Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Kafshuar prej syve të pritjes, engjëllores që është gati t’i blatojë veten çdo ardhje

December 5, 2016
in Persiatje
34
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sytë e qiellt që i kredh pritja, e shpojnë ajrin dhe lëndimi u frushullin me gjethet që kacarriten hapve të shkujdesur të ikjeve. Ty të muros ajo shastisje, ajo magjepsje ëndërrtare si e një Rozafe legjende, dhe në përfytyrime, Helenat homerike që shpalon, i zhbëjnë gjitha Trojat. Ti Penelopë e ëndjes së pritjes, ndoshta një hënë të mëkon një ardhje që fshehin retë dhe e tresin udhët, si fatin e parathënë të një Odiseje.

Vështrimin tënd e qëndis një cohë trishtimi, një dhimbje e përshkon rrezatimin e hyjshëm të këtij hiri që shndrit.

Ti pret.

Ne të gjithë përkundemi në prehrin e ëndshëm të pritjeve, si në një dëshirë që gjithnjë na ngas, si një pëshpërimë që gjithnjë na fut në trazim, si një hukamë që gjithnjë na zjarrmon e na mëkon në lëndim e dëshirim.

Pritja jote, ndoshta nuk i ngjan të gjithë pritjeve, por çdo pritje në ty përngjason, sepse ajo gjithnjë ka sy të ujët që shohin në horizontin që digjet etjet, sepse ajo ngaherë ka një shprehi që dhëmb, një ndjenjë që ashtu pikëllueshëm pret me padurim shiun që t’i vihet nga pas vërshimeve, strehëve vajtuese ku kullosin pritjet.

Syve të tu një pritje e ndrojtur i gufon, një ardhje e qiellit pret t’ia shkruaj ligjërimin e zërit këndues të asaj heshtje që ikja e ka gdhendur. Një ëndërr flakatare i ndez gjitha rrezet e asaj pritje që shigjetojnë sytë e tu dhe një ninull hëne i përgjum ata sy.

Ti je dhënë e gjitha pritjes dhe pritja gjithçka ka marrë nga ty, edhe ato sy, atë vështrim, atë hir, atë engjëllore që është gati t’i blatojë veten çdo ardhje.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArtArtiAsgjejaAutorAziaBesimtarBiblotekeBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDritaEkspoziteEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGaleriGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKinaKishtareKohaKolosKomentKompozimKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMiresiMuzikeMuzike KlasikeNjeriuNxenesitOperaOpinionPasuesitPergatitjaPikturePublikSekretShenjtorShkencaShqipTabloThemelimTraditaTrashegimiaUniversiUSAZgjerohetZoti
Previous Post

Steve Jobes, rrëfimi i sinqertë i një gjeniu, UNI i trajtuar si model referimi

Next Post

Episode nga jeta Wolfgang Amadeus Moxart, të madhit të mëdhenjve të muzikës klasike

Next Post

Episode nga jeta Wolfgang Amadeus Moxart, të madhit të mëdhenjve të muzikës klasike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Po, unë besoj se ka jetë pas vdekjes! Por jo ajo që na është premtuar

Po, unë besoj se ka jetë pas vdekjes! Por jo ajo që na është premtuar

August 1, 2025
Dashuria në “Lufta dhe Paqja” e Leo Tolstoi, një prani shndërruese që e përshkon të gjithë përmasën e qenies

Dashuria në “Lufta dhe Paqja” e Leo Tolstoi, një prani shndërruese që e përshkon të gjithë përmasën e qenies

August 1, 2025
A mund ta ndjeni joshjen dhe rrezikun në “La Belle Dame sans Merci”?

A mund ta ndjeni joshjen dhe rrezikun në “La Belle Dame sans Merci”?

August 1, 2025
Peshku iriq dhe arti i mbijetesës, peshku që transformohet nga një trup i padukshëm në një top lundrues të mbushur me gjemba helmues

Peshku iriq dhe arti i mbijetesës, peshku që transformohet nga një trup i padukshëm në një top lundrues të mbushur me gjemba helmues

July 31, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj