Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Leximi, si një mundësi e rekomanduar shkencërisht për shmangien dhe trajtimin e shumë anomalive shëndetësore

October 3, 2016
in Libra, Të përzgjedhurat
61
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Më shumë se një ndërveprim kimik me organizmin, leximi, është një terapi e pashembullt e ndikimit që ka në shëndetin tonë. Është e provuar tashmë se pjesën më të madhe të sëmundjeve e shkakton; luhatja e humorit, gjendja e mbingarkuara depresive, stresi, aritmia. Kimikatet që krijon organizmi nën gjendjen e ngarkuar ndikojnë në prishjen e barazpeshës së lëngjeve që sekreton organizmi si stimul i imunitetit. Përmes leximit, leximit të atyre teksteve që na bëjnë vërtetë të ndihemi mirë, më shumë se të harrohemi, ne stimulojmë organizmin në parandalimin e sulmeve të befta. Shkencërisht, ndoshta duhet një referim shtesë për të ofruar kushtet e një argumentimi më bindës, por teksti i mëposhtëm dhe srpovat e përcjella përmes përvojave bëjnë që kjo e vërtetë të ballafaqohet me faktet.

Quhet biblioterapi dhe në shumë raste funksionon. Ajo që i beson është një zonjë e lindur në Renë në vitin 1967, romanciere dhe gazetare e famshme. Nuk është një terapeute, por një zonjë që e vlerëson shumë penën. Ajo e ka përdorur leximin si kurë, madje ka shkruar edhe një manual kurioz: romanët që mund të shërojnë çdo sëmundje. Je grua dhe injoron domethënien e fjalës orgazëm? Më mirë të kuptosh shkaqet se sa të helmohesh me ilaçe të llojeve të ndryshme, përfshi këtu edhe antidepresivët. Atëherë mund të fillosh të lexosh “Musica” të Yukio Mishima, që tregon historinë e një vajze bukuroshe 25-vjeçare, paciente e doktor Reikos, tërësisht e paaftë për të dëgjuar ndonjë pjesë të çfarëdollojshme muzikore. Pas disa seancash, psikiatri zbulon se në të vërtetë mungesa e veshit muzikor është një bllokim simbolik dhe e diagnostikon me sëmundjen ftohtësi seksuale. Tregimi zhvillohet përgjatë një rruge që të çon te zgjidhja. Të ndjekësh faqe pas faqe mendimet dhe emocionet e protagonistëve është një terapi shumë e mirë. E njëjta bisedë është edhe për impotencën: “Bileta e skaduar” e Roman Gary është më mirë se viagra, sidomos nëse shoqërohet me “Festa” të Ernest Heminguejt.

Ankthi, depresioni apo dhimbjet e kokës, leximi i librave që na pëlqen mund të na shërojë nga çdo sëmundje. Librat dhe muzika tani mund t’i largojnë përfundimisht ilaçet

Nëse problemi qëndron tek alkooli, droga, autorja franceze është krejtësisht kundër librave dhe studimeve shkencore, që me fjalë boshe mundohen të të nxjerrin nga kjo gjendje, por mund të bazohesh tek “24 orë nga jeta e një gruaje” të Stefan Zvajg. Në pak fletë, me një përshkim të shkëlqyer e ke më të lehtë të krijosh një ide ndaj gjërave që të krijojnë varësi. Nëse edhe kjo nuk funksionon, pa problem mund të kalohet në “Kënaqësia dhe vesi i të tymosurit” të Italo Svevo, “Poshtë vullkanit” të Malcom Lowry (sidomos në mbrëmje), apo te “Romani me kokainë” i Mihail Ageev. Duke lënë mënjanë ironinë dhe dyshimet e atyre që nuk besojnë, të kurohesh duke lexuar, siç shpengojnë psikologët, i ndihmon personat që vuajnë të reflektojnë mbi veten, të fuqizojnë kapacitetet konjektive dhe emotive, duke marrë më tepër njohuri dhe duke hartuar strategji të reja se si mund t’i administrojnë më mirë problemet që kanë”.

Në SHBA për përdorimin e librave, sidomos në kurimin e sëmundjeve të tilla si ankthi dhe depresioni, ka folur që në vitet ‘30 psikiatri William Menninger. Në Britaninë e Madhe, biblioterapia e kalon shërbimin shëndetësor kombëtar. E meqë jemi në sezonin e problemeve respiratore mund të kërkojmë shpëtim te “Zonja e kamelieve” i Aleksandër Dumasë (i riu), “Mali i magjepsur” i Thomas Mann, apo “Krahët e pëllumbit” i Henry James. Sigurisht aty bëhej fjalë për tuberkulozin, por duke qenë se ekziston një lidhje mes tyre është më mirë të informohemi më parë për të shmangur rreziqet e mëvonshme. Ashtu si biblioterapia, një vend të veçantë sot zë edhe muzikoterapia.

Është parë se ajo ngre humorin dhe dëshirën për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë. Sot, muzikoterapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muzikoterapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur “tradicionale”. Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull, duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpeshherë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre. Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndier veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muzikoterapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista “Medical Journal” ka publikuar një artikull për muzikoterapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë.

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajAmerikaArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAzdreniAziaBiblotekBogdaniBotaBudaBudi BradhiDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEsseEstetikeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjergj FishtaGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiKadareKeshillaKinaKohaKoliqiKomentKonfuciKonfucizmiKonicaKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKujteseLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMigjeniMilloh Gjergj NikollaMjerimMoralistNjeriuNumratNxenesNxenesitOpinionPapaPasuesitPerendimiPergatitjaPoeziProzePublikSekretShatongutShkencaShkolleShoqeriaShqipShtetiSkamjeSkënderbeuSokratiTkurretTraditaTrashegimiaUniversiVatikaniVjersheZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Gjeni përkatësinë e profilit tuaj dashurorë përmes numerologjisë

Next Post

Hudhra, që nga adhurimi i egjiptianëve të lashtë deri tek domosdoja e përdorimit të përditshëm

Next Post

Hudhra, që nga adhurimi i egjiptianëve të lashtë deri tek domosdoja e përdorimit të përditshëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj