Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

9 Maj nga dita e fitores mbi mizorinë naziste, kujtesës së heronjve të lirisë, tek Dita e Evropës

May 9, 2018
in Histori
79
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Më 9 Maj 1945, në kontinentin e Evropës përfundoi lufta më e përgjakshme që kishte parë njerëzimi ndonjëherë, kacafytja kundër nazifashizmit. Kjo datë shënon triumfin e rezistencës popullore kundër makinerisë vrasëse, të emancipimit kundër errësirës ideologjike të nazifashizmit, të popujve kundër perandorisë, të barazisë kundër shfrytëzimit. 5 vite më pas, po më 9 Maj 1950, u lidh marrëveshja e parë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Francës, për bashkimin e industrive të çelikut dhe thëngjillit, për të vazhduar pastaj me marrëveshje tjera ekonomike, dhe krahas kësaj zgjerimin e shteteve nënshkruese.

Bashkimi Evropian që njohim sot kështu kishte filluar, ndaj 9 Maji është Dita e Evropës.

Projekti i Evropës së bashkuar kishte parakusht barazinë midis popujve, dhe lirinë e tyre për t’u bashkuar vullnetarisht në projektin e përbashkët. Prandaj, 9 Maji 1950 s’do të ishte i mundur pa 9 Majin e vitit 1945, ditën e fitorës kundër fashizmit. Paqja e qëndrueshme në Evropë, sot të bashkuar, por historikisht në luftë, ka në themel dy shtylla të forta: barazinë mes shteteve dhe qytetarëve të atyre shteteve paprekshmërinë e kufijve të këtyre shteteve. Vetëm duke e njohur njëri tjetrin në mënyrë reciproke dhe si të barabartë, dhe vetëm duke ia njohur kufijtë shtetëror si të pacenueshëm, u bë i mundur projekti për bashkëpunim reciprok mes shteteve në të mirë të të gjithëve.

Më 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez Robert Schuman, që më 9 maj 1950 formuloi idenë e BE. Që nga viti 1985 kryetarët e shteteve dhe të qeverive vendosën ta kremtojnë 9 majin si ditën e Europës.

Më 23. korrik 1952 hyri në fuqi në Evropë Montanunioni. Komuniteti Evropian për qymyrin dhe çelikun ishte bërthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, që u krijua në vitin 1957 me traktatet e Romës. Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua në fillim të viteve 1990-të Bashkimi Evropian. Montanunion, në të cilin bënin pjesë Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i atëhershëm i Jashtëm francez Robert Schuman.

Schumann dhe Adenauer hedhin themelet e BE-së

Pesë vjet kishin kaluar që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as njëvjetorin e saj, kur ministri i Jashtëm francez Robert Schuman propozoi administrimin e përbashkët të prodhimit të qymyrit dhe të çelikut. Plani Schuman ishte një revolucion: Një zyrë mbinacionale do të ngarkohej me kompetenca vendimmarrëse. Marrëdhëniet gjermano-franceze ishin të ngarkuara me mosbesim: A do të binte Gjermania përsëri si pas Luftës së Parë Botërore në megallomani nacionaliste dhe do të kërcënonte fqinjët e saj? Apo horrori i luftës dhe i vrasjeve do t’u jepte dorë forcave demokratike dhe paqedashëse dhe ato do të mundësonin pajtimin? “Evropa duhet të pushojë së qeni një vend betejash, ku palët armike mbyten në gjak. Nga ky vetëdijësim i paguar kaq shtrenjtë, ne duam të ecim në rrugë të reja, që na çojnë në një Evropë të bashkuar dhe në paqe.”

Kështu u shpreh Robert Schuman, një nga pionierët e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermaninë, Luxemburgun dhe Francën dhe kishte përjetuar të dyja luftërat botërore. Schumann kishte lindur në perandorinë gjermane me gjuhë amtare atë të Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi në Luxemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz.

Kur Alsazas-Lorena pas Luftës së Parë Botërore 1919 nga Gjermania i kaloi Francës, Schuman mori nënshtetësinë franceze. Në Francë ai filloi karrierën politike. Megjithëse ai gjatë gjithë jetës e foli frëngjishten me theks, pak pas Luftës së Dytë Botërore ai u bë kryeministër i Francës dhe më vonë ministër i jashtëm. Si i tillë ai ndërmori një iniciativë, që e ka ndryshuar Evropën deri sot e kësaj dite. “Qeveria franceze propozon që të vendosë prodhimin gjerman dhe francez të qymyrit dhe të çelikut nën një administrim të përbashkët.”

Me propozimin për një Montanunion me qarkullimin pa doganë të mallrave ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, që duhej të ishte e hapur edhe për vende të tjera, Schuman donte të ankoronte bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe lidhje të forta ndërmjet dy vendeve, dikur të armiqësuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti një partner në anën gjermane, i cili ndiqte të njëjtat qëllime. “Hekuri dhe çeliku kanë luajtur një rol fatal në dekadat dhe shekujt e fundit në luftërat e popujve evropianë kundër njëri-tjetrit, sepse të gjitha armët ishin prej hekuri dhe çeliku. Tani hekuri dhe çeliku duhet t’i bashkojnë popujt evropianë në një terren të përbashkët të veprimit dhe mendimit.”

“Schuman vizionar i madh evropian”

Plani Schuman, themelimi i mëvonshëm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes së Komunitetit Evropian, sepse në deklaratën e tij ministri i Jashtëm francez parashikonte integrimin e mëvonshëm të shteteve të tjera anëtare. Bindja e tij ishte, që Montanunioni do të çonte në një Union më të madh dhe më të fortë: “Ky propozim vë për herë të parë në jetë një federatë evropiane, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes.”

Megjithatë në fillim të viteve 50-të nuk ishte pjekur ende koha për zgjerimin e planeve të Schuman-it. Dy vjet më vonë ai dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit të Jashtëm, sepse nuk ishte në gjendje të realizonte idenë e Bashkësisë Evropiane. U deshën edhe shtatë vjet, derisa shtetet evropiane qenë të gatshme, që të angazhoheshin për lidhje më të ngushta me anë të marrëveshjes së Romës. Por përpjekjet e Schuman-it u shpërblyen: Ai u bë presidenti i parë i Parlamentit Evropian.

Adenauer pati thënë më vonë, se Schuman që në vitin 1950 kishte qenë një vizionar i madh evropian: “Ai pa më tej, nga sa shihja unë, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion për arsye ekonomike! Ajo ishte një çështje e rëndësishme politike.”

Dhe ishte fillimi i një bashkimi që thellohej, që sot përfshin 27 shtete me rreth një miliardë qytetarë. Montanunion nuk ekziston më. Marrëveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjetësh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan në vitin 2002 në marrëveshjet e reja të BE-së.

Tags: 9 Maj9 Maj 1945Dita e Evropës
Previous Post

Kujtesë në pambarim, sot në ditën e vdekjes së Norbert Jokl, albanologut më të shuqar gjerman

Next Post

Fridrih Shiler: Detyra e artistit në mbrojtje të integritetit të vet… të refuzojë të jetë dishepull apo i përkëdheluri i kohë së vet

Next Post

Fridrih Shiler: Detyra e artistit në mbrojtje të integritetit të vet... të refuzojë të jetë dishepull apo i përkëdheluri i kohë së vet

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj