Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

“Mendimtari” i Auguste Rodin, gjithëkohja e murosur e një Dante monumental në Portat e Ferrit

October 4, 2016
in Përshkrimore
433
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Askush më parë nuk guxoi të hidhte një peshë kaq të përbindshme mbi meditimin e një mendimtari, siç e bëri skulptori i famshëm francez, Auguste Rodin (12 nëntor 1840 – 17 nëntor 1917). Ndoshta është nga të vetmi që i besoi gjithë universin ta hidhte mbi kërë kumt. Çdo nerv, muskul i këtij kurmi të murosur është tejet i tendosur. Ai duket se jo vetëm është ulur të prehet mbi një shkëmb, por sikur ka shpërthyer prej shkëmbit. Ashtu i mpleksur ai mëton mendimtarin, forcën e transformimit të botës. Në të gjithçka është kaq e plotpushtetshme, kaq gjithëkumtuese, kaq madhështor. Në të është shtresëzuar të përfytyrimit, është formësuar përmes ngulmesh dhe shpirtëzimesh në trajtën e pashpërbëshme poeti. Ai që skulptori ka ngërthyer me një barrë të peshës së botës, është ai, Dante i paarritshëm, ai që krijoj gjithsinë shpirtërore, ai që na solli Parajsën, që në mësoi Purgatorin, që na tregoi Ferrin, ai që i dha jetës dhe shpirtërores caqet përjetshme.

Galerie e këtij jetësuesi në shkemb dhe jo vetëm, të impresioneve, forcës së shpenguar të përfytyrimit, përjetshmërisë së kredhjes, janë të shumtë, por ajo që e ka bërë Rodin të famshëm është “Mendimtari” dhe “Puthja”. Këto janë dy punët që e kanë kthyer në monument këtë ngulmëtar të transformimeve të kurajshme në art. Këtë njeri të zakonshëm, të mbetur jashtë dyerve të përvojave akademike, është arti ai që e ka katapultuar në eter. Me “Puthja” ai skaliti në përjetësi një forcë të parezistueshme pasioni. Peshën e jetës, peshën e rëndë të botës e derdhu pa droje te “Mendimtari”.

Janë këto punë dhe padyshim një pamatësi kumtesh artistike, ata që e kanë renditur  Auguste Rodi në dhjetëshen e skulptorëve më të famshëm të të gjitha kohërave.

Por “Mendimtari” është kungimi që shuguroi atë në perëndi të skulpturës moderne. Mendimtari që krejt bota njeh është vazhdimsie e “Mendimtarit në Portat e Ferrit”. Kjo qasje mbetet një prej fillesave më përfaqësuese të skulptorit francez, Augusto Rodin, këtij pararëndësi të modernitetit. Ndoshta nga të paktit që nuk u rebelua ndaj të shkuarës dhe krejt atyre që duke e përjashtuar dhe keqkuptuar, hamendën se do ta thyenin këtë daltë, do ta shuanin këtë shandan. Përkundrazi, merr prej andej shkrepëtima dhe ngjizje, jetësimi i të cilave do të ishin gurthemel i rëndë i kësaj forme shprehëse të artit. Këndejpari rreket të marrë yshtjet Rodin për veprën e tij monumentale “Mendimtari”. Spariherë e njohun si “Poeti”, kjo skupturë ishte pjesë e komisionit të Muzeut të Arteve Dekorative të Parisit. Me kast, për të patur një portik monumental si hyrje të muzeut, i cili mbeti përgjithmonë një pamundësi. Rodin e bazoi kryeveprën e tij në themelin më të qenësishëm të letërsisë botërore, në “Komedinë hyjnore” të Dante Aligerit. Së këndejmi portikun do ta pagëzonte “Portat e Ferrit”. Secila prej statujave që kridhen pas “Mendimtarit” përfaqëson një nga personazhet e poemës epike. Që në fill, “Mendimtari” mendohej të paraqiste poetin italian Dante Aligeri para Portave të Ferrit, duke peshuar poemën e madhe. Skulptura është qëllimisht nudo, kësisoj jo vetëm se Rodin donte që “mendimtarin” ta kridhte në shtatin muskuloz të një figure të ngjizur në imagjinatën e frynës së Mikelanxhelos, për të përfaqësuar si intelektin, po aq sa poezinë, por edhe për të kumtuar personalitetin dhe forcën shëmbëllyese. Mes klasikes dhe modernes, traditave dhe kulturave të cilave i përket edhe kryevepra “Komedia Hyjnore”, Auguste Rodin jetëson poeti, “rishkroi” në skulpturë këtë vepër monumentale të historisë së letërsisë dhe gjithëkohjes së mendimit dhe krijimit, risolli ndryshe por të prekshën dhe meditues Dante Aligerin.

 

Tags: AlbaniaAlbert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArsimimiArtAsgjejaBotaBukuriaDashuriDijaDijeDisiplinaEdukateEkuilibriEmancipimErosEstetikeFamiljeFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretHudhraIluminimInteligjenceJeta intimeJoshjaKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKristofor KolombiKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLakuriqLarjaLekuraLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistMotiNjeriuNudoNumratNuriNxenesOrgazmaPastrimiPerdorimiPerendimiPergatitjaQytetariRecetaSekretet e seksitSeksSexShendetesiShendetiShkolleShkrimShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtepiShtetiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaUjiUniversiZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

“Puthja” e mermertë e Auguste Rodin, më e zjarrta e kumtit estetik prej më të trishtes dashuri kurorëshkelësish

Next Post

Fjalët e fundit në shtratin e vdekjes të Steve Jobs… atij që i dhuroi botës mollën e kafshuar të pasionit

Next Post

Fjalët e fundit në shtratin e vdekjes të Steve Jobs… atij që i dhuroi botës mollën e kafshuar të pasionit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj