Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Ezra Pound, det i thellë në dallgëzim, ky “Dante” modern i poezisë

October 30, 2022
in Autorë
194
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ezra Pound është një nga poetët më me shpirt dhe ambicioz i periudhës moderne (gjysma e dytë e shekullit XX). Mund ta krahasojmë me një det të thellë imazhesh, që dallgëzon ndjenja dhe figura të kripura e të ëmbla, mund ta krahasojmë dhe me një filozof, që u buzëqesh me sarkazëm ligjeve të jetës, të pasjetës dhe atyre të politikës.

I lindur në Hailey të Idahos, më 30 tetor 1885, biri i Homer Loomis-it (i cili ishte përgjegjës i prodhimit të parave dhe monedhave në këtë qytet), Pound-i krijoi miqësitë e para me gjendjen e thatë dhe të nxehtë të natyrës, klimë e Idahos, si dhe klimën e monedhave të shkrira nga nxehtësia e furrave në dhomëzat e punës së babait. Kjo nxehtësi mund të ketë qenë shkaku i pasionit të tij për gjuhën e shkruar dhe i mundimeve të shumta që pësoi për faj të pasionit ekonomik dhe politik.

Identiteti i tij si poet, u krijua tek po largohej nga Amerika për në Venecia më 1908, me një anije të ngarkuar me bagëti.  Ndërmori këtë udhëtim për shkak të humbjes së punës si profesor i gjuhëve romantike në Kolegjin Presbiterian Webash, pasojë e një skandali, pasi kishte ftuar një aktore në dhomën e tij, gjatë një shtrëngate. Tek luftonte me gjendjen e varfër financiare, në Venecia krijoi një përmbledhje me 45 poezi dhe e publikoi nën titullin A Lume Spento. Vendosi të udhëtonte për në Londër, qendrën e jetës letrare, ku, si çdo poet tjetër, nisi t’i dërgonte poezitë nëpër revista. Ishte me fat, pasi editori i revistës New Age bëri të mundur publikimin e herëpashershëm të artikujve dhe poezive të tij; gjithashtu, ai e njohu me një rreth artistësh dhe intelektualësh. Pound adhuronte poetët modernë si Yeats (me të cilin punoi për disa kohë), Eliot-in, (të cilit i redaktoi poemën Toka e Shkretë), William Carlos Williams-in dhe James Joyce -n.

Më 1912 Pound-i themeloi një instrument të ri letrar, lëvizjen Imazhiniste, e cila buroi nga pakënaqësia e tij për stilin e vargjeve me rima, vargje të cilat, sipas tij, “kanë humbur muzikën e tyre për shkak të ndjekjes së përpiktë të hapit të strukturës metrike, e cila zëvendëson modelin intirkant të kompozimit me vesh, me rregullin e metronomit.”   Kjo lëvizje ndërthuri krijimin e imazhit me kërkesën e rreptë të shkrimit të paepur. Manifesti i Imazhinizmit, apo Vorticizmit, siç u emërua me vonë, u jepte rëndësi tre elementëve më kryesorë të poezisë: lojës me imazhin, muzikës dhe kuptimit. Poeti i jepte rëndësi çdo fjalë dhe, si pasojë, poezia “përshfaq një kompleks emocionues dhe intelektual në një çast të kohës.”  Vargu i lirë dhe estetika e imazhit, u ndikuan veçanërisht nga poezitë klasike kineze, sidomos stili Hokku (poezi dy vargëshe), një dashuri letrare kjo, të cilën Pound-i e adoptoi, sidoemos, në përkthimet kineze të përmbledhura në librin Cathay, (vazhdimi i dorëshkrimeve të Fenollozas), në vitin 1915. Gjithashtu, shumica e poezive të Lustres (1916), veçanërisht poezia Në një stacion të metrosë, përmbajnë një shpirt të thellë imazhi të thjeshtëzuar në pak fjalë.

Një karakteristikë tjetër e poezisë së Pound-it, e cila duket sidomos në librin Personae (1926), është qëndresa e tij filozofike dhe sarkazma që shfaq, jo vetëm ndaj subjektit, por edhe ndaj folësit të shpikur nga vetë Pound-i, një karakter ky me të cilin Pound-i nuk mund të identifikohet.  Në poezinë “Cantico del Sole” me vargjet “Mendimi se si do të ishte Amerika nëse klasikët do kishin një qarkullim të gjerë, më turbullon gjumin”, poeti kritikon fenomenin se arti qe hedhur poshtë nga kultura amerikane.  Folësi i kësaj poezie, është “gjykatësi, i cili aprovon turpin në artin klasik, përderisa auditori i artit klasik është shumë i vogël.  Poeti me tallje përsërit shprehje të censurës, megjithatë, ai zëvendëson fjalën “pornografi” me fjalën “klasikët.”

Megjithëse këto stile i japin krahë personalitetit dhe gjuhës origjinale dhe të veçantë të Pound-it, thesari i tij më i madh gjendet në stilin epik të Kanto-ve, të cilat nga viti 1924 dhe deri në fund të jetës së tij, zotëruan pasionin, mendjen dhe frymën e tij jetësore dhe letrare. Kanto-t, për të cilat punoi thujase pesëdhjetë vjet, janë meditime mbi historinë e së kaluarës, mbi Homerin, Virgjilin, Danten, për t’i dhënë kuptim kohës së Pound-it, kohë e trazuar nga lufta dhe e turbulluar nga gjaku.  Synimi i Pound-it mund të ketë qenë që, nëpërmjet këtyre Kanto-ve, të krijonte një frymë të përbotshme ankthi. Kjo ide është e simbolizuar nga gjuhët e ndryshme që ai përdor (kineze, italiane, franceze, spanjolle) për të thyer vargun e rregullt anglez, një teknikë që të stimulon ndjenjën e kaosit në botë gjatë shekujve.

Në këto poezi epike, Pound-i luan me fragmente historie, me citime  librash, poetësh, politikanësh, me biseda të përditshme, duke e kthyer Kanto-n në një poezi idesh, veç rregulli i prishur nga ngjeshja e këtyre ideve, lëmohet nga tingulli dhe lirika antike e gjuhëve në kullën Babel. Ky kaos në vargun poetik, lindi veçanërisht nga kaosi që ekzistonte në mendjen e Pound-it, që nga izolimi në një kafaz pranë kullës së Pizës, ku poeti i burgosur kaloi gjashtë muaj nga jeta e tij.  Çmendia dhe gjeniu i tij lulëzojnë nga Kantot e Pizës (1948).

Imazhi i tmerrshëm i Luftës së Parë Botërore, ndikoi shumë te Pound-i dhe nxiti interesin e tij mbi politikën dhe teoritë komplote.  Pas lëvizjes së tij në Rapallo të Italisë, më 1925, Pound-i nisi të shkruante ese rreth teorive ekonomike të fashizmit, si autoriteti kryesor. Adhurues i Musolinit dhe urryes i çifutëve, Pound-i kyçi pasionin e tij për gjuhën e ëmbël letrare dhe hapi pasionin e kripur politik dhe ekonomik, pasion që e çoi drejt rrënimit.  Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pound-i dha transmetime nga Radio Roma, fjalime në të cilat ngrihej kundër trupave amerikane dhe kundërshtonte pjesëmarrjen e Amerikës në këtë luftë dhe ekzaltonte idetë fashiste të Musolinit.

Një nga shënimet më të errta të historisë amerikane ishte trajtimi që Pound-i mori si i burgosur. Në pranverë të vitit 1945, i dënuar nga ligji amerikan si tradhëtar, u arrestua nga partizanët dhe iu dorëzua forcave amerikane. Për gjashtë muaj, poeti i madh u burgos në një kafaz me kushte kafshore. Jetonte në një kafaz me rrogozë metali, me batanije si shtroje për krevat, një kanaçe si nevojtore dhe një dritë që nuk shuhej kurrë.   Dalëngadalë u thith nga kaosi i çmendisë. Më pas, doli para ligjit në Uashington D.C., por nuk u dënua për shkak të dëmtimit nervor. E transferuan në spitalin e çmendisë “Shën Elizabeta”. Aty kaloi 15 vjet në vetmi dhe thuri vargjet e Kantove të Pizës, pjesët e titulluara Gërryerja e Gurit (1955) dhe Thronet (1959).  Pasi u lirua nga spitali, më 1972, u kthye në Itali dhe vdiq në Venecia.

U shua poeti i madh, një Homer modern, ( çuditërisht dhe babai i tij quhej Homer) dhe një Dante modern, ( dhe ai e provoi ferrin dantesk, madje brenda në Itali).

Tingëllon ironike, por çmendia e çoi Ezra Pound-in drejt mendjes së shëndoshë. Ky poet – luan, prozator, përkthyes, politikan, që jetoi jetën e njeriut dhe të kafshës, që këndoi vargjet e historisë si bilbili dhe shau me gulçime dragoi përsëritjen e historisë, i dhuroi  ekzistencës njerëzore një botë të re ngjyrash, figurash, ndjenjash dhe, nëpërmjet radikalizmit, triumfoi.

Sidorela RISTO

Tags: “Biri i Qiellit”“Pranvera dhe Vjeshta”AlbaniaAlbert AjshtajnAlbert VatajAloe VeraAmerikaAnatomiaArsimimiArtArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekBotaBudaBukuriaDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEkuilibriEpshiErosEsseEstetikeFamiljeFemijefilozofFilozof kinezFjalaForumGjithçkajaGjithsesiHidratimiHiretHistoriIluminimInteligjenceJaponiaJezu KrishtiJoshjaKënaqësiaKeshillaKinaKohaKomentKonfuciKonfucizmiKonspiracionKrijuesiKristofor KolombiKritikeKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetLarjaLekuraLexuesLibriLiriaMatematikaMaterialMendimiMoralistMotiNjeriuNudoNumratNuriNxenesNxenesitOpinionOrgazmaPapaPastrimiPasuesitPerdorimiPerendimiPergatitjaPublikRecetaSekretSeksiShatongutShendetesiShkencaShkolleShkrimShoqeriaShqipShtepiShtetiSokratiSpecialistiStudimTemperaturaTkurretTraditaTrashegimiaUjiUniversiVatikaniZbulimZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Besimi, pasionet e përbashkëta, respekti dhe vlerësimi reciprok, gracka e dashurisë me një mik

Next Post

Se shekulli i njizetët àsht shekulli i apoteozëz së misrit nder foletë e shqypeve

Next Post

Se shekulli i njizetët àsht shekulli i apoteozëz së misrit nder foletë e shqypeve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj