehë bëhet dashuria.
Të dy personazhet përpiqen të ndërtojnë një realitet paralel, ku lufta nuk ekziston. Dashuria e tyre funksionon si një lloj anastezie ekzistenciale ndaj dhimbjes dhe absurditetit të botës së jashtme.
Dezertimi i Henryt nga fronti pas tërheqjes dramatike nga Caporetto nuk është thjesht një akt fizik, por një “paqe e veçuar”. Ai i jep “lamtumirën armëve” sepse kupton se lufta nuk është e tija, zgjedhja e tij përfundimtare është jetesa e brendshme, jo e ardhmja e shteteve.
Filozofia më e errët e romanit shpërthen në kapitujt e fundit. Hemingway na paraqet një botë ku universi është plotësisht indiferent ndaj vuajtjes njerëzore.
Nën një alegori të famshme, Henry kujton një trung druri që digjej në zjarr dhe milingonat që vraponin pa krye. Ai mund t’u hidhte ujë për t’i shpëtuar, por nuk e bëri. Ky imazh pasqyron zotin apo natyrën, një forcë që thjesht vështron asgjësimin e njeriut pa ndërhyrë në ndryshimin e gjërave.
Bota “i vret ata që janë të mirë, të ëmbël dhe të guximshëm pa asnjë dallim.” Vdekja e Katerinës gjatë lindjes nuk është ndëshkim moral, por një fakt i ftohtë, i pashmangshëm natyror. Bota zbut të papërgatiturit duke i thyer.
Përballe këtij absurdi dhe kësaj Indiference të gjithësisë, si duhet të jetojë njeriu? Këtu lind ai që kritika e quan “Heroi i Kodit Hemingway”:
Edhe pse njeriu e di që në fund do të humbasë, sepse vdekja është e pashmangshme, ai duhet të mbajë dinjitetin, vetëpërmbajtjen dhe disiplinën deri në sekondën e fundit.
Stoicizmi i Frederik Henryt në fund të romanit, kur ai ecën vetëm në shi drejt hotelit pasi Katerina vdes është manifestimi më i lartë i kësaj filozofie, paqe me tragjedenë, pa histeri, duke pranuar heshturazi atë që nuk ndryshohet dot.
Filozofia e “Lamtumirë armë” është jeta mes flakëve të ferrit të luftë, ku kridhet dhe përpëlitet, përpiqet dhe fiton Ernest Hemingway. Te fjala dhe mendimi, mesazhi dhe tregimtaria e këtij jetësimi, ekstraktohet vetëdijësimi, se njeriu është i vetmuar në një botë të paanshme e shpesh mizore. Bota do t’i thyejë të gjithë, por madhështia njerëzore nuk qëndron te fitorja mbi fatin, por te aftësia për të dashuruar, për të gjetur kuptim individual dhe për të qëndruar në këmbë kur çdo gjë rretherrotull është shndërruar në gërmallë.
Tags: “Lamtumire armëve”Albert VatajErnest HemingwayHistoriItaliLufta e Pare BoteroreRomani
Previous Post

Amaneti i kompozitorit të madh, Frédéric Chopinit, zemra të prehej në atdhe, në Varshavë, trupi në Paris

Next Post

Prokurorja që u largua nga puna, por që nuk hoqi dorë nga zbulimi i një skandali dhe gazetarja që u bë zë i shpresës për drejtësi

Next Post
Prokurorja që u largua nga puna, por që nuk hoqi dorë nga zbulimi i një skandali dhe gazetarja që u bë zë i shpresës për drejtësi

Prokurorja që u largua nga puna, por që nuk hoqi dorë nga zbulimi i një skandali dhe gazetarja që u bë zë i shpresës për drejtësi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Marrëdhëniet e grave me burrat… çfarë mendojnë, Freud, Jung, Fromm, Gottman, por edhe Simone de Beauvoir, Hooks, Woolf, Estés dhe Rich?!

Marrëdhëniet e grave me burrat… çfarë mendojnë, Freud, Jung, Fromm, Gottman, por edhe Simone de Beauvoir, Hooks, Woolf, Estés dhe Rich?!

July 25, 2026
Maska si udhëtim kohjeve dhe metamorfozë, një dëshmi e kulturës Maja që kumton misterin e kyçur për 1200 vite

Maska si udhëtim kohjeve dhe metamorfozë, një dëshmi e kulturës Maja që kumton misterin e kyçur për 1200 vite

July 25, 2026
Gina Lembroso, gruaja që zbret në thellësitë e qenies për t’ia shpërfaqur botës shpirtin e gruas

Gina Lembroso, gruaja që zbret në thellësitë e qenies për t’ia shpërfaqur botës shpirtin e gruas

July 25, 2026
I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

I huaji për vetveten dhe botën i Albert Kamy nga “Miti i Sizifit” dhe njeriu bashkëkohor në kurthin e absurdit modern

July 25, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj