Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Paqe, frika se mund ta humbim çdo moment, e bën kaq trishtuese bashkëjetesën dhe kaq të zbehtë adhurimin për të

September 21, 2017
in Impresione
79
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai, njeriu, nuk e di se ç’është. As nuk i duhet ta dijë se cilën anë duhet të mbaj, sepse ai është asgjë në një trajtë mishi të pështirë, gjaku të ndytë, nervash që i’a tendos paniku, frika dhe tmerri. Ai, jeton në gjithçkanë e asgjësë që vullnetlirë ka zgjedhur. Nuk ka kohë as të pendohet as të korigjohet, sepse ai jeton fajin që shkrihet në çdo qelizë që ushqehet nga ky ajër toksik që thith.

“Ne kurrë nuk mund të marrin paqe në botën e jashtme derisa nuk kemi  paqe me veten”, thotë Dalai Lama.

“Nëse ne nuk kemi paqe, kjo është sepse ne kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrin”. profetizon Shën Tereza dhe vërtetë gjithnjë e më pak po e kuptojmë këtë. Dhe sa vjen dhe më të huaj jemi për njëri-tjetrin.

Ëndrra e njeriut për paqe ka vërshuar gjithnjë uturishëm nëpër netët e terrta e të makthshme të jetës dhe përpjekjeve të pareshtura për të gjetur një vend në këtë botë që na përket të gjithëve.

Njeriu, paqe ka kërkuar mbi kuja, mbi heshta e tyta, qullur në lot e përmbytur në gjak. Paqe ka gjetur në shterimin e gjendjeve të tubuar dëshirimesh, paqe i kanë dhënë në të rrejshmet çaste ëndërrtare.

E pameritë është për ty njeri, paqja?!

Shkrimtari hebre, fitues i çmimit Nobel, i mbijetuari i holokaustit, Elie Wiesel, mendon se “Njerëzimi duhet të kujtojmë se paqja nuk është dhuratë e Zotit për krijesat e tij; paqja është dhuratë jone për njëri-tjetrin”. Sa e vërtetë është kjo? Nëse jo, pse?

“Paqja fillon me një buzëqeshje ..” mendonte e shenjta jonë Terezë.

“Paqja është kaq e virtytshme, sa edhe vetë kjo fjalë ta përkëdhel veshin, thoshte Ciceroni. Kin Habard mendon se: “Edhe paqja ka fitoret e veta, jo më të vogla me ato të luftës, por asaj derimsot nuk i janë ngritur aq përmendore”.

Megjithatë, Martin Luther King mbetet i mendimit se “Errësira nuk mund ta dëbojnë errësirën: vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen:. Vetëm dashuria mund ta bëjë këtë “.

“Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi. Unë shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne. Dhe bota do të jetojë si një. ”… në paqe patjetër mendonte,  John Lennon.

Gjithqysh kjo nuk vlen sot. Kjo duket kaq e huaj dhe mosbesuese. Ngjan më shumë si një trill mendjesh të stolisura me dëshirime dhe ëndrra, se sa një arsyetim rracional i përpunuar në havanin e reales dhe një ëndje për të jetuar harmonishëm në një sotme ku duhet ta meritojmë njëri-tjetrin dhe këtë shpërblesë çmojmë si bekim.

Paqe!

Kjo fjalë, ky term, ky përkufizim, është gjithnjë e më utopik, gjithnjë më i paqasshëm për njeriun, i cili rreket të jetojë globalen në një botë të shndërruar në kasapahanë të interesave individuale. Do ta kesh tepër të vështirë ta mendosh se mund të mbijë e të rritet kjo bimë në një tokë që e zhurit etja për vdekje. Kudo dhe gjithnjë predikohet për paqe dhe bashkëjetesë, por më shumë kohë dhe predispozitë merr dhuna, intoleranca, lufta.

 

Ronald Reagan, mendonte se “Paqja nuk është mungesa e konfliktit, është aftësia për të trajtuar konfliktet me mjete paqësore”, mjete të cilat qëllimisht trajtohen si të panevojshme nga një kastë liderësh paranojak, nga një dyzin të plotfuqishmish që i kanë shndërruar interesat e tyre të përfitimin në konflikte të përgjakshme dhe luftëra absurde. Njerëz që bredhin kufinjve, që përballen me risqet, njerëz që luten për vdekjen si shpëtim, qytete që shndërrohen në varre masive. Fëmijë që flijohen në themelet ë një botë të çmendur. Gërmadha, vdekje, kuja, lot… dhe mbi këtë panoramë morte një ngrehinë hipokrizie liderësh shtaton madhështore, jo dhe aq për ta vënë nën fre të keqen, se sa për ta promovuar atë si formë qytetërimi, si nevojë përtëritëse e kësaj krijese mjerane, e cila duke besuar në utopitë e lirisë, paqes dhe demokracisë, ajo nxiton të besojë se gjithçka që ka, është asgjë që kudërbon gjithçkanë e pështirë të shtirjes dhe manipulimit, që është vdekje që shumëzon jetën në çdo vlerë të saj.

Zoti dhe Paqja vazhdon të pranohet, ashtu siç gjithçka në këtë lojë makabre, tregtohet me këtë etiketë.

Tags: Albert VatajAsgjejaAutorBesimtarBotaDijefilozofGjithçkajaGjithsesiHistoriIluminimInteligjenceKrijuesiKujteseMiresiMisteriNatyraNatyra dhe njeriuNjeriuQytetariaShenjtorShkencaTokaUniversiZgjerohetZhvillimZoti
Previous Post

Kumtimi dëshpërues i mësuesit, shkrimtarit dhe përkthyesit, Ramiz Lika: “Mes njerëzve të jesh i vetmuar”

Next Post

Fjala e Papa Françeskut në Meshën e Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, gjatë shtegtimit të tij apostolik në Tiranë më 21 shtator 2014

Next Post

Fjala e Papa Françeskut në Meshën e Shenjtë në Sheshin "Nënë Tereza", gjatë shtegtimit të tij apostolik në Tiranë më 21 shtator 2014

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj