Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Fundi i toksores së Fan Nolit… iu varën duart, ndërsa libri i ra për tokë, syt i’u shuan në dritë

alsiva by alsiva
March 15, 2021
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
0
SHARES
71
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në fillimin i marsit të vitit 1965 gjendja shëndetësore e Nolit 83-vjeçar rëndohet. Dhembjet iu bënë aq të padurueshme, sa ai për herë të parë, pas kalvarit të gjatë të vuajtjeve, pranoi më në fund të marrë qetësues. Pranë i qëndronte, jo vetëm Meri Xhons, po dhe një infermiere dhe miku i tij, Rako Theodhori. Noli, si shkëmbente ndonjë fjalë, lexonte, përpiqej të shkruante diçka. Në mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, do të gjendej në komodinën e tij dhe teksti i një lutjeje, shkruar me dorën e vet. “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”Ç’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës? Thirrje për t’i lehtësuar vuajtjet apo ndjesë për t’i falur mëkatet? Deri në fund, ai do të guxonte, siç kish bërë gjithnjë, dhe kësaj here do të lypte privilegjin e perëndishëm, në jetën e amshuar që e priste.Më 8 mars i sëmuri mori një goditje cerebrale, aq sa humbi të folurit, por, pas 24 orëve, çuditërisht, u duk sikur u përmirësua, sepse filloi, sado me vështirësi, të komunikojë. Por kjo ishte loja e fundit e jetës me vdekjen dhe shihej qartë se s’kishte më asnjë shpresë.Dita e 13 marsit gdhiu një ditë e bukur me diell. Noli e ndjeu këtë lajthitje pranverore dhe kërkoi me këmbëngulje ta nxirrnin jashtë në kopsht. Meri Xhons nuk i bëri dot ballë dëshirës së tij dhe, në kundërshtim me këshillat e mjekut, duke menduar se banjat e diellit e qetësonin, e zhvendosi në kopsht. Aty ai do të qëndronte shtrirë, me libër në dorë, nën rrezet e vakëta dhe puhizën e pranverës së hershme. Të tjerët do ta shikonin e ndiqnin nga dritaret e shtëpisë. Ishte ora 11, kur Noli hapi gojën 2-3 herë, iu varën duart, ndërsa libri i ra për tokë. Në frymën e mbrame, sytë i kish përqendruar te lulet dhe gjethet e sapo çelura.U shua!

Tags: AtdhetarDijetariFan NoliKlerikuPerkthyesiPolitikaniShqiptarStudjuesiVeprimtari
Previous Post

Dy libra njëmend të bukur, mundësi dhe qasje për t’i parë dhe kuptuar shumë gjëra në një dritë tjetër pamshmërie

Next Post

Albert Vataj: Christian Schloe, kiliani që skalit me penel idilikën ëndërrtare të shpirtit të një gruaje

alsiva

alsiva

Next Post
Albert Vataj: Christian Schloe, kiliani që skalit me penel idilikën ëndërrtare të shpirtit të një gruaje

Albert Vataj: Christian Schloe, kiliani që skalit me penel idilikën ëndërrtare të shpirtit të një gruaje

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016
Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”

Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”

Alfred Mirashi Milot, shqiptari i magjisë krijuese vjen triumfues në Napoli me “Key of Unity” në “Artis Suavitas 2022”

June 22, 2022
Georges Bizet, gjeniu i epokës romantike, virtuozi që nuk luajti kurrë në publik, kompozimit që u pranua pas një shekulli

Georges Bizet, gjeniu i epokës romantike, virtuozi që nuk luajti kurrë në publik, kompozimit që u pranua pas një shekulli

June 9, 2022
Pesë gjërat që ndoshta duhet t’i dini për impresionizmin e kolosëve, Monet, Renoir, Pissarro, Degas dhe Boudin?!

Pesë gjërat që ndoshta duhet t’i dini për impresionizmin e kolosëve, Monet, Renoir, Pissarro, Degas dhe Boudin?!

June 9, 2022
Charles Dickens, babai i romanit social, shkrimtari që i pëshpërit në vesh të sotmes me të njëjtin zë poterisës si asokohjes viktoriane

Charles Dickens, babai i romanit social, shkrimtari që i pëshpërit në vesh të sotmes me të njëjtin zë poterisës si asokohjes viktoriane

June 9, 2022
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj