Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Shën Gjergji, jeta e martirit të kishës, legjenda dhe e vërteta e një shenjtori që simbolizon triumfin mbi të keqen

April 23, 2019
in Histori
586
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën ç’njerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës që ndeshet dhe mund draguan. Gjithashtu në një legjendë të shumëlakuar dhe të trajtuar larmishëm në art dhe gojtari, në letërsi dhe në doktrinën kishtare, Shën Gjergji shpëton nga dragoi princeshën e cila kërkonte të vetësakrifikohej për të shpëtuar qytetin e saj nga asgjesimi, e cila më pas në shenj falenderimi do të bëhej bashkëshortja e tij. Kësisoj, kalorsiakja dhe mesjetarja, zëfillin në shumëtrajtuarën luftë të një burri për të merituar atë që do të jetë përjetë në krahun e tij. Simbolika e triumfit mbi të keqen, sinjifikon tek Shën Gjergji, jo vetëm shpëtimtarin por dhe shembullin e lartë të sakrificës.

Legjenda e Shën Gjergji është e shumëgjendur në veprat artistike të të gjitha zhanreve. Që nga mesjeta e hershme deri në traditën moderne të artit, figura e tij ka ngjallur interes dhe miti që përfaqëson atë është pasuruar duke forcuar veprën e tij me besimin.

Shën Gjergji (rr. 275/280 – 23 prill 303) ishte një ushtar i perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmor i krishterimit. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.

Me 23 Prill 303 atij iu pre koka në qytetin Lyda të Palestinës, ku edhe u varros dhe ende besohet të dihet varri i tij . (Gustave Moreau, BBC – Religion & Ethics – Saint George Introduction).

Si rezultat i torturave që përjetoi Gjergji gjatë shek III dhe IV ai arriti të konsiderohet si “i shenjtë” (saint-shën) respektivisht martir i Krishterimit për shkak se flijoi jetën për besimin e tij të krishterë kundër Perandorit më mizor Romak, Diocletian, që shtypte krishterët e hershëm para zyrtarizimit të Krishterimit në Perandorinë Romake. Pas zyrtarizimit të Krishterimit Sh. Gjergji u bë simbol dhe mbrojtës i ushtrisë bizantine dhe shumë vendeve Evropiane, për shkak se ai ishte ushtari i parë profesionalist i krishterë në Perandorinë Romake. Ndërsa gjatë luftës se kryqezatave Shën Gjergjit iu shoqërua edhe simboli i dragoit prandaj fitorja ndaj përbindëshit (dragoit) bëri që Shën Gjergji të njihej si Fitimtar (victor) dhe kjo fitore më vonë do të simbolizonte fitoren e së mirës (‘shenjtit’) kundër të keqes. Në vitin 1222, Këshilli Kombëtar në Oksford shpalli 23 Prillin, Dita e Shën Gjergjit, si ditë feste anekënd Anglisë. (Bulgarian National Radio: Religion and History, Saint George’s Day, http://www.bnr.bg)

Jeta

Gjergji lindi ne një familje të krishtere në fund qindvjeçarin e tretë. I ati ishte nga Kapadocia dhe shërbeu si oficer në ushtri. E ëma ishte nga Lida, e Palestinës. Ajo u kthye në vendlindje si vejushe me të birin, ku ajo e rriti dhe e seliti.

Edhe Gjergji ndoqi shembullin e të atit në rini, dhe hyri në shërbimin ushtarak. Ai dëshmoi që ishte një ushtar i mirë dhe u ngrit vazhdimisht në rangun ushtarak. Në moshën 28-29 vjeçare ai kishte fituar titullin e Tribunit dhe pastaj atë të Kontit. Këtë kohë Gjergji ishte vendosur në Nikomedia si anëtar i rojës (gardes) vetjake të perandorit romak Dioklecianit (qeverisi 284-305).

Në vitin 303, Diokleciani nxori një urdhër që lejonte përndjekjen e të krishterëve në të gjithë Perandorinë. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet të jetë përgjegjës për këtë vendim dhe do të vazhdonte përndjekjen edhe gjatë qeverisjes së tij (305-311). Gjergji u dhuroi të varfërve të gjithë pasurinë e tij. Në Armina (Armenia) ai organizoi dhe udhëhoqi bashkësinë e krishtere të Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britaninë në njërën prej fushatave perandorake.

Gjergji u urdhërua nga Galeriusi të merrte pjesë në përndjekje por në vend të kësaj ai tregoi se ishte vete i krishtere dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zemërua aq shumë saqë urdhëroi kapjen dhe torturimin e këtij tradhtari dhe vrasjen e tij.

Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve.

Dragoi për shumë vite me radhë tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerëz, fëmijë, dhe vajza të reja. Shumë burra të qytetit u munduan ta vrisnin por asnjëri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej përtej një liqeni, dhe dragoi jetonte brenda një vendi që ngjante kënetë. Erë e keqe përhapej në të gjithë vendin përreth. Ndërsa fryma e tij, e nxehtë dhe e pisët helmonte çdonjëri që ju afronte. Zgjidhja që kishte propozuar mbreti i zonës, kur banorët u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet të jepte një fëmijë për dragoin, në mënyrë që të ishte vazhdimisht i ngopur dhe në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte në rrezik nga sulmet e papritura të dragoit. Kështu filluan çdo ditë një familje sakrifikonte një fëmijë për dragoin, me zemër të rëndë, pasi të gjitha përpjekjet e tjera kishin dështuar. Një dite erdhi dhe radha e bijës së mbretit për të vajtur për tu sakrifikuar.

E zbukuruar ashtu siç i kishte hije një princeshe, u nis për të takuar vdekjen, ndërsa i ati po përgatiste anijen mbretërore që do të përshkonte liqenin që ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe një turmë e madhe njerëzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqëruar në udhëtimin e tij të fundit. E vetme do të shkonte të takonte dragoin, dhe kur arriti jashtë shpellës së tij, shikoi një oficer të ri duke ardhur drejt saj mbi kalë. E pyeti se çfarë bënte atje e vetme? Princesha ju përgjigj se po priste dragoin që ta gëlltiste në këmbim me qetësinë e qytetarëve të tjerë. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmën e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.

Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, etj.

Dragoi është një simbol mbarëbotëror. Kombinon gjarprin dhe zogun, lëndën materiale dhe shpirtin njëkohësisht. Në lindje quhet i dobishëm, ndërsa në Perëndim mori kuptimin e ligësisë dhe shkatërrimit, kuptim të cilin ka marrë dhe në këtë mit. Dragoi këtu ruan burimin me ujë, simbol i diturisë brendësore dhe i pavdekshmërisë, burimi i jetës.

Beteja me dragoin simbolizon vështirësitë që ekzistojnë për të arritur dikush të fitojë frutet e dijes brendësore. Vrasja e dragoit është përplasja brendësore midis dritës dhe errësirës. është njeriu që lufton për të mundur natyrën e tij të erret dhe arrin Vetëzotërim. Shpëtimi i princeshës nga dragoi simbolizon çlirimin e fuqive të pastra shpirtërore si rezultat i eliminimit të fuqive negative. Simbolizon çlirimin e Shpirtit që përgatitet të ëelltitet nga pasionet inferiore dhe dëshirat.

I gjithë ky mit simbolizon procedurën e luftës së brendshme që çdonjëri që kërkon të përmirësohet si njeri, të bëhet më virtuoz dhe i Vetëdijshëm në mënyrë që Shpirti dhe trupi i tij të bashkëpunojnë si një njësi e vetme.

Dragoi në këtë mit simbolizon ligësinë, të gjitha dobësitë dhe defektet njerëzore. Princesha e burgosur simbolizon botën psikologjike të njeriut që jeton në errësirën e shpellës së Platonit dhe në një moment të caktuar del në dritën e vërtetë. Për të arritur të shkëputet nga Dragoi – defektet, nevojitet një betejë brendësore. Heroi, Shën Gjergji, simbolizon Botën Shpirtërore, të mirën, forcën pozitive, që simbolizon diellin, botën e vërtetë të dritës që na thotë Platoni.

Shpirti është ai që vendos ndërgjegjen – vetëdijen dhe bën njeriun të fillojë rrugën brendësore, apo udhën filozofike siç quhej nga traditat e qytetërimeve të lashtë. Një procedurë që transformon njeriun e thjeshtë në një hero, në një njeri të vetëdijshëm dhe te dobishëm si për veten ashtu edhe për kolektivin që ka përreth.

Nuk është rastësishme që personazhi i Shën Gjergjit është kaq i dashur dhe i famshëm nga njerëzit, pasi çdonjëri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, nuk ekziston vetëm në botën e jashtme por edhe brenda çdonjërit nga ne. është Vetvetja superiore (Shën Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonë (dragoi), në mënyrë që të çlirojë Psikinë tonë (princeshën). Brenda nesh ndodhet një dragua por edhe një Shën Gjergj, i gatshëm për ta vrarë atë. Mjafton që ne të duam ta bëjmë një gjë të tillë…

Shën Gjergji është shenjt tepër i njohur edhe në trevat shqiptare. Devocioni i tij ka përshkuar shekujt, duke u lidhur me zakone shumë të bukura të ardhjes së pranverës, siç është zakoni i varjes së gemave të blertë, simbol i ringjalljes së natyrës, në dyert e jashtme e të brëndshme të shtëpive. Këto doke simbolike, prekëse të festës së Shenjtit i përshkruan shkrimtari i madh, Ernest Koliqi, në poezinë e njohur “Ditë Shëngjergjash”.

Në trevat shqiptarei ndeshet dendur edhe toponimi ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e Kishave e kuvendeve të lashta kushtuar Shenjtit në Veri e në Jug: mjafton të kujtojmë Shën Gjergjin e Tiranës e atë të Vlorës, ku i fundit i njohur edhe në botë për bukuritë e natyrës; e sidomos Kishën e re të Shën Gjergjit në Nënshat të dioqezës së Sapës, që dëshmon për përtëritjen e traditave të lashta në kohë të reja. Së fundi theksojmë se emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajtat Gjergj, Gjergjush, Gjush, Xhorxh, Gjorg për burrat e Gjorgjina për gratë. E mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e Shenjtit: Gjergj Kastrioti, Gjergj Guzzetta,  Gjergj Fishta e tё tjerё.

Tags: Albert VatajShën Gjergji
Previous Post

Dhjetë fakte të pabesueshme për princeshë Dianën

Next Post

Ngadhënjyesi “i mashtrimeve filozofike”, Devid Hume: E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë  

Next Post

Ngadhënjyesi "i mashtrimeve filozofike", Devid Hume: E vetmja gjë që dimë është mosdituria jonë e themeltë  

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj