Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Etruskët një prej popujve më enigmatikë të historisë. Si u zhdukën pararendësit e Perandorisë Romake?!

November 6, 2016
in Qytetërim
799
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Etruskët janë populli më enigmatik dhe më tërheqës që i përket Italisë, territori kryesor i ndikimit të tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, të dhënat historike për ta nuk i kapërcejnë pesë apo gjashtë faqe libri. Asgjë më shumë.

Tekstet shkollore e përshkruajnë shpejt e shpejt monarkinë e fuqishme etruske të zhvilluar nëpër breza, formuar nga shtatë mbretër, mbas të cilëve ia beh menjëherë lindja e republikës romake.

Esetë e studiuesve, duke u mbështetur tek këngët e tyre, shtojnë vetëm se Etruskët ishin autoktonë në gadishullin e tyre, që flisnin një gjuhë të padeshifrueshme dhe që kishin arritur nivele të shkëlqyera në arte, në politikë e në arkitekturë, por pa e vënë theksin në vlerat njerëzore dhe shpirtërore që ata i dhuruan perandorisë romake.

Etruskët nuk kanë vdekur kurrë dhe kanë lënë si dhuratë një thesar të paçmuar që rrëfen një histori, një histori të filluar shumë kohë më parë.

Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandët

Hulumtuesit më të zotë e vendosin origjinën e Etruskëve në Lydia, në lindje të Smirnes, duke cituar Herodotin që shkruan kështu në Historitë, I, 94: ?Lidët tregojnë se në kohën e mbretit Atys, bir i Manes, në Lidi pllakosi një zi buke e madhe; për ca kohë pupullsia rezistoi, por mandej, duke parë që ajo nuk reshtte,?mbreti e ndau popullin në dy pjesë?

Në krye të atyre që ishin përcaktuar të mbeteshin aty, mbreti vuri veten; në krye të atyre që ishin caktuar të largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mërgimtarët zbritën në Smirne, ndërtuan anije?e u vunë në kërkim të një toke të re?, derisa mbasiqë kishin ndaluar në disa vënde, mbërritën pranë Umbrëve ku themeluan qytetin ku ende sot  banojnë??

Manes, analog me faraonin e parë Menes, është monarku legjendar Manu, emër që mishëron udhëheqjen e shtatë racave‐ mëma me nënracat korresponduese. Manu kishte udhëhequr shumë migrime në epokat e parapërmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhë në Detin e Gobëve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur që i shtrinte kufinjtë e vet në Polin e Veriut, deri në tokat e kontinentit Mu e në Atlantidë.

Etruskët e quanin veten Rasna, nga rrënja ra, analoge me Ramu, mbreti‐prift i Mu, Rama në Indi dhe Ra‐ja egjiptian, personifikim i energjisë diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave të Mu, gdhendur në mënyrë respektive mbi muret e Sovana‐s në Grosseto , e në Varrin e të Shquarve në

Caere. Rrugët tregtare të Etruskëve ishin Tule‐t që mbërrinin deri në Himalaje, e jehonën e të cilave e gjejmë në toponimin Caput?tolium, kapo i Tule‐ve, Kapitol, Romë.

Paraardhësit e Etruskëve janë Toltekët, nënraca e tretë kryesore e racës atlantidase, siç kuptojmë nga vepra e Arthur Powell, Sistemi diellor. Me ngjyrë kuqe‐brune, kishin një lartësi të mrekullishme dhe ishin të parët në artin e ndërtimit, që vërehet nëpërmjet tempujve ciklopikë, rrugëve me kalldrëm dhe urave.

Ata krijuan një perandori të shkëlqyer nëpërmjet disa mijëvjeçarëve, derisa një kataklizmë u përplas në Atlantidë dhe Toltekët mundën të hidhen në Amerikë, duke themeluar qytetërimin inkas, teksa trashëgimtarët e tyre ndërtuan në shekullin IX para Krishtit Tula‐n në Meksikë, me “atlantët” e tyre gjigandë.

Geni toltek gjendet i pacënuar nën nënracën e gjashtë akkadiane, pikërisht e Etruskëve, që përfaqsojnë lidhje të pazgjidhshme edhe me Egjiptianët, Majatë e Indianët e Amerikës së Veriut, të tjerë prejardhës nga Toltekët.

Ata flisnin sanskritisht

Po kush ishin në të vërtetë Etruskët? Gjuha e depërton misterin? Perandori Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket në njëzet vëllime, zhdukur të gjitha në hiç.

Të njejtin fat pësuan Anualet Etruske që ruheshin në Tabularium Capitolinum, të cilat rrëfenin origjinën e vërtetë të Romakëve, Librat Etruskë, duke mbijetuar vetëm ndonjë fragment në autorët latinë.

E çuditshme, duke e ditur se nxënësit romakë shkonin për të  tudiuar etruskisht në shkollën prestigjioze Kaere.

Gjuha e Rasna‐ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon një prejardhje antike nga idioma e parë e planetit: sanskritishtja.

Teksti më i plotë është gdhendur mbi fashat e një mumjeje të zbuluar në Egjipt dy shekuj më parë, e cila sot ndodhet në Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashës që janë katërmbëdhjetë metra, përbëjnë “Librin e Mumies”, duke iu shtuar bashkangjitur mështu dymbëdhjetë mijë shkrimeve tjera të mbetura.

Adhurues të Nënës së Madhe

Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorët e Lydias u vendosën në ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, në Detin Egje, i cili është i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjëreshës së zezë Çibele, që thirrej nënë e Indo‐s.

Vajzat mësonin teogaminë e shenjtë në kolegje të veçanta, që të kujtojnë ato të Mamakones inkase e ato të Vestaleve romake. Shoqëria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra që ishin të pranishme në kultet e shenjta dhe gëzonin ndikim të fortë në vendimet më të rëndësishme.

Provë për këtë është varri Regolini Galassi, zbuluar më 1836 në Kaere, ku është varrosur princesha Larthia. veshur me një rrobë të endur me sfera të vogla të kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i një fisniku korintas që së bashku me gruan e tij Tanakuila arriti në Romë nga Tarkuinia në shek. VII sec. para Krishtit.

Në portat e Romës, një shqiponjë ia rrëmbeu kapelën Lukumonit, për t‘ia rikthyer mandej sërish. Një ndodhi e tillë shfaqet edhe në mitin actek, e në themelimin e kryeqendërs Kajamarkuila në Peru, ku një kondor kishte kurorëzuar themeluesin e saj.

Tanakuila është një emër inkas, meqë “kuila” do të thotë hënë, duke lënë të nënkuptohet se gruaja i përkiste një kulti të lashtë hënor. Në etruskisht i njejti emër është Thanakhvil, ku “than” është pamja femërore e Zotit Tin dhe “akhvil” është shërbëtore, do të thotë “shërbëtoret e zotave”, një urdhër i lashtë.

Deshmi te antikeve

‐Herodoti thotë se popullsia e Etruskëve u krijua nga shpërngulja e disa banorëve të Lidias, të cilët u pati prirë drejt brigjeve italiane Tirreni, biri i mbretit Ati; Etruskët u patën quajtur prej grekëve Tirrenë, simbas emrit të prijësit të tyre..

‐Kurse Helaniku nga Lesbi thotë se fjala ishte për Pellazgët‐banorë të Thesalisë, që qenë shpërngulur në Etruri në një çast të historisë së tyre.

‐Antiklidi u besonte të dyja këtyre hipotezave, pra që shpërngulja ishte bërë edhe prej Lidëve edhe prej Pellazgëve.

‐Historiani grek Dionisi i Halikarnasit (shek. I para Krishtit), krejt ndryshe prej të tjerëve, mbështet autoktoninë, pra origjinën indigjene të popullit etrusk.

Heshtja etruske…

Qendra fillimore dhe zemra e jetës etruske është Fanum Voltumnae, mes pyllit të dendur të Lamonit përresth Liqenit të Bolsena‐s, që i shtrinte kufinjtë e veta deri në Tarkuinia, duke formuar një vend të shenjtë në kufirin mes qiellit e tokës.

Këtu, në Tempullin e shenjtë, lukumonët e dymbëdhjetë qyteteve të shenjta mblidheshin çdo vit për të zgjedhur një prift të ri dhe për të kremtuar ceremoninë misterioze të Paska‐s, në ku thyhej buka dhe pihej vera, ndërsa pjesëmarrësve u jepej shega si simbol i ripërtëritjes.

Rasnat e dinin se detyra e tyre në tokë po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit të cilët nëpërmjet yjeve të njejtin paralajmërim. Dhjetë “Saekula” Zgjati qytetërimi i lavdishëm që ata kishin krijuar, e askush, as dhe më i fuqishmi i lukumonëve nuk ishte në gjendje t‘i kundërvihej. E u zhduk në agimin e një Dielli të ri kjo rracë e lavdishme që në heshtje e kishte mbrojtur kohën.

d
Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiThesareTkurretTraditaTrashegimiaUniversiZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Fran Babaj, artisti që u fsheh pas modestisë dhe njeriu që besoi kaq shumë në ëndrra

Next Post

Si t’ia arrish ta njohësh sa duhet, si mund të jetë i gjithi dhe përgjithmonë i yti?!

Next Post

Si t'ia arrish ta njohësh sa duhet, si mund të jetë i gjithi dhe përgjithmonë i yti?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj