Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
192
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Temperamenti im më shtyn drejt rregullit”, kjo është deviza e mjeshtrit klasik të barokut francez, Nicolas Poussin. Midis ndjenjës dhe arsyes, ai ngriti një përmendore të lartë të veprës, asaj galerie krijuese që vijon të mbajë edhe sot të ndezur diellin e rrezatimit, aftësinë e përgjithmonshme për të patur jo vetëm interes dhe kërshëri, por edhe adhurim.

Në historinë e artit, janë disa figura që nuk vijnë vetëm për të pikturuar, por për të themeluar një mënyrë të re të të kuptuarit të bukurisë, për të ndërtuar ura mes ndjenjës dhe arsyes, mes mitit dhe përjetimit njerëzor. Nicolas Poussin, klasik i patundur dhe vizionar i heshtur i barokut francez, është një prej atyre emrave që ngjizën harmoninë ndërmjet intelektit dhe shpirtit në mënyrën më të lartë të mundshme. Ai nuk u dorëzua përpara shfaqjes së vrullshme të realitetit të përditshëm, por u kthye me përulje dhe ngulm te burimet më të pastra të historisë, mitologjisë dhe natyrës, duke ngritur përmes penelit të tij një tempull të elegancës mendore.

Në një kohë kur arti përhapej në kurthet e zbukurimeve të vrullshme, Poussin zgjodhi qartësinë, rregullin dhe sublimen. Jo për të ftohur emocionin, por për ta lartësuar atë. E pikërisht për këtë arsye, ai mbetet jo vetëm një emër i lavdishëm i pikturës franceze të shekullit XVII, por një gur themeli i mendimit estetik që do të frymëzonte breza të tërë krijuesish përtej kohës dhe kufijve.

The Holy Family on the Steps,

Nicolas Poussin është përfaqësuesi i dytë i pikturës franceze të shekullit XVII. Ai ndoqi një tjetër kahje nga ajo që udhëtregoi aktin krijues të Lui Lë Nënit. Ndonëse të dy u frymëzuan nga idealet e larta humane dhe racionale të shoqërisë franceze të asokohëshme. Burimet e frymëzimit dhe ngarkesa emotive e figures që merr jetë prej këtij peneli, e veçojnë nga bashkëkohësit. Nicolas Poussin nuk ndjen tërheqje nga skenat e jetës së përditëshme, tabloja e zhanrit e cila erdhi si formë shprehëse në shekullin e XVI, apo figurinat mëtuese të Karavaxhos. Pëlqen historinë, letërsinë antike dhe mitologjike, artin italian të Rilindjes dhe prej këtyre ai rrëmoi për të zgjuar muzat krijuese, të cilat i erdhën nga pas përgjatë udhës së tij prej gjeniu.

Adoration of the Golden Calf

Si shumë pararendës, bashkëkohës dhe pasardhës, edhe ai pati atdhe të dytë Italinë, ose u lidh shpirtërisht dhe fizikisht me të. Ashtu si Albert Dyrer dhe Pier Paul Rubens edhe Nicolas Poussin gjithçka në shkëlqimin e tij do ia detyronte këtij vendi të burimeve të pamatshme gjenialiteti.

Nicolas_Poussin_-_Et_in_Arcadia_ego_(deuxième_version)Nicolas Poussin (15 Qershor 1594 – 19 Nëndor 1665), ishte piktor francez i stilit Klasik. Punët e tij rrezatojnë qartësi, logjikë e rregull, linjat favorizuar mbi ngjyrat. Piktura e Poussin shërben si alternativë ndaj stilit mbizotërues Barok të shekullit XVII. Deri në shekullin XX ndikoi më shumë se kushdo artistët e orientuar nga klasikja si, Jacques-Louis David, Jean-Auguste-Dominique Ingres dhe Paul Cézanne. Kaloi kohën më të madhe të punës në Romë, përveç një kohe të shkurtër, kur kardinali Richelieu e kthen në Francë për të qenë Piktori i Parë i Mbretit. Shumica e veprave të tij janë të mbarsura nga tematika historike, religjoze dhe mitologjike. Pjesë e kolanës së klasikut Nicolas Poussin është peisazhi. Natyra vjen përmes penelit të këtij mjeshtri si një formë delikate shprehëse estetike.

Duke e qëmtuar më në fondament dallojmë se në aspektin përmbajtësor pikasim se temat e tragjedisë dhe vdekjes janë të shumëpërdorura në punët Poussin.

Gjatë gjithë jetës së tij Poussin u ndal jo vetëm tek tendencët popullore ndaj dekoratives në artin francez të kohës së tij. Në veprat e Poussin gjalluan të fuqishme impulset e Rilindjes, të shoqëruara këto me referencë të vetëdijshmes në artin e antikitetit klasik, si standard i përsosmërisë. Qëllimi i tij ishte qartësia e shprehjes arritur nëpërmjet sublimes së penelit.

Poussin është një figurë e rëndësishme në zhvillimin e peisazhit pikturë. Në pikturat e tij të hershme peizazh zakonisht formon një sfond i këndshëm për një grup të figurave; më vonë ai ka avancuar në pikturën e peizazhit për hir të saj, edhe pse kjo veprimtari nuk ka mbërritur dhe aq përfaqësuese deri sot.

Ai vuajti nga shëndeti gjithnjë në rënie, pas 1650, dhe u trondit nga një dridhje e duarve që u përkeqësua vazhdimisht duke e lënduar jo vetëm impulset e tij krijuese por edhe vetë punën. Ai vdiq në Romë më 19 nëntor 1665, sot 350 vite më parë. U varros në kishën e San Lorenzo në Lucina.

Kujtesë dhe përshpirtje për atë kurm dhe forcë shpërthyese emocionale, e cila jetësoi çka shëmbëllime të hyjshme behën në shkëlqimimet e krijimit që shtangin kureshtinë e gjeneratave dhe magjepsin ëndjen tonë estetike.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Next Post

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

Next Post

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj