Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Mjerimi i meshkujve që numërojnë flirtet, joshen prej vulgares dhe mbushen nga zbraztësia

October 27, 2016
in Psikologji
44
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

A e keni menduar ndonjëherë se pse meshkujt ngasin zellshëm pas koleksionimit të historive të dashurisë, ose pas mbrojtjes me zjarr të një evidencë të sukseshme, e cila edhe pse është fiktive prodhon një lloj sadisfaksioni, krijon atmosferën e dominuesit.

Është pikërisht kjo që potencon joshjen e tyre. Është ky trend që ka modeluar arketipin e “mashkullit të zotin”, atë lloj specie që pozicionon veten e harmonishme në habitatin, duke u orjentuar nga forca e zakonit, nga tipizimi i karakterit të tufës, ose nga patologjia, me të cilën ai është ndëshkuar.

Ata duke u përpjekur të garojnë me vetveten e tyre të shumëfishuar, vërtiten si qeni i inatosur që nget të zërë bishtin e tij. Bota, as nuk i duket e huaj, por as dhe e vetja. Nuk pretendojnë shume gjëra, por ajo që ata synojnë, është gjithçka që atyre u duhet, dhe gjithçka që ata kanë, por që kurrë nuk janë të mjaftueshme. Jetojnë në tufë si tufa. Sapo përpiqen të jenë identitete, bëhen qesharak dhe goditen nga një rrymë e papërballueshme trysnie stresi dhe vetëpërjashtimi. Gjithsesi ata nuk i lëndon dështimi, sepse kurrë nuk janë në sfidë. Ata i vret e pamundura e gjërave që synojnë, asaj gjithçkaje boshe që është fasada dhe thelbi i vetes së tyre. Zotërimet që kanë, i lejojnë ata të kapardisen, pa mundur t’u japin të drejtë të jenë sundues, sepse gjithnjë ka një guximtar të tufës që të trysnon frika e humbjes së kreut,  kërcënojnë. Gjithçka në këtë lojë dominimi mbaron pa filluar. Nuk ka nder dhe kjo nuk u lejon atyre të sillen si të sfiduar. Edhe nëse ka përballje, ajo është një lojë joshjeje synimesh dhe potencialesh zotëruese. Paraja për ta është një mjet, seksi është një qëllim, jeta është një aksident.

Në këtë vorbull sillen deri në shterrim të të mundshmes. Gjithçka tek ta shuhet. Ata ndihen të shporruar. E tashmja është gjithçka që jetojnë. Pas, asgjë, përpara, asgjë.

Filmi i tyre ka mbaruar dhe ata largohen të drobitur, duke përtypur fragmentet e shkëputura të kujtimeve që e kanë të vështirë t’i bashkojnë.

Shumë prej kësaj kategori meshkujsh nuk e kuptojnë se bataku ku ata kanë rënë është një ego e sëmurë, një molepsje që më shumë se emocion, atyre u sjell trazim dhe zbrazje. Megjithëse boshi që i ka kapluar, që vetëm i gërryen, ata rreken ta mbushin me nuanca rozë, ngjyrë të cilën mjerisht nuk e përcepton organi i tyre i të parit. Jeta e tyre është një gjendje e pezullt, pa trajtë dhe gjithnjë e ngrysur, dominuar nga një shkelqim gjithnjë i vagullt që kompensohet përmes mjetesh stimuluese, seksi i shfrenuar, paraja, alkooli, droga dhe madhështia e një krenarie që hiqet zvarrë në baltën e vulgariteteve.

Shkrimtari italian, Massimo Bisotti, i apasionuari pas psikologjisë dhe filozofisë lindore, mësohet të ketë cituar se: S’më kanë pelqyer kurrë meshkujt që numërojnë “flirtet” e tyre duke u krekosur dhe duke u shfaqur kudo. Sipas tij, janë pikerisht keto tipa të neveritshëm meshkujsh që e bëjnë seksit të humb atë rëndësinë e sekretit që ka. Janë pikërisht këto specie që orjentimin ndaj seksit si qellim, deshirës si zotërim, dashurisë si pamundësi, që e kanë transformuar sublimen e seksit, hyjninë e këtij akti në një gjest të pështirë.

Këto meshkuj nuk kanë asnjë çelës, mëton Bisotti. Ata nuk kan atë, çelësin e kutisë që mban brenda dëshirën e vërtetë, pasionin që të bën të luash mendsh, që nuk të jep kohë të mendosh asgjë tjetër në botë përveç saj, që të bën të humbësh ndjenjat kudo që ndodhesh, që kë dëshirë t’i gjuhesh brenda një pellgu me ujë të ftohtë për ta shuar në një moment të papërshtatshem.

Ata më shumë se të molepsur nga shkasi i protagonizmit përmes shalëve të femrave e pështirjeve, nuk e kuptojnë se vuajnë prej patologjisë së varësisë nga seksi, nga nevoja për të qenë gjithnjë në një pirg ku të shpalosin këndezin e tyre lafshënxirë.

Gjithsesi ata janë të lumtur në fatkeqësinë e tyre, në atë dëshirim që gjithnjë i lë zbrazur. Dashuria, pasioni, çdo nuancë e shkëlqimit të epsheve që i hyjnizon sublimja i duket e pavlerë, boshe, e neveritshme. Kjo sepse ata janë dijeni se çfarë kërkojnë, por nuk i’a kanë haberin se çfarë duan. Ajo që ata kërkojnë është pikërisht ajo krekosje, ajo paradë e pështirë flirtesh dhe zemërthyerjesh prej të cilave ata përtërihen, si vampiri pas gjakut të viktimës.

Tags: AlbaniaAlbert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArsimimiArtAsgjejaBotaBukuriaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimEpshiErosEstetikeFamiljeFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretHudhraIluminimInteligjenceJeta intimeJoshjaKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKristofor KolombiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLakuriqLarjaLekuraLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistMotiNjeriuNudoNumratNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaQytetariRecetaSekretet e seksitSeksSeksiSexShendetesiShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtepiShtetiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaUjiUniversiZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Ja cilat janë pesë rregullat për t’i vënë zarrin çasteve sublime të epjes intime

Next Post

Honore de Balzak, atë që Napoleon Bonaparte nuk e bëri dot me shpatë, arriti ta bënte ai me penë

Next Post

Honore de Balzak, atë që Napoleon Bonaparte nuk e bëri dot me shpatë, arriti ta bënte ai me penë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj