Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

“Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur!

September 5, 2020
in Histori
Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 
42
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gëzim Mekuli
“Kosovarizmi” është prodhim i sistemeve të dhunshme politike. Kombi shqiptar duke jetuar i ndarë (me dhunë) në disa sisteme te ndryshme politike, arsimore e ekonomike, pësoi edhe ndikime të ndryshme socio-kulturore. Propaganda, librat, media, gjuha, shkollimi, fotografia, kënga e përrallat që vinin të dirigjuara nga elita dominuese e kohës, (otomane e sllave), ndikuan tek disa shqiptarë (çka është normale kjo). Paçka, tek shumica e kombit, mendimi kolektiv (identiteti) mbeti “i prekur pak”.
Po të bëjmë një analizë shkencore (jo te porositur nga qeveria e nga OJQ-të), del se mbështetësit e kombit ideologjik “kosovar” janë kryesisht individët dhe grupet që besonin në Perandori (otomane, jugosllave, titiste e çfarëdo qofshin ato).
Këta, si të ndikuar që ishin, nuk identifikoheshin me kombin shqiptar dhe me Shqipërinë (p.sh. gjatë regjistrimit të popullsisë në vitet 1970-1982 shumë shqiptarë u deklaruan si turq, serbë e malazezë. Dhe, shumë romë e ashkalinj u deklaruan edhe si shqiptarë, se edhe këta kishin komplekset e tyre meqë ky grup ishte i nëpërkëmbur si nga “ata” e po ashtu edhe nga shqiptarët. I shtypuri të shtyp, i robëruari të robëron, thonë).
Kush ishin këta? Përse kjo ikje nga vetvetja?
Sipas tyre, e jotja ishte e keqe dhe nuk kishte vlera. Ishin perandoritë që “ishin me vlera”, sepse këto ishin të fuqishme dhe rrezatonin fuqi (në aspektin sociologjik ky veprim i të robëruarve është i njohur). Edhe për “jugosllavët dhe otomanët”, kombi i tyre shqiptar nuk kishte vlera, ishte i prapambetur (as këngë, as muzikë, as edukatë e as kulturë, gjuha shqipe ishte e varfër, nuk mund të shprehesh me të si me serbishten dhe me turqishten, biles as film nuk kanë shqiptarët)! Këta filluan edhe të krijojnë vetë një shije të re kulturore, sociale, të të menduarit, të të folurit dhe të të jetuarit. E, si model përparimi ishin gjuhët e perandorive…. (p.sh. nëse në shoqëri ishte një serb e 10 shqiptarë, të gjithë flisnin serbisht)! Më kujtohet shumë qartë një rast nga fëmijëria ime: ishim duke luajtur futboll; të gjithë flisnin serbisht, sepse kishim nja dy apo tre serb në ekip. Unë, 12-vjecar, flisja vetëm shqip edhe pse e dija serbishten. Më vonë ca shokë shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoin se “dukesha” i prapambetur, jo qytetar dhe “sealak” – katundar. Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të “dukesha” i kulturuar dhe më “qytetar…!” Edhe sot janë mu këta njerëz, apo të them më mirë, janë këto mbeturina të pushtuesve perandorakë që po e urrejnë nocionin, ikonën e fjalën historike “Shqipëri”. Këta edhe “nuk kanë faj”. Janë prodhim i rrethanave të dhunshme… Soji i tyre është frikacak, të kompleksuar, me vetëdije të ulët, me pak vetëbesim dhe janë lakmitarë. Duan vëmendje dhe status të garantuar nga “dikushi” që është i “fortë” në shoqëri. (mentaliteti i të fortit)
Këta janë zëdhënës të perandorive, historikisht. Edhe sot këta e përkrahin “kosovarizimin”, sepse kështu e thotë Amerika. Më parë këtë e thoshte Amerika e vogël, “otomanizmi” e “Jugosllavia”, e sot e thotë ajo e madhja, SHBA. Pra, mbështetësit e eksperimentit “kosovar” çdo herë bëjnë një “skenim” të opinionit publik dhe nuhasin shpejtë se kush është perandori. Këta kapen pas të fortit, pas fuqisë, pas parasë e pas padronit. Po kur SHBA dhe BE, nesër, ose sigurisht psnesër, do të deklarohen se eksperimenti “kosovar” dështoi dhe se mbështesim bashkimin demokratik të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet, si do të reagonin këta njerëz e këto grupe të shkreta e të vogla shqiptarësh?
FM

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuBesimiDardaniDisiplinaDoketDokumenteEpirFakteFejaFjalaFlamuriForumGjuhaHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKujteseLexuesLiriaLuftaMalesiMendimiNderiOpinionPublikShoqeriaShqipShtetiTraditaZakonet
Previous Post

Më 28 janar 1704 u miratuan dokumentet e Kuvendit kishtar të Arbënit

Next Post

Në fund të viteve ’20 Shqipëria dha 2 koncesione për fabrika birre, por njëra nuk u ngrit kurrë! Historia e panjohur e “Birra Kakarriqi”

Next Post
Gazullorët me origjinë nga Puka, ambasadorët e Gjergj Kastriotit dhe Arbërisë 

Në fund të viteve ’20 Shqipëria dha 2 koncesione për fabrika birre, por njëra nuk u ngrit kurrë! Historia e panjohur e “Birra Kakarriqi”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj