Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Sot 110 vite nga inaugurimi i Urës së Bohçallëkut, të pares urë me konstruksion metalik ndërtuar në vendin tonë

February 6, 2024
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Sot 110 vite nga inaugurimi i Urës së Bohçallëkut, të pares urë me konstruksion metalik ndërtuar në vendin tonë
3
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ajo, Ura e Bohçallëkut, është dhe nuk është më. Dukshmërinë e saj, ashtu si të një krijesë të dalë nga një trill i dhunshëm imagjinate, e shkruan kujtesa dhe e ruan e shkuara. E fillëron madhështia e Rozafatit që e kundron hirshëm, e mbështjell tafti i ujërave që vërshuan nën të, dhe e hymnizon emblematikja e qenësisë, si e para urë me konstruksion të hekurt në Shqipëri.  Në më pak se një shekull ajo ka pritur dhe ka përcjellë ardhës dhe ikanakë. Mbi shpinën e saj të metaltë kanë rendur udhëtues, të llojeve dhe qëllimeve të ndryshme. Shkodra i ka pritur, kë me lule e kë me pushkë, dhe përcjellë i ka me dyzen e me dyfek, në arkmorte e arkpaje. Dhe shtati i saj i hekurt, njëjt i ka shërbyer atyre që i shkuan kaluar dhe rrëmeteve që gjarpëruan për nën të, dhe, ujërave të akullt, që pas shumë ndeshjeve dhe një qëndrese titanike të saj, arritën ta mposhtin duke e shqyer brinjësh, kohë pasi atë e braktisën hapat dhe jeta që shkoi potershëm mbi të.

E inauguruar 110 vite më para, më 4 shkurt të vitit 1914, Ura e Bahçallëkut, kjo emblemë e kryeqendrës së Veriut, lidhte qytetin e Shkodrës me pjesën tjetër të saj, që shtrihet përtej rrugëtimit të Drinit e të Kirit për në Bunë.

Koha shkroi historinë e saj derkur, ajo, Ura e Bahçallëkut mori statusin Monument Kulture Kategoria II në vitin 2010. Kjo urë rezulton të jetë e braktisur dhe jofunksionale që nga vitet 1980, kur simotra e saj prej hekur e betoni zgjatoi duke bashkuar dy brigjet, si karshillëk dhe sfidë.

Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja e fundit në këtë urë historike ka qenë në vitin 1975-1980. Si një ngulmim për të rikthyer asaj rininë dhe rivitalizuar funksionin për kalimin e mjeteve, si e vetmja vepër arti për ndërlidhjen e Shkodrës me Lezhën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Por preludi i fatit të saj të mbarimtë sapo ishte nënshkruar, jo me ndërtimin e një ure të re që i përgjigjej kërkesave në rritje të kohës, por me flakien në mohim të së drejtës së saj për të gëzuar ende jetë.

Që kur e reja zgjatoi kapardisjen mbi Drin, fati nuk ishte në anën e urës prej hekur, natyrisht. Jo vetëm ujërat e rrëmbyer dhe përmbytjet e kujametshmë të herahershme që e mësynë me egërsi dhe tërsëllim, ishin armiku i vetëm. Ndaj saj, në vitet 1992-1994 u ushtrua një proces shkatërrimi, duke vjedhur strukturat metalike të urës dhe elementë përbërës të saj. Dalja nga një regjim dhe hyrja në një tjetër, rriti çmimin e hekurit dhe uli në mënyrë drastike interesin e institucioneve dhe qytetarëve për ta mbrojtur atë si një monument ende të pakurorëzuar si i tillë, por që në vetvete ishte ikonik si pëikmapjen e materialit të ndërtimtarisë ashtu edhe guximin inxhinierik që barti. Në mëshirë të fatit, Ura e Bohçallëkut, u bë monument kulturë më 2010 dhe aq mjaftoi që flakia e një copëze të historisë së Shkodrës të kishte një maskë shteti. Ajo nuk mundi të ishte asgjë më shumë se një gërmadhë, një dëshmi e barbarisë dhe shkatërrimit, një harresë që i këpuste brinjët para se t’ia shqynte Drini i tërbimshëm këmbët.

Ajo nuk mundi të qëndronte siç i kishte hije, të priste e të përcillte ardhsh dhe ikanakë, t’u tregonte kureshtarëve se kush punoi për ndërtimin e saj, sa e sa mund dhe heka ruante në kujtesë dhe në kujë kapardisja e saj e hekurt, ç’moshë kishte dhe kujt i kishte shërbyer, sa e sa tërbimeve të natyrës i kishte bërë qëndresë dhe si ajo ju dorëzua 20 nëntorit të vitit 2022, kur këmbët e saj u shkulën nga ujërat e rrëmbyeshëm, duke hedhur në vërshimin e përbindshëm pjesën metalike që mbahej prej tyre.

Sot ajo që mund të thuhet dhe është e shkruar, ndoshta jo në mënyrë shteruese është se Ura e Bahçallëkut, ajo që sot dergjet as e gjallë dhe as vdekur, pati si paraardhës një ura prej guri me harqe, e cila ishte ndërtuar në vitin 1768 në kohën e Mehmet Pashë Bushatit, në vitin 1858-1859. Kjo urë që sot është vetëm në foto dhe në ndonjë dëshmim historik, u gllabërua nga përmbytja e zemërimit të natyrës në vitin 1880, për tu pasur 34 vite më vonë nga një tjetër Urë e Bahçallekut, e para me kontruksion metalik në vendin tonë, e pasuar nga dhjetëra të tjera dhe e radhës që do të ishte fatkeqe nën një lum të sertë.

Kjo urë u ndërtuar nga inxhinierë italianë dhe u përurua më 4 shkurt të vitin 1914, për të qenë një nga asetet më të çmuara të Shkodrës, një nga nyjet kruciale të jetës dhe veprimtarisë së këtij qyteti. Ajo që do të hynte në histori dhe të mbeste aty si monument kulture me pamundësinë për të qenë më shumë se si një gërmadhë që nuk ka për të ofruar as mirëseardhje as lamtumirë, vetëm sheh trishtueshëm dhe pret që pjesë të mbetura të saj të shkërmoqen nën dhunën e vërshimeve të Drinit. Gjithsesi diçka ka në të që kremton 110-vjetorin e ardhjes në jetë, si një arterie që gjallëroi të gjallët e Shkodrës, këtij qyteti urëbashkimi të kulturave dhe qytetërimeve.

Albert Vataj

Tags: AlbaniaAlbert VatajHistoriaKujtesaKujteseNjeriuShkodraShqipUra e Bahcallekut
Previous Post

Vaçe Zela, e magjishmja e skenës së këngës shqiptare, kumbimi i zërit që u “peshua me flori”

Next Post

“Paleta e tij është e ngjyer në rrezet e diellit” kështu tha për Rembrandt, i magjishmi francez i letërsisë, Viktor Hygo

Next Post

"Paleta e tij është e ngjyer në rrezet e diellit" kështu tha për Rembrandt, i magjishmi francez i letërsisë, Viktor Hygo

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj