Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Johann Wolfgang von Goethe, ai që mëkoi dritë deri në frymën e fundit… “Dritë, më shumë dritë”

March 22, 2024
in Kujtesë, Të përzgjedhurat
Johann Wolfgang von Goethe, ai që mëkoi dritë deri në frymën e fundit… “Dritë, më shumë dritë”
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nuk është e lehtë të përshkruash madhështinë e Gëtes. Fjalët mund të zvogëlojnë vlerën e pamasë të prodhimit letrar dhe filozofik që ai i dha botës me vepra që synonin të zbulonin në thellësi atë botë shpirtërore që po mjegullohej me mbizotërimin e iluminizmit  dhe materializmit, dhe pasojat e së cilës janë ende sot të dukshme në përgjithësi si aspekte të botës bashkëkohore.

Duhet të lexosh Goethe-n dhe të thithësh aromën intensive të natyrës që shkon përtej atyre faqeve poetike, aroma magjepsëse e të cilave është e mbushur fuqishëm me emocionet e personazheve të krijuar. Dhe gjithashtu kuptojmë gjenialitetin e tij, midis përbërësve të së cilës ne identifikojmë aftësinë shumë të rrallë për të dalluar me vetëdije fazat e evolucionit shpirtëror të dikujt, duke kalibruar me mençuri përvojat e jetës së jashtme në harmoni të habitshme me kohën, në rinovimin e brendshëm, të vazhdueshëm dhe të qetë. Gjatë jetës së tij, tek ai konvergojnë përvojat më domethënëse të shoqërisë së re borgjeze evropiane dhe figura e tij spikat si një sintezë e epokës moderne.

“Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë”, kjo nuk është vetëm një maksimë e Johann Wolfgang von Goethe, e asaj mëndje, atij shpirti dhe asaj pene, por është sintezë e gjithë veprës së tij, rrezes që mëkoi, dritës që bekoi deri në frymën e fundit.

Ndërsa përpëlitej në grahmat e fundit të jetës, më 22 mars 1832, ai gërmëzoi me zërin që dridhej Mehr Licht “Më shumë dritë”. Johan Wolvgang Von Goethe (Johan Volfgang Gëte), lëshoi këtë pëshpërimë agonike, shkrepëtiu këtë rreze dielli prej shkulmit të mbramë të frymës, hodhi këtë virrmë që nget prej atëherë e sot nëpër terr, pa mund të shkund prej plogështisë, pa e ndalur shterrimin e njeriut prej arsyes për të kumtuar dhe jetuar me dritën!

Përfaqësuesi më i shquar i racionalizmit dhe i romantizmit në letërsinë gjermane është poeti, romancieri, dramaturgu, eseisti dhe filozofi gjerman Johan Volfgang Gëte. Me veprat e tij Gëtja është bërë një nga shkrimtarët më të dashur e më të preferuar gjerman. emri i tin la gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në letërsinë gjermane, por edhe në analet e letërsive të tjera evropiane. Si njeri me dije enciklopedike, si mendimtar origjinal, dijetar i shquar dhe njohës i hollë i artit u bë një nga figurat më të mëdha të kulturës gjermane, që do të rrezatojë një humanizëm të thellë deri në ditët tona. Kuptimin e jetës e gjente tek dashuria e madhe për punë e dituri, veçmas në krijimtarinë artistike. Kështu mëson edhe veprat e tij letrare, e cila mbi të gjitha ngërthen ide që frymëzojnë për respektimin e kultit të punës, te aktit krijues dhe të dashurisë. Si personalitet kompleks dhe i gjithanshëm ai mbetet përherë pikë reference në historinë e kulturës gjermane dhe asaj evropiane. Në tragjedinë “Fausti”, që është vepra e jetës së Gëtes dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, pasqyrohet karakteri shumëformësh i jetës në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore. Tërë njerëzit mishërohen në një njeri të vetëm, në personin e Faustit. Tërë kohët përshihen në një jetë të vetme, në jetën e Faustit.

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Tags: “Dritë(Die Leiden des jungen Werthers) Onufri(The Song of Walker on the Storm)177317741774 Burg Lahneck1775177617771782178617901791/921792179317951795/96 (Tekst)1796179717991802180418091810181518161816–32181918332004Albert VatajBeiträge zur Optik (2 Vëllime)Botimi i dytë 1787ClavigoDas Leben des Benvenuto CelliniDer BürgergeneralDer Erlkönig (Baladë "Mbreti ERL")Der Groß-CophtaDer Triumph der EmpfindsamkeitDie erste Walpurgisnacht (BaladëDie Laune des VerliebtenDie Leiden des jungen Werthers (Roman-letre)Die MitschuldigenDie natürliche TochterDie WahlverwandtschaftenDramaEgmontEin Fastnachtsspiel von Pater BreyErwin und ElmireFaust II. (Pjesa e dytë e Faustit)Faust. Një fragmentFaust. Një tragjedi ( përputhet me pjesën e parë të Faustit)Faustiformë proze më 1779Geistesgruß (Poezi"Përshëndetje Shpirtit")GötterGötz von Berlichingen mit der eisernen HandHelden und WielandIn allen guten Stunden (Në të gjitha orët e mira)INFOBOTUESIphigenie auf TaurisJahrmarktsfest zu PlundersweilernJohan V. GëteKënga e udhëtarit në shtërngatëkor dhe orkestër)KujteseLetersia boteroreMahometMaximen und Reflexionenmë shumë dritë”. Johan Wolvgang Von Goethenë shtyp 1788Neueröffnetes moralisch-politisches puppenspielnga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soliNovellePandora (Festspiel)Përkthim dhe përpunim të tragjedisë nga VolteriPërkthimePërkthime në shqippërkthimi dhe përpunimi i tragjedisë nga Volteri më vitin 1802prej 1776prej 1780prej 1797prej 1807Prometheus (Poezi)ribotim më 1829Romane dhe Novelasë bashku me Friedrich Schiller)së bashku me Johann Heinrich Meyer)Shënime dhe aforizmaShkrime estetikeShkrime shkencoreShkrimtari i madh gjermanshkruar më 1768StellaTOENATorquato Tassou shkroi më 1807/08u shkrua më 1769u shkrua më 1775u shtyp më 1787u shtyp më 1790u shtyp më 1806u shtyp më 1817u shtyp më 1821u shtyp më 1911u shtyp nën këtë titull më vitin 1808Über den Zwischenkiefer der Menschen und der TiereÜber Kunst und Altertum (6 VëllimeUnterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadër rrëfimi)Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar një këngëtarit"Për këngëtar tregojn shumë")Vuajtjet e djaloshit VerterWenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes)West-östlicher Divan (Poezi"Divani lindor-perëndimor)Wilhelm Meisters LehrjahreWilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman)Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman)Xenien (PoeziZur Farbenlehre
Previous Post

Letra e lamtumirës së Stefan Zweig dhe fundi i trishtë i shkrimtarit dhe bashkëshortes së tij

Next Post

Arthur Schopenhauer, ushta prej zjarri e mendimit filozofik, kunguesi i dijes së njerëzve mendjekthjellët

Next Post

Arthur Schopenhauer, ushta prej zjarri e mendimit filozofik, kunguesi i dijes së njerëzve mendjekthjellët

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj