Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

El Greco, heretiku i penelit të shpirtit, ky pararendës i Ekspresionizmit dhe Kubizmit

April 7, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
El Greco, heretiku i penelit të shpirtit, ky pararendës i Ekspresionizmit dhe Kubizmit
452
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai dëgjoi vetëm pëshpërimat e shpirtit. Ishte gurgullima e penelatës së sentimenteve që i shndërruan kërcënues, qiejt e gjithkohjes prejnga udhëtoi, prej atë ditë kur erdh në jetë deri në të ndalur së gjalli të hapit të këtij uzurpatori të së pakufijshmes, të këtij dimensioni të veçëm të kumteve estetike. Ai është, kretasi El Greco, (Doménikos Theotokópoulos), (1541-7 Prill 1614) piktor, skulptor dhe arkitekt i Rilindjes Spanjolle. Ai njihet me nofkën, El Greco, emër i cili zanafillon origjinën e tij.

Jeta dhe vepra e El Grekos u shënuan nga një përkushtim i thellë ndaj Zotit. I detyruar si i ri për t’u bërë artist, ai zotëroi një traditë të gjatë të artit të ikonave bizantine, por në kohën kur u vendos përfundimisht në Spanjë, frymëzimi i tij ishte kryesisht nga Rilindja italiane dhe Spanjolle në lulëzim . Megjithëse ambiciet e tij të hershme ishin të bëhej një piktor oborri, stili i tij individual që filloi të shfaqej në Spanjë e katapultoi shpejt atë nga kufijtë e çdo shkolle konvencionale. Ai u interesua shumë për lëvizjen e re Maneriste , një grup që hodhi poshtë imitimin e thjeshtë të natyrës në art, dhe në vend të kësaj u përpoq të shprehte aspektet themelore psikologjike të një vepre përtej temave të saj mitologjike ose fetare. Këto koncepte informuan një grup pune që është thellësisht evokuese e Hyjnores dhe e njohur botërisht për manifestimin e spiritualitetit që shtrihej nën çdo qenie.

El Greco u bë mjeshtër para se të mbushte 26 vjeç. Asokohe u zhvendos në Venecia. Më 1570 iku në Romë, ku hapi ekpozita dhe realizoi shumë punë. Në Itali e pasuroi stilin e tij me elementë të Manerizmit e Rilindjes Veneciane. Në 1577 u zhvendos në Spanjë, Toledo, ku punoi deri sa vdiq. Atje realizoi punët e tij më të njohura. Stili dramatik dhe ekspresionist i El Greco nuk u prit mirë nga bashkëkohësit edhe më vonë, gjithqysh u vlerësua dhe rroku admirues në shekullin XIX-XX, aqsa mbahet si pararendës i Ekspresionizmit dhe Kubizmit. Sakaq ndërmendet se punët e tij frymëzuan poetë dhe shkrimtarë, si Rilke e Kazantzakis. El Greco ishte i veçantë dhe nuk i përket asnjë shkolle të caktuar, edhe pse kjo lëndë u mëkua prej më të mirës së traditave të asokohëshme. Pikturat e tij janë të njohura për zgjatimet torturuese dhe spërdredhje të figurave, Gjithpoaq, pigmenti fantazmagorik i mëkimit koloristik, qasje kjo e përzier me traditat bizantine e perëndimore njëherësh, e përkund ndjenjën e shijeve të tij në atëkohje.

Urëlidhësi i botkuptimeve

El Grece mishëron para së gjithash urëlidhësin e botkuptimeve grek, romak dhe spanjoll. Përciku pa droje në kreshtat e tre qytetërimeve dhe sosi në një të vetme, që te e vona u quajt “miti i çmendur i El Greco-s”. Ndjeshmëria, që u pretendua nga kritikët, si e tepruar artistike, e tolloviti të vetvetishmen e këtij mjeshtri në të anatemuarin e kohës së tij, në të debaturin e mëvonshëm, dhe të admiruarin e artit të dyrve të shqyera. Shtjella ku u përzi kumti dhe kërshëria e këtij gjeniu lanë gjurmët e përjashtimit të artit të El Greco-s si dokument historik. Galeria e artit që la, vepra e këtij sendërtuesi të allasojtë, këtij përçuesi të impulseve më të fuqishme të brendisë, rroku një popullaritet të habitshëm në themelet e kohës së plorit të thellë, shekullit XX, gjë të cilën e kundërshton energjikisht psikologu gjerman David Kuntz. Kujtojmë se kjo klimë tensioni qëndron ende edhe sot nën qiellin e artit që mëtoi El Greco.

Astigmatizmi, sindromi për të cilin akuzohet El Grece

Ç’nuk u saju, çfarë gatimesh, përzierjesh, helmesh dhe hakërrishë mbeten pa u gatitur, vetëm e vetëm që ky penel i tjetërllojtë të gjehej i përligjur në atëkohjen e në të tashmen e përceptimit. Përmbi të gjithë zezimet që u ngjizën në magjën e përjashtimit, ajo e sëmundjes ishte më e paskrupullta, por qëndrestare dhe zëshumë atëditë e sot.

Megjithëse nuk ka asnjë dëshmi, se ai vuante nga Astigmatizmi, një çrregullim i organit të të parit, simtomat e të cilës ishin; një zgjatim, deformim dhe turbullim të imazhit. Akuzatorët, skeptikët dhe konservatorët ngulmuan në tezën e përdhosjes, përbaltjes dhe mësymjes, si asokohe e derimtash duke hamendur një sëmundje si shënjim trajtimi artistik. Stuart Anstis, Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Departamenti i Psikologjisë, arrin në përfundimin se “edhe nëse El Greco ishin astigmatik, ai do të kishte përshtatur, dhe ta strukte këtë cen. Së këndejmi dilet në përfundimin se ai nuk përçonte simtoma vizuale, por qëllimsi të ndryshta të trajtimit dhe shprehisë artistike.

Trajtimi, si formë përjashtimi

Ndoshta për pakkënd tjetër në historinë e artit u debatua kaq shumë, kaq gjatë dhe me kaq ngulm, sa për krijimtarinë e El Grece. Gjithqysh ai është vetanaku dhe nistori i një tradite që do të mëkohej drithërueshëm në artet figurative, e që do të hynte potershëm në atëkohjen e afrive të brishta të dakordësisë. Ai paralajmëroi, ndonse nuk ishte orakull,  dhe u vu ndër të parët, në dëshmimin se arti është dhe duhet të trajtohet si një reflektim i shpirtit. Kësisoj, e  jo tjetërqysh, ishte ajo që mishëron lënda e ngjizjes së një identiteti. Ndoshta s’do ta tepronim nëse do të ishim të njimendtë më të tjerë, se ai, hodhi i pari themelet e eksperionizmit dhe kubizmit, dy rrymat që do të behnin kur ai ishte shuar së gjalli, por do ta rilindnin për ta lartësuar famën e tij, për ta nxjerr nga anatema e për t’i dhënë vendin e takuar në podiumin e të hyjshmes artistike. Dishepujt e tij do të bëheshin zotër. Ai imitoi ngjyrat e jetës dhe shprehu nëpërmjet trajtimit ndryshe të punëve, atë që gëlon në vërshimin e trazuar të sentimenteve. Përparësia e imagjinatës dhe intuitës mbi karakterin subjektiv të krijimit, ishte një parim themelor i stilit të El Greco dhe rruga nëpër të cilin rendi ky karvan i gjatë e i zhurmshëm.

El Grece, si askush tjetër më heret i dha penel brendisë, botkuptimi dritëshikimit dhe trajtë formave të deformuara të ndjenjave. I dha formën e sublimes  pamjaftueshmërisë së njeriut te ushqyerja shpirterore me të zakonshmen. Trajtimi i ndryshtë i tematikës, kryesisht asaj biblike, natyrshëm që mund të mëtohet edhe sot si një revolucion, një guxim i dalldisur, një sprovë që do ta shndërronte këtë gjeni në heretik. Megjithëse ai guxoi të transmetojë nëpërmjet ndryshesave, jo dhe aq ikjen nga tradita, sesa qëndrimin beslidhur me realitetin e vrazhtë, kumtoi një perceptim tjetërsi dhe kumtimin çka brendia i’a gatoj me mraz e dhimbje. Penelatat dhe dritëhijet, përmasat dhe plastika, graviteti dhe afria komunikuese, krejtkëto, e do shumë të tjera veçori, do ta ngarendin atë kaluar në historinë e artit figurativ si risi dhe kontradiktë.

El Grece, një gjeni i imituar

U admirua dhe u imitua. Kjo nuk ndodh me të gjithë. Ai është një nga disa piktorët e vjetër, i cili gëzon popullaritet të gjerë. Ashtu si Vermeer, Piero della Francesca, dhe Botticelli, ai u shpëtua prej errësirës që e kaploi, nga një grup i pasionuar i mbledhësit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kritikët, dhe artistëve dhe u bë një nga të zgjedhur anëtarët e panteonin moderne të piktorëve të mëdhenj. Gjithëkjo pa ia davaritur qiejt e hakërrisë të asaj armate kundërshtarësh që ngjizën yllin e tyre të famës duke rrëmuar nëpër dritëhijet dhe deformimet e trajtave shpirtërore që çapiteshin në punët e mjeshtrit.

Për Picasso, si për shumë admirues të mëvonshëm, El Greco ishte dhe mbeti rilindasi spanjoll, i themelti paramodernist i kumtimeve të shpirtit. Picasso ishte ndër më të zëshmit dhe zelltarët e vijës së parë, syçelti që kjartësoi optikën e botkuptimit rrëth këtij “kërcënimi” të traditës, “ndjeu ndërtimin mistike të brendisë” që El Greco mëtoi. Sakaq ai rroku admirim nga Franz Marc dhe anëtarët e shkollës Blue Rider, qëllimësia e të cilës ishte refuzimi i kulturës materialiste. Ata dhe krejt dishepujt e tyre u njimendën se El Greco kishte refuzuar natyralizmin si një mjet për artin e tij, ashtu sikundër hodhi poshtë idenë e një arti lehtësisht të arritshme për një publik të madh. Dashtazi e përjashtoi kumtin nga kërshëria masovike. Ndoshta ishte ndër të parët që i ra mohit perceptimit prej masës amorfe. Ruajti si të shenjtë atë shpirt, atë vullnesë plotënie të epërme që ngiste pas dashurive marroke të muzave epike, gjunjëzohet i përunjur në altarët e devocionit dhe të virtytshmes dhe shkrehej në ledhatime delikate të vërshimeve të hovshme të shpirtit.

Tags: 1541-7 Prill 1614AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDoménikos TheotokópoulosDritaEkspoziteEkspresionizmitEkuilibriEl GrecoEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKubizmitKujteseLexuesLibriLiriaManerizmit e Rilindjes VenecianeMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Behar Mera, një personazh autentik dhe një kontributor vlerash interpretuese në skenën e artit komik

Next Post

Kush ishin 34 përfaqësuesit shqiptar që vizituan Vjenën më 17 deri më 23 prill 1917?

Next Post
Kush ishin 34 përfaqësuesit shqiptar që vizituan Vjenën më 17 deri më 23 prill 1917?

Kush ishin 34 përfaqësuesit shqiptar që vizituan Vjenën më 17 deri më 23 prill 1917?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj