Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Dituri Dizdari: …edhe njëqind herë sikur të ngjizem, përsëri do të lind femër, valë deti…

April 7, 2018
in Impresione
149
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

SOJI I GRUAS

U linda femër. Prill.

Sythet, bulëzat, poleni… pikojnë farëza lulesh, dritë fosfore, yje qiellit, freski gjethesh… ëndrra vallëzon vivalde të bardhë qiellorë, simfonia e pambarimtë e orkestrës së yjeve, nuk ndalet.

Bëja nazen… edhe se vajzuke nuk mësova asnjëherë të bëj diçka o dikë për vete, sepse më duhet të vuaj, kur lulet këputen, kur lepurushët mbyllin për fare, flegrat e hundës, të hesht e të shtangem, e pagojë, kur në shtëpinë tonë, në dhomat e mëdha, të më mungojë përjetësisht fytyra ëngjëllore e sime motre, një vit pas meje, më e vogla, vetëm 5 vjeç.

Prandaj stepem, të dal nga përtej ujrave të buta. E di, e ndjej ndryshimin, ndaj s’më bëhet të vij këtej…

…si do ia vëmë emrin, më gurgullon ime më… duke dalë nga porta, im atë, një burrë i gjatë, i hijshëm, miku im më i mirë, foli pa kthyer kryet,…

Dituri… vetullat e mamit u ngritën përpjetë.

Pse habitesh o ma… babi kish pritur të vinte Beniamino Gigli, pas lindjes së Pulëbardhës së parë.

Përfundem kësaj toke të zezë, 11 muaj e 5 ditë, pas motrës së madhe, ndryshe nga ajo që nxitoi të gëzojë veten pa mbushur ende 7 muaj, në shtatin e nënës time të bukur.

… kujtesa e parë, në këtë zallahi bote, qëkurse linda, ajo që nuk mund t’a harroj, është një përpjekje titanësh e imja, për t’u ngjitur në krevatin ku fle. Kacavjerras, gjymtyrët e tejdukshme, si qelq, nuk binden, e unë, nuk ngjitem që nuk ngjitem dot… krevati është i lartë…

…e pse nënë t’u desh, këtij globi barutmbajtës, lulet t’i tregoje, pjalmin… farën e saj me pekule, në gur t’a mbillje… harlisen zërat… e ajo sfilitja vetë, shkëmbit t’i gjejë plasën, e të lulëzojë… zërat e geneve luajnë tangon e përjetshme… herë bashkë e herë të ndarë me sojin e gruas, me farëzën e femrës X…

…edhe njëqind herë sikur të ngjizem, përsëri do të lind femër, valë deti…

Qënie hyjnore, mbaj në shpirt dhe trup, vetë ëndrrën, rezen e parë të agut, dritë që lëbyr sytë, çdo sekondë të ditës e jetoj për ta, janë vetë jeta ime, ata, fëmijët e mi.

Më mjaftojnë, për të qenë gjithçka jam… bijë, motër, grua, nënë, e lirë, e bukur, lule lofate në ballkonin tim… për të qëndisur ditë pas dite me të gjitha farfuritë e ylberit, pëlhurat e kohës…

… arkimedi im, më rrëzon honeve të lumturisë… gëzohem, fëmijë i vogël… hepohem kujtesës, gratë e jetës time… oazi i genit më përkund, troket fort zemra në portën e jetës… ne jemi shumë… ne jemi shumë…

Grua, nënë, gjyshe,…pedagoge, ekonomiste, natyraliste, inxhinjere, punëtore, shtëpiake, shkrimtare, piktore, grua që punon tokën, ti që zgjat dorën, shitëse, police,

ministre, deputete, mjeke, infermjere… na bekoi perëndia, të projektojmë yje qiellit, t’ia ndezim kupolës së tij dritat, një e nga një… dhe ky është fat, dhe kjo është përkushtim dhe për të vërtetën përpara zotit, ne, vetë ne, u blatuam për ngjizjen e farëzave të jetës, për rritjen me pekule të ëngjujve tanë… faleminderit o Zot që na zgjodhe ne, femrën…

…udhët janë pa krye… fusha e brof dhelprën sa hap e mbyll sytë, e çel rrëpirën pa kuptuar, gruaja e sojit lëndohet, goditet… fishken sytë e bukur netëve të trishtimit… bijë e ëndrrave qiellore, tokës çapitet… ngrihet në këmbë, rëzohet e prapë ngrihet…

… nga zyra e ministres bionde, sapo del një vajzë fytyrëkuqe nga furia e gjakut… mbrapësoj nje hap si të më godasë dikush fort…

… dipllomë në Oksford … e çë pastaj… t’a mbylli gojën…

…shtriga… ka edhe pretendime…

…eshtrat e shpirtit dhembin…

Shumë si ti e kanë pushtuar shtetin, shoqërinë… vuaj unë… shoqata pa fund grash veç për gruan s’u ha meraku… pështjellohet nervi… vetëm në emër të grave flasin… gratë, që vetëm gra nuk janë…

…përflasin, shpërfillin, përbuzin, lakmojnë… cënojnë, abuzojnë, dhunojnë, vjedhin, tradhëtojnë, kurvërojnë, kërcënojnë, hakmerren… piramida të frikëshme pushtetesh për të ngritur… evereste parash gjaku…

…kush, ajo?… do t’ia nxij jetën… turfullon specialistja e hipotekës… Strasburgu ngjan tani më i ftohtë se poli i veriut…

 

…ç’të bëj se të njoh, se e di çfarë të bëj unë ty… më hakërrehet gruaja e ministrit… njihem me të që nga zyrat e baba Stalinit…

…do ia bllokoj të gjitha sa shkruan…

…do ia këpus gjuhën… 36 shkronjave iu bie vilani…

…Rozenbergu yt, unë… …pise… çpon, revolta…

…debile, e di se me kë flet… kujton se mund të matesh me mua… ngre oktavën e shtatë drejtoresha e bashkisë… qytetares i ikën fryma…

…shpifësira… pabuksja… fshatarja… juristja e bankës, nuk njeh revansh…

…u bëtë ju… morracaket e mutit…

qelqet e shpirtit thyhen…

…Jago grua… klith zemërimi…

…kush je ti bijë kurve, kush të ka pjellë ty (brit geni im)… luan me globin, si macja me miun… putra e tigrit shkel çdo grua soji që kërkon ndihmën tënde, të drejtën, ligjin… mundin e saj vret, sakrificën… vetë dashurinë helmon, gjarpër me dy kokë e dyzet këmbë… shpif, mashtron…

…ke vrarë gruan, familjen ke vrarë… lotët nuk gjejnë portë për të dalë… në mjerim të mjerat, në varfëri të varfrat…

…o gra, hije zeza… kur prekni dhe lëndoni vetë gratë… kombin kini vdekur…

…sytë e shpirtit ajrisin xixa… gruaja e sojit tkurret për vdekje…

…o grua, që grua nuk je, ty të them, me ty e kam… mllefi nuk më le…

…çfarë fëmije po rrit ? …çfarë kombi… për fatin e zi të kombit… në gjerdhe vesesh e vendos, urrejtje fryme…

…është fëmijë i botës, i pambrojtur, i pafajshëm… është në dorën tënde… ka dhimbje, është i varfër, i sëmurë… a nuk e sheh… nuk e ndjen… nuk regëtin gjak në venat e tua… nuk ke zemër ti?

Ti grua, jashtë sojit të gruas…

Edhe njëqind herë sikur të ngjizem, unë Dituria, përsëri do të lind femër… valë deti, pa pushim do godas, e do plasaris e t’a bëj copë e çikë shkëmbin…

Tags: Dituri Dizdari
Previous Post

Festimi i Pashkëve dhe Bibla, domethënia e vezëve të ngjyrosura, simbolika e lepurit dhe kremtimi i festës

Next Post

Letrat që s’morën përgjigje. Vezullimi dhe shuarja e diellit të dashurisë mes shkrimtares Edith Wharton dhe gazetarit amerikan, Morton Fullerton

Next Post

Letrat që s’morën përgjigje. Vezullimi dhe shuarja e diellit të dashurisë mes shkrimtares Edith Wharton dhe gazetarit amerikan, Morton Fullerton

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

June 17, 2025
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj