Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Erotika s’është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella

December 9, 2016
in Eros
460
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella, në energjitë tona krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë

Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndjejmë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë, një kërcimi erotik ose një orgazmë që të bën ujë në djersë. Tradicionalisht, përshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit (epshndjelljeve). Por erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund të na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazitë, një foshnjë që të thith gjirin, aroma e një trupi me të cilin je familjarizuar, të veshësh një fustan provokues, një bashkëbisedim që të bën për vete ose një këngë e preferuar. Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella, në energjitë tona krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Mund të jetë për faktin që ne ndihemi të lidhura – me fuqitë tona, me të dashurit tanë, me natyrën, me një pushtet më të lartë. Megjithatë, për shumë arsye ne mund të mos ia shpalosim veten tonë kënaqësive seksuale. Ne mund të jemi mbartës të mesazheve të kulturave seksiste, raciste

dhe homofobike, sipas të cilave trupat dhe ndjenjat tona të epshit nuk vlejnë. Mund të ndihemi të pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund të kemi frikë se mbetemi shtatzënë ose infektohemi me HIV/AIDS. Mund të na kenë abuzuar seksualisht dhe disa situata mund të na sjellin kujtime të frikshme. Ndoshta na duhet të punojmë me orë kaq të zgjatura sa nuk kemi as kohë dhe as energji të mjaftueshme për seks. Për disa prej nesh, të themi hapur ato që duam apo nuk duam seksualisht – domethënë “të vëmë kufij” – na bën të ndihemi të sigurta dhe të përjetojmë më shumë kënaqësi. Duke ndarë përjetimet tona të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballemi, mund të shkojmë drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.

Modele të reagimeve seksuale

Ndërsa eksitohemi, ne pësojmë një sërë ndryshimesh fizike dhe emocionale, ndonjëherë të quajtura “përgjigje seksuale”. Në fillim të eksitimit seksual, venat në pelvis, vulvë dhe klitor fillojnë të zgjerohen (të hapen) dhe të mbushen me gjak, duke e bërë të gjithë zonën që gradualisht të ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion – vërshim i gjakut në vena). Në vaginë, kjo ënjtje jep një reagim “djersitjeje”, duke prodhuar kështu lëngun që i bën buzët

e vaginës të lagështohen – shpesh kjo merret si një shenjë e parë që ne po eksitohemi seksualisht (Gratë që e kanë kaluar menopauzën mund të mos kenë kaq shumë lubrifikim). Vërshimi i madh i gjakut bën edhe që mitra të zgjerohet dhe të ngrihet brenda kavitetit të pelvisit (legenit, baçinit). Tensioni seksual ngrihet në të gjithë trupin, ndërkohë që muskujt fillojnë të tendosen ose të kontraktohen (myotonia). Frymëmarrja mund të shpeshtohet, thithat e gjirit mund të forcohen e të ngrihen lart dhe një skuqje e lehtë mund të na përshkojë lëkurën. Kur reshtim së bëri dashuri, ne hyjmë në fazën e rënies. Gjysmë ore ose më tepër, pasi bie fryrja e orgazmës, muskujt çlirohen dhe klitori, vagina dhe mitra kthehen në pozicionet e tyre të zakonshme.

Orgazma

Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorinë se të gjitha orgazmat janë të njëjta fiziologjikisht (të provokuara nga klitori, me kontraktime që bëhen kryesisht në një të tretën e jashtme të vaginës). Megjithatë, disa gra përshkruajnë orgazma që nuk përshtaten me këtë model. Një orgazëm e tillë arrihet me penetrim në vaginë dhe ndihet “thellë” ose “në mitër”. Përqendrimi i tensionit ndonjëherë përfshin edhe mbajtjen e frymës për një kohë të gjatë në mënyrë të pavullnetshme. Me arritjen e orgazmës, e nxjerr atë në mënyrë shpërthyese. Duket se nuk ka ndonjë kontraktim të një të tretës së jashtme të vaginës. Shumë gra me probleme në shtyllën kurrizore që nuk ndiejnë asgjë në zonën e pelvisit, kanë raportuar që kanë përjetuar orgazma dhe ndjesinë që të sjell ajo diku tjetër në trup. Edhe gratë që nuk kanë invaliditete mund të përjetojnë të tilla ndjesi. Të kërkosh modelin e vetëm, “të saktë” të orgazmës së femrave, nuk pasqyron diversitetin e përvojave që kalojnë gratë.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaDshuri e pamundurEdukateEkuilibriEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHistori dashurieIluminimJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistNjeriuNudoNumratOrgazmaQytetariRomance dashurieSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiTkurretTraditaUniversiZemer e thyer nga dashurie e vrareZgjerohetZoti
Previous Post

Një bashkëudhëtim i mistershëm dhe përplot të papritura me “Afrikani”-in, e J. M. G.Le Clézio

Next Post

Fernando Arrabal ai që kultivoi teatrin e panikut duke e rikrijuar tmerrin me të cilin ballafaqohet njeriu bashkëkohor

Next Post

Fernando Arrabal ai që kultivoi teatrin e panikut duke e rikrijuar tmerrin me të cilin ballafaqohet njeriu bashkëkohor

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj