Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Urtësi

Vincent van Gogh: Të vuajturit pa u ankuar, është i vetmi mësim që mund të marrësh në këtë jetë

alsiva by alsiva
September 10, 2016
in Urtësi
0
SHARES
201
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
  • Unë nuk njoh asgjë me qartësi, por pamja e yjeve më bën të ëndërroj.
  • Shpesh mendoj se nata është më e gjallë dhe më e shumëngjyrshme se dita.
  • Unë përjetoj një periudhë kthjellimi drithërues në ato momente kur natyra është aq e bukur. Unë nuk jam më vetja ime, dhe pikturat duken sikur janë bërë në një ëndërr.
  • Unë mund të bëj fare mirë pa Zotin në jetën time dhe në pikturat e mia, por unë, pa Zotin, i vuajtur siç jam, nuk mund të bëj diçka që është më e madhe se unë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar.
  • Unë e vë zemrën time dhe shpirtin tim në veprën time, dhe e humb mendjen time në procesin e krijimi të saj.
  • Gjërat e mëdha janë bërë nga gjëra të vogla të bashkuara mes tyre.
  • Lumturia… ajo ndodhet në gëzimin e arritjeve, në trillin e përpjekjeve krijuese.
  • Unë ëndërroj duke pikturuar, pastaj e pikturoj ëndërrën time.
  • Mendoj se nuk ka gjë më vërtetë artistike se t'i dashurosh njerëzit.
  • As vetëdija e rrëzueshmërisë sime nuk mund të më frenojë së bëri gabime. Vetëm kur rrëzohem, unë ngrihem prapë.
  • Mos e ngujo frymëzimin dhe përfytyrimin; mos u bë skllav i modelit tënd.
  • Ndërgjegja është kompasi i njeriut.
  • Teksa ne ecim në jetë, bëhet gjithnjë më e vështirë të ndeshemi me vështirësitë që janë rrënjosur në zemrën tonë.
  • Një pikturë e mirë është e barbartë me një bamirësi.
  •  

Këtu poshtë, po paraqesim një përzgjedhje të fjalëve të shkruara nga Vincent, shkëputur nga letrat që I dërgonte Theo-s, përzgjedhje që më së miri e nxjerr në pah gjendjen e tij shpirtërore:

  • Për të vepruar në këtë botë, duhet të vdesësh brënda vetes…Njeriu nuk gjendet përmbi tokë vetëm për të qenë i lumtur, as dhe për të qenë thjesht i ndershëm. Gjëndet për të realizuar gjëra të mëdha për shoqërinë, për të arritur fisnikërinë e shpirtit e për t’u hedhur përtej vulgaritetit në të cilin hiqet zvarrë egzistenca e pothuaj të gjithë individëve.
  • Për çfarë mund të jem i dobishëm, për çfarë duhem? Ka diçka brenda meje, por çfarë është?
  • Njeriu është i huaj përmbi tokë dhe jeta e tij është një udhëtim i shkundulluar nga stuhitë.
  • Ç’është të pikturuarit? Si arrihet? Është akti i shpalosjes së një peisazhi, nëpërmjet një muri të padukshëm prej hekuri, që me gjasë gjendet mes asaj që ndjen e asaj që mundesh.
  • Më pëlqen më shumë të pikturoj sytë e njerëzve se sa katedralet, sepse në sytë e njerëzve egziston diçka që nuk gjendet në katedralet, sado madhështore e hijerënda që të jenë.
  • Do të doja të pikturoja burra e gra me nuk di se ç’gjë të përjetshme, për të cilën, dikur, simboli ishte aureola që ne e kërkojmë në rrezatimin e brendshëm e në regëtimën e koloritit tonë.
  • Gjithçka është në të njejtën kohë, simbol dhe realitet.
  • Të vuajturit pa u ankuar, është i vetmi mësim që mund të marrësh në këtë jetë.
  • Ngandonjëherë, ashtu si dallgët e dëshpëruara që thërrmohen ndër shkëmbinj, unë ndjej dëshirën turbulluese për të përqafuar diçka…
  • Në ethen time trunore apo në çmendurinë, nuk di si ta çuaj, mendimet e mia kanë lundruar në shumë dete.
  • Është e vështirë të largohesh nga një vend, përpara se të kesh treguar në një farë mënyre se e ke ndjerë dhe e ke dashur.
  • A e di ti, Theo, këtë shprehje të një poeti holandez: “jam lidhur me tokën me fije më shumë se tokësore”?
  • Nuk jetoj për veten, po për brezin që do të vijë.
  • Natyra është mënyra më e mirë për të kuptuar artin; piktorët na mësojnë që të shikojmë.
  • Nëse do të vlej diçka në të ardhmen, vlej edhe tashti, sepse gruri është grurë, edhe pse qytetarët në fillim e pandehnin bar.
  • E kështu, për punën time rrezikoj jetën dhe kam humbur gjysmën e arsyes.
  • Njeriu është i huaj përmbi tokë, dhe jeta e tij është një udhëtim I tronditur nga stuhitë.
  • Jeta jonë është si çapitja e një pelegrini. Një herë pashë një pikturë të shkëlqyer, paraqiste një peisazh mbrëmësor. Në të djathtë, në largësi, një rresht kodrinash që dukeshin si blu në lagështirën e mbrëmjes. Përmbi këto kodrina, vezullimën e perendimit, retë gri të përvijuara me argjend, me ar e me purpur. Peisazhi është një rrafshinë e mbuluar me bar e me shkurre dhe aty- këtu me lëvoret e bardha të mështeknave, gjethet e së cilave janë të verdha, sepse është vjeshtë. Mespërmes peisazhit gjarpëron një rrugë që të çon kah një mal i lartë, shumë, shumë të largët, e mbi majën e malit, një qytet mbi të cilin dielli që perendon lëshon një dritë lavdie.
  • Mbi rrugë ecën një pelegrin që në dorë ka një bastun. Ai tashmë është duke ecur që prej shumë kohe dhe është i lodhur. Takon një grua, një figurë krejt në të zeza që të sjell ndërmend fjalët e Shën Palit: “Edhe pse e trishtë, prapëseprapë gjithnjë e hareshme. Ky engjëll i Zotit është vënë aty për t’i dhënë zemër pelegrinit e për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij; dhe pelegrini e pyet: “A shkon gjithnjë përpjetë kjo rrugë?”. Dhe përgjigja është: “Po, deri në fund”. E pelegrini pyet sërish: “A do të vazhdojë gjithë ditën udhëtimi?” Dhe përgjigja: “Nga agimi deri në mbrëmje, miku im”. Dhe pelegrini vijon rrugën e tij, i trishtë e prapëseprapë gjithë hare.
  • Në pranverë, një zog në kafaz e di mirë se ka diçka së cilës mund t’i shërbejë, e ndjen shumë mirë se ka diçka që do mund ta bënte, por nuk mund të bëjë asgjë, e çështë kjo? Nuk i kujtohet mirë, ka ide të vagullta dhe thotë: “Të tjerët bëjnë foletë e tyre, nxjerrin jashtë të vegjëlit e tyre dhe i ushqejnë”, e mandej përplas kokën e tij të vockël në telat e kafazit. Por kafazi nuk tundet dhe zogu çmendet prej dhimbjes. “Shiko çfarë bjerraditësi”, thotë një tjetër zog që kalon aty pranë, “ai është një tip që jeton me të falur”. E megjithatë, i burgosuri vazhdon të mbahet, nuk vdes. Jashtë nuk duket asgjë prej asaj që ai ka brënda. Ka shëndet të mirë e kohë më kohë, ndjehet i gëzuar nën rrezet e diellit. Po mandej vjen koha e dashurive. Dallgë depresioni. “Por, a ka me të vërtetë gjithçka që i nevojitet?”- thonë fëmijët që kujdesen për të e për kafazin e tij. E ai, rri i palëvizur me vështrimin e ndehur kah qielli,  ku vërehet kërcënimi i një shtërngate, e brenda vetes ndjen rebelim ndaj fatit  të tij. “Rri në kafaz, rri në kafaz, e nuk më mungon asgjë, budallenj! Kam gjithçka që më nevojitet! Por ju lutem, liri, lermëni të jem një zog si të tjerët!”. Kështu, ndonjëherë, një njeri që nuk bën asgjë, i ngjan një zogu që nuk bën asgjë.
Tags: Albert VatajArtFilozofiFjale te urtaMaksimaMendimePiktoriShqipThenieUrtësiVan GogVincent Van Gogh
Previous Post

Pieter Bruegel, alegoriku i pikturës, ai që shkroi dhe fshikulloi me penel

Next Post

​11 Shtatori 2001, kur bota përjetoi apokalipsin

alsiva

alsiva

Next Post

​11 Shtatori 2001, kur bota përjetoi apokalipsin

Discussion about this post

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

0

Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik

0

Wolfang Amadeus Mozart, më brilanti që bota njohu, “shenjtori” që ktheu muzikën në besim

0

Salvador Dali, surrealisti më kokëkrisur dhe më përfaqësues i pikturës

0
“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

“Ugolino dhe djemtë e tij”, si i nxori nga Ferri Dantes skulptori Jean-Baptiste Carpeaux dhe i “burgosi” në mermer

December 1, 2023
Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe, dhe ikën për të mos u kthyer më duke lënë pas vetëm pendim

December 1, 2023
Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

Sot 65 vite më parë në Teatrin “Migjeni”, Shkodër vinte në jetë nga Prenkë Jakova, Llazar Siliqi dhe Andrea Skanjeti, “Mrika”, opera e parë shqiptare

December 1, 2023
Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

Xhakomo Puçini, një i ri harrakat dhe i padisiplinuar, që u bë një nga kompozitorët më të mëdhenj të kapërcyellit të dy shekujve

November 29, 2023
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj