Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Dimri i Madh i Vetmisë së Shkrimtarit sipas Rudolf Markut

February 27, 2016
in Forum
68
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Vetmia e Kadaresë na kujton gjithnjë atë thënien e Poetit se Talenti i Madh nuk të lë të jetosh. Por nuk të lë as edhe të Vdesësh!

1.

Fjala vetmi është njëra ndër fjalët që shfaqet me intensitet të pavullnetshëm në krijimtarinë e Ismail Kadaresë, që në tituj poezish të hershme, në tituj librash dhe në rreshta esesh, poezish dhe në labirinthet e komplikuara të prozës së tij. Siç na e kujton vetë Ismail Kadare herë pas here, shkrimtari është njëri ndër njerëzit më të vetmuar të racës njerëzore. I ndryrë vullnetshëm në muret e burgut të dhomës, i rrethuar nga pirgje librash dhe letrash, shkrimtarit i duhet t’i kalojë orët e ditëve dhe të netëve para fletës së bardhë, a para shkëlqimit të akullt e të pashpirt të ekranit kompjuterik a të laptopit, duke shkruar, korrigjuar, duke ndërtuar botëra dhe fate njerëzore, më të vërteta se bota dhe fatet njerëzore që janë jashtë dritareve të shtëpisë, në rrugë të madhe… Vetmia e Shkrimtarit është njëri ndër subjektet më të rrahur e të diskutuar. Heminguej, në fjalën e mbajtjes me rastin e marrjes së “Nobelit”, i kujtoi Botës se “Writing, at it’s best, is a lonely Life. Një tjetër shkrimtar i njohur amerikan, John Steinbeck, bashkëkohës i Heminguejit, po ashtu i pëlqente të fliste për vetminë e Shkrimtarit, si për një Fatalitet a Nëmje. Për psikologët që janë të gatshëm t’i japin një shpjegim logjik çdo gjëje, ajo që supozohet si vetmi e shkrimtarit është përqendrimi, kontrolli mbi një botë të imagjinuar, kontroll të cilin nuk mund ta kemi kurrë në jetën reale…Vërtet?

Për shumë shkrimtarë të mëdhenj,Vetmia është Liria e tyre e vetme. Franc Kafka është njëri ndër shkrimtarët më të vetmuar të shekullit XX. Lev Tolstoy merrte arratinë në moshën 82-vjeçare, për të ecur i vetmuar rrugëve të fshatrave tërë baltë të Rusisë, për të vdekur në një stacion të braktisur trenash. Po ashtu edhe TS Elioti, dhe sidomos George Orwell dhe J.D.Salinger. Për shkrimtarët që njohën tmerrin e komunizmit, vetmia e krijuesit ishte dhe Atdheu i vetëm i tij. Në një bisedë me filozofin Isaiah Berlin, Pasternaku pat treguar se si në vitin 1935, me këmbënguljen e Andre Malraux, u mbajt në Paris Kongresi Antifashist i Intelektualëve të Majtë. Dhe po me këmbënguljen e Malraux pranë autoriteteve sovjetike, u ftua të merrte pjesë Pasternaku, jo nga pikëpamjet e tij, të cilat ishin tepër të dyshimta për sistemin sovjetik, se sa thjesht nga këmbëngulja e Malraux, i cili i këshillonte udhëheqësit komunistë se pjesëmarrja e Pasternakut do i bënte mirë imazhit të Stalinit…Në kongres merrnin pjesë shkrimtarë të njohur të Perëndimit, Dreiser, Gide, Aragon, Malraux, Auden, Forster, Rosamond Lehman. Mes kureshtjes së pjesëmarrësve e merr fjalën Pasternaku. Të gjithë janë të bindur se shkrimtari që vjen nga Moska do të flasë më me forcë kundër fashizmit. Për çudinë e shkrimtarëve perëndimorë, Pasternaku thotë: “E kuptoj se kjo është një mbledhje e shkrimtarëve për t’u organizuar në rezistencën kundër fashizmit. Sa për veten time, kam vetëm një gjë t’ju them: Mos u organizoni. Organizimi është Vdekja e Artit. Ajo që vlen është vetëm Pavarësia personale. Në vitet 1789, 1848, 1917, shkrimtarët nuk u organizuan as pro diçkaje dhe as kundër diçkaje. Ju lutem, mos u organizoni!”.

Pavarësia personale realizohet përmes Vetmisë. Realiteti shqiptar duket se ka qenë herët, shumë herët, kundër pranisë së Shkrimtarit a Intelektualit. E gjithë jeta e Faik Konicës është një arratisje, një ikje e vazhdueshme, një vetmi ecjesh dhe largimesh. Migjeni është njëri ndër vetmitarët e mëdhenj, po ashtu Fishta dhe Mjeda, dy poetë të mëdhenj që e kaluan jetën e tyre si famullitarë katundesh shqiptare. Një vetmitar i madh është Jeronim de Rada. Lasgushi jetoi gjithë jetën në një arratisje të vetimponuar në Poradec, ashtu si dhe Martin Camaj në Mynih dhe Ernest Koliqi në Itali. Të vetmuar, tmerrësisht të vetmuar kanë qenë gjithë jetën e tyre eruditi dhe përkthyesi i shquar, Petro Zheji, Frederik Reshpja dhe Ndoc Gjetja, skulptori i talentuar, Janosh Paço dhe piktori Abdurrahim Buza, ashtu siç janë të vetmuar sot Fatos Arapi, Zija Çela, Fatos Kongoli, Preç Zogaj,Visar Zhiti, Nasi Lera dhe Bardhyl Londo, po të përmendësh vetëm disa sysh. Duket se vetmia e shkrimtarit shqiptar ka qenë gjithnjë në proporcion të drejtë me talentin e vet dhe me Famën e vet. Sa më i talentuar dhe sa më i njohur, aq edhe më i vetmuar!

2.

Krijimtaria e Ismail Kadaresë e ka merituar prej vitesh çmimin “Nobel”, dhe kjo nuk përbën më asnjë sekret për njohësitë e mirë të letërsisë. Padyshim, Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët më autoritarë ndër të gjallët në botë. Vepra e tij i ka folur dhe vazhdon t’i flasë me një zë sa origjinal, aq dhe të fuqishëm njeriut të sotëm modern, i cili shpeshherë ndodhet përballë udhëkryqesh të vështira dhe çoroditëse zgjedhjesh. Dhe i ka folur dhe vazhdon t’i flasë nga një vend dhe nga një gadishull të mbushur me tragjedi njerëzore, që shpeshherë paraqiten jo si vendet më të zhvilluara të Europës, dhe u ka folur sidomos nga një vend që paragjykohet- me dashje dhe padashje- në mediat e botës, duke u bërë pre e ca stereotipeve të mendësisë së klasit të katërt. Dhe në krijimin e këtyre stereotipeve kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë dhe ne me një zell të frikshëm…Ai ka ditur dhe vazhdon të dijë që t’i flasë lexuesit në botë dhe lexuesit të vendit të vet me të njëjtin autoritet.

Por kjo nuk e bën Ismail Kadarenë që të mos jetë shkrimtari më i vetmuar i letrave shqipe. Vetmia duket se është, më tepër se fizike, një gjendje shpirtërore. Sidomos kur vjen fjala për shkrimtarët. Çfarë e bën të vetmuar Ismail Kadarenë? Keqkuptimi me vendin e vet dhe me bashkëkombësit e vet. Ajo që ai do ta quante Mosmarrëveshja. Ligësia agresive me të cilën ai ka qenë dhe vazhdon të jetë i rrethuar (ne që duam të flasim keq për Nënë Terezën dhe për Skënderbeun, si mund ta kursejmë Kadarenë?); injoranca rrënqethëse e një lexuesi të palexuar, që shtiret sikur ka lexuar; kritiku letrar, pa shije, katundar, gjykatës; kolegët ziliqarë dhe mediokër, të cilët e detyronin Dhimitër Paskon (Kutelin) të thoshte se letërsia shqipe është një Fushë me gjarpërinj, sepse kur shkruan keq, të shajnë si i patalentuar, ndërsa kur shkruan mirë, nuk ta falin se shkruan më mirë; sekretarët e djeshëm të Partisë dhe Sekretarët e sotëm të Partive; shtirja dhe agresivitetit i shpifjeve dhe i gërmimeve arkeologjike të liga në jetën personale të shkrimtarit; gëzimi pervers i dëshirës së liliputëve për të rrëzuar njeriun e madh, dhe mbi të gjitha, ay trishtim i madh i shkrimtarit se kombi të cilit i përket dhe të cilin e artikulon, shkon me hapa pas në kohë, i kaptuar nga skleroza historike dhe nga pamundësia për të njohur vetveten, se ndjenja vetëshkatërruese e kombit sa vjen e bëhet gjithnjë e më e fuqishme, se Testamentet e shkrimtarit duket sikur bien në veshë të shurdhët. Shenjë e keqe kjo, kur Kombi mbyll veshët përpara Profetit të vet!

Kam lexuar ditët e fundit “Vjedhja e ëndrrës mbretërore” dhe “E penguara”. Do të mjaftonin vetëm këta dy libra dhe asnjë nga librat e tjerë të autorit, që emri i Kadaresë të ketë po atë shkëlqim që ka edhe sot. Dhe njerëzit e ligj duan të na mbushin mendjen se Kadare, pas viteve ’90 nuk ka krijuar vepra aq të fuqishme sa ato të parat! Duke harruar se në Letërsi ka poetë që janë Poetë kur shkruajnë poezi; ka prozatorë që janë prozatorë kur shkruajnë prozë. Por ka dhe poetë dhe prozatorë që janë poetë dhe prozatorë të shquar, madje edhe kur nuk shkruajnë.

Në fund të fundit, Vetmia e Kadaresë na kujton gjithnjë atë thënien e Poetit se Talenti i Madh nuk të lë të jetosh. Por nuk të lë as edhe të Vdesësh!

Tags: AutorëEsseFilozofiKritikePërshkrimore
Previous Post

Ti, poezi, je tançka pahet tuj shndrit me aurorën teme të shpirtit

Next Post

Në labirintin e mistereve dhe legjendave të shkrimtarit Umberto Eco

Next Post

Në labirintin e mistereve dhe legjendave të shkrimtarit Umberto Eco

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj