Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Letër mikut tim, një vetveteje që rrezikoj ta humbas përgjithmonë

November 29, 2016
in Persiatje, Slider
512
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

I shtrenjti miku im, vendosa të të shkruaj, ndoshta jo se kisha shumëçka për të të thënë, por gjithsesi diçka mbetur e pathënë më shtyu t'u shkruaj para se të më braktisësh.

Ti je i lirë të ikësh, sikundër edhe unë kam atë liri të të them dy gjëra, ndoshta diçka më pak ngase ia lejuam njëri-tjetrit të mbetet e shkruar në epitafin e vetveteve tona.

Ndërsa unë jam ulur dhe po të shkruaj, ti po i jep dorën e fundit një plani për të braktisur vetveten, për të rrokur me gjithë forcën e atij pasioni detyrues, të sotmen, asaj të sotme, e cila më bën me turp, asaj të tashme, të cilën nuk do të ketë pendesë, shëlbim dhe purifikim që të mund të na pastrojë, për të qenë të dlirë siç erdhëm, të jemi atje ku do të shkojmë.

Kohë më parë kishim bërë një pakt, të ishim vetvetja deri në fund, në një të tashme që ngulmon të na ndryshojë, të na tjetërsojë, të na shndërrojë në baltën, ku ajo ngjyhet e përlyhet. Jetuam thjeshtë pa salltanete e miradina, na mungonin shumë gjëra dhe ato që kishim na bënin të ndiheshim mirë. Bisedonim për artin, për letërsinë, bisedonim për shumë gjëra të vyera në kafet e periferisë, thurnim ndonjë ëndërr idilike dhe visheshim me rrobe të përdorura. Ndiheshim kaq mirë në atë vetvete që guxonte të ishte vetëm vetja jonë.

Në një kënd të realitetit, përpiqeshim të pranonim fatin që na kishte zgjedhur, fatin që kishim nënshkruar ne me vullnet të lirë. Nuk u krahasuam me askënd veç vetes dhe askush s'pati kohë të krahasohej me ne, për më tepër të mund të gjente diçka të vyer aty ku ne mbruheshim, përpiqeshim dhe përpusheshim gjithnjë për mbijetesë.

Fati i trishtë i fatkeqit, miku im, është i shkruar në damkën e shëmtuar të turpit, turpit që krekoset në madhështinë e neveritshme të pushtetit;

… Pushtetit të asaj përmendoreje shtatlartë degradimi, që shpërfaq atë hir që ia gërryejnë jargavitjet, poshtërsia dhe pështirosje;

… Pushtetit të parasë, arrogancës, prepotencës dhe mospërfilljes së atyre krijesave bajate e hijerënda që kapardisën në makina të shtrenjta, në foltore përmjerrjesh politike, në përralloren e një ëndrre të ndezur në mijëra jetë fatshuara;

… Atij pushteti që kolovitet dhe shakadahet si një shtazë e vetkënaqur nën vezullimin verbues të një realeje surreale, një të tashme himnizuar nga narcizi që e stis nëpër ëndrra paranojash dhe e ndërton; me mundin, djersën dhe eshtrat e asaj krijese mjerane që quhet sovran dhe që zvarritet "paturpësisht" në udhën ku këto megalloman dhe agoist të sëmur parakalojnë si në një sfilatë mburrjesh dhe kapardisjesh rivaliteti.

Për mjeranin dhe fatkeqin, të përulurin dhe adhuruesin, skllavin e pretendimeve të tyre, që i ngjajnë një oreksi të babëzitur… ata, po ata miku im, ata, dishepulli i të cilëve ke vendosur të bëhesh, mendojnë si për një krijesë që nuk meriton as mëshirë.

Kazanët e plehrave nuk janë vetëm një cikël fundor i konsumit, por një fillues i të mundshmes për të sfiduar varfërinë, atë skamje dhe neveri që e fabrikuan ata, atë tragjizëm migjenian që lindi jo nga pamundësia dhe pameritimi, por pangopësia që ndërsen gjithnjë e më keqaz orekset e tyre.

Nuk e di nëse e ke vënë re miku im?

Megjithatë, tani ata që lypin janë më pak se ata që flasin me vete rrugëve.

Sapo filluam të mësoheshim me fytyrat e ndritshme të njerëzve, me shprehinë e vitalitetit, realiteti na ka risjellë atë njeriun me një portret të tendosur nga nervat, të ngrysur, të errur dhe të përzhitur nga kequshqyerja dhe e mundimshmja, jetë që u rëndon mbi supe dhe në shpirt.

Përtej fasadës, një tjetër panoramë rreket të shfaqet, si për të të përmendur në këtë lojë përjetimesh reale dhe përfytyrimesh që ndizen dhe shuhen përpara ekraneve të TV-ve, këtyre frëngjive prej nga pushteti qëllon papushim me breshëri propagandistike, i manipulon, i gënjen, i fyen, i poshtëron dhe… e merr me të mirë si kasapi prenë, kur don ta qetësojë para se ta vrasë.

Ti vërtetë nuk je ai krimineli vrasës gjakftohtë dhe ai i çmenduri, që pasi ka vendosur të ikë nga kjo botë, kërkon ta bëjë rrugën pa kthim me disa fatkeq, që për shtetin janë statistikë dhe për median mundësi përfitimi. Sigurisht që ti, nuk je as ai trafikanti që shfrytëzon varfërinë e njerëzve të thjeshtë për të bërë para, para me të cilat blen shtetin dhe ndërton pushtetin e frikshëm të krimit.

Unë i besoj bindjes sime, se tek ti nuk qëndron ai njeriu i pashpirt që fatkeqësinë e njerëzve e shndërron në një mundësi përfitimi, por për sa kohë që ai njeriu ka nisur të zërë vend brenda teje, prirem të besoj se do të jetë po ai që do të shëmbëllejë më shumë njeriun e urryer, se sa atë mikun tim, atë që tek idealizmat nuk shikonte hijen e arratisur të një fatkeqi, por atë vetvete të dhënë me mish e me shpirt për të qenë dhe mbetur i mirë.

Miku im, sot, unë nuk dua të besoj te ndonjë pendesë apo mëdyshje, që ti të ndërrosh mëndje. Udha që ke nisur ka kohë që ka zënë vend në dëshirimet tuaja, të cilat ose kanë nisur të vrasin brenda teje heroin, ose kanë vendosur të zhveshin maskën që kaq mjeshtërisht paska mbajtur të fshehur brenda teje atë njeriun që denoncuam, por që sot është tërësisht vetja jote e justifikuar nga koherenca.

Lamtumirë miku im!

Më fal nëse të kam penguar kohë më parë të ishe vetvetja, të mund të bëje më shumë dhe t'i përkisje dikujt tjetër. Të siguroj se nëse e kam bërë, e kam bërë pa qëllim të keq, e kam bërë se kam pasur nevojë për ty, por më shumë kam parë tek ti nevojën të ishe si unë.

Sot, gjithçka i përket të shkuarës, asaj që do të më bëjë të vuaj nga braktisja, zemërthyerja dhe shpresëhumbja, por jo nevoja të mbeteshim përgjithmonë viktima të njëri-tjetrit për hir të miqësisë dhe idealizmave që i thurëm me kaq përkushtim dhe ishim gati t'i jepeshim me më të lartën vetvete vetmohuese.

Ik, ik pa e kthyer kokën pas!

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimEstetikeFemijeFemratFjaleGjithçkajaGjithsiIluminimInteligjenceKenaqesiKeshillaKujdesiKujteseLumturiMarredhenieMaterialMendimMeshkujtMoralistNjeriuNxenesPrinderQytetariShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiStudimTraditaUniversiZbulimZoti
Previous Post

Ditari i dashurisë së Khalil Gibran, rrëfimi i dlirë i një shpirti të shëlbyer dhe zemre që dëshiron dhe vuan

Next Post

Gazetaria e Oscar Wilde, nga arti i kuzhinës, finesa dhe sharmi i modës, te letërsia si sfidë

Next Post

Gazetaria e Oscar Wilde, nga arti i kuzhinës, finesa dhe sharmi i modës, te letërsia si sfidë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj