Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Aloe vera, veçoritë e saj kurative që nga ulja e sheqerit në gjak te pastrimi i akneve

February 15, 2017
in Shëndetësi
103
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

A e dinit se aloe vera ndihmon në pastrimin e akneve? Apo shpërdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak tek pacientët diabetik?
Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant.
Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj. Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide.
Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima "magjike" e aloe verës.
1. Parandalimi i sëmundjeve    

Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është.
2. Ndihmon në tretje
Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje.
3. Përmban aminoacide thelbësore
A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit.
4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës
Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në grim, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.
5. Kuron aknet
Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t'ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut.
6. Pakëson dhimbjen
Aloe Vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve.
7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave
I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit.
8. Veprimtari anti-kanceroz, anti-leukemik
Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.
9. Rritje e flokëve 
Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pH-së në kokë.
10. Reduktim i sheqerit në gjak
Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.

Tags: Aloe Veraanti-leukemikKuron aknetMjekesia alternativeNdihmon në shkëlqimin e lëkurësNdihmon në tretjePakëson dhimbjenParandalimi i sëmundjevePërmban aminoacide thelbësoreRregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizaveRritje e flokëveShendeti dhe natyraVeprimtari anti-kanceroz
Previous Post

Korçari Gjon Mili, fotografi më i shquar shqiptaro-amerikan i shekullit XIX

Next Post

“Secili prej nesh është zot i fatit të vet, na takon ne të krijojmë shkaqet e lumturisë”

Next Post

“Secili prej nesh është zot i fatit të vet, na takon ne të krijojmë shkaqet e lumturisë”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj