Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Rrëmbimi i Proserpinas”, trishtimi mitologjik i skalitur në mermerin e Giovanni Berninit

October 15, 2016
in Pikturë
172
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Pas afro pesë shekujsh kjo masë e stërmadhe mermeri vijon të përfshijë miliona vizitorë në një gozhdim ngjethës paniku, dhimbje dhe trishtimi. Ata e ndjej peshën e kësaj ftohtësie prej guri teksa u tendoset në fijëzat përshkuese të emocioneve që i lidh duke i ngërthyer në kurthin e një pranie që ata i bën “fajtor”. Ata, nuk kanë asnjë udhëzgjedhje tjetër vetëm se të kundrojnë këtë akt barbar, këtë nënshtrim vullneti që udhëton nga mitologjia te përfytyrimet dhe gjallimi në mermer i skulptorit te shtangia e tyre dorzan hutimit dhe paaftësisë për të bërë diçka vetëm se të trishtohen dhe mrekullohen.

“Rrëmbimi i Proserpinas” mëton në vetvete shprehjen e komunikimit artistik që trashëgojmë nga baroku. Kjo skulpturë e artistit italian Giovanni Lorenzo Bernini, është e realizuar në periudhën ndërvitase, 1621-1622. Bernini asokohe ishte vetëm 23 vjeç, kur nxori nga mermeri dhe e kredhi për kundjen këtë kryevepër. Përshkrimorja i kësaj vepre zanafillon nga mitologjia dhe kumton aktin e rrëmbimit nga Plutoni i Proserpinas.

Si me shumë nga veprat e hershme të Bernini-t, ajo është autorizuar nga kardinali Scipione Borghese, i cili e pagoi këtë kërshëri të mermertë jo më pak se 450 scudi romake. Pas përfundimit të saj, statuja është dhënë nga Scipione, Kardinalit Ludovisi, më 1622, i cili e dërgoi atë në vilën e tij.

Këtë mrekulli në mermer e ka çmuar edhe vetë kritika, e cila nuk është strukur pas vrazhdësisë dhe disiplinës mbi bazën e së cilës përcakton vlerat.

Shumë nga këta syresh e kanë mbështjell me vlerësime pozitive këtë punë, e cila e ka behur aktin e rrëmbimit, me një forcë shprehëse dhe afri komunikimi të atillë, sikur ne të jemi në çdo kohë përjetues të një momenti të trishtë, e cila e kredhur në mermer, e përjetëson trishtimin e mrekullishëm si një gjendje, e cila e rijetuar të ngjeth në çdo kohë.

Gjallëria dhe rreptësia e trajtimit të detajit, e realizuar në mermer e mbajnë Berninin të veçuar. Gishta të tendosur dhe agresiv derdhen në mermer si mbi një kurm të brishtë femre. Proserpina shëmbëllen jo vetëm viktimën e këtij akti, por edhe peshën. Skulptori e ka derdhur në mermer këtë moment si në një murosje një jetësim.

Kritiku, Howard Hibbard evidenton rëndësinë dhe vështirësinë e realizimit të detajit, duke cituar mbi “butësinë e lëkurës, derdhjet e litarëve fluturues të flokëve, lotët e Proserpinas dhe kurmi i saj kaq i gjallë”.

Gjithsesi nuk i ka shpëtuar hakërrimeve dhe mësymjeve për motivin. “Rrëmbimi i Proserpinas”, nuk ka gjetur afrinë dhe nevojën për t’u pranuar. Kësisoj Bernini është shikuar jo rrallë, vëngër, dhe sulmuar zellshëm duke yshtur këtë kategori kundështishë për të gjetur detaje që e zhveshin këtë mrekulli nga atributet e kryeveprës, megjithatë ajo mbetet e tillë, një akt i trishtë i derdhur mrekullueshëm në mermer.

Të ndalosh vërshimin mijëravjeçarë të kohë,s duke e derdhur në gurë si në një statujë prej uji, atë që trilli i mitologjisë ka stolisur me egërsinë dhe sqimën, duke e bërë të trokasë në ëndje dhe kujtesë, në forcë zotërimi dhe bindje nënshtrues, cakun e një fati të koduar në ligjësinë e heshtës së atij zenithi që ther tejpërtej kurmin e historisë njerëzore.

 

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”“Rrëmbimi i Proserpinas”AlbaniaAlbert VatajArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekBotaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikefilozofFjalaForumGiovanni Lorenzo BerniniGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiNjeriuNumratNxenesOpinionPapaPasuesitPergatitjaPeriudha e barokutPublikSekretShkencaShkolleShoqeriaShqipSkultureTkurretTraditaUniversiVatikaniZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Persiatje rreth tradhtisë, kësaj ngasësjeje drithërimash sfiduese të kurmeve flakatare

Next Post

Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar, rebeli që pataksi shoqërinë viktoriane

Next Post

Oscar Wilde, gjeniu i paragjykuar, rebeli që pataksi shoqërinë viktoriane

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj