Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Prozë

Shitësi i gështenjave dhe trishtimi i një kohe gri, nga “Qortimet e vjeshtës” të Qemal Stafës

February 12, 2016
in Prozë
328
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Qortimet e vjeshtës

E shihja çdo mëngjes, kur shkoja në shkollë.

Gjithmmonë në të njajten skutë, e njajta fytyrë zeshkane, e mblueme me lesh të gjatë, që lëshonte ngandonjëherë vezullime t’argjandta.

Vuejtjet ma tepër se koha, kishin lanë në faqet e tij të vrazhda gjurmë të thella, të shumta.

Kujdeset e përditshme, të zakonshme, të vazhdueshme, kishin përftue fije të shpeshta të bardha në flokët e pakrehun.

Në verë shiste pemë. Në dimën gështeja të pjekme.

Të gjithë fëmijët e lagjes e njihshin. Kur shkojshin në shkollë, u ndalshin ke skuta e ngushtë për me ble gështeja.

Nganjiherë ndonji kalama i thoshte diçka në vesh. Atë ditë nana nuk i kishte dhanë të holla.

Burri tundte kryet e lodhun prej mendimeve.

Dhe vente buzën në gaz.

Atë buzë të thame qi rrallë kishte qesh.

Fëmija mbushte xhepin me gështeja dhe u largonte i gëzuem.

Dhe gështejëpjekësi drejtonte shpinën e kërrysun prej lodhjeve kondent për gëzimin që shkaktonte.

 

***

Kur afrohej vera, atij i binte nji hije mjerimi.

I vinte keq që u largojshin blesat e tij të vegjël.

Paret e humbuna?

Jo!

Ai copën e mjerë të bukës dhe të djathit për vete dhe për fëmijët (se kishte dy fëmijë të bukur, të bukur si prandvera) e fitonte edhe tue u shitë të mëdhenjve pemë.

Por diçka ndiente metë, kur nuk shihte buzëqeshjet e kalamajve, që shkojshin me u mbyllë në muret e rrebta të shkollës, kur nuk digjonte zanet e gëzueshme të tyne.

Ai i shikonte ato fytyra engjëllore, ai digjonte ato zane të argjandta dhe i përfytyrohej kënaqësi kujtimesh të ngahershme që zgjohen papritmas, zane të dashuna i flitshin me ambëlsi në mëshehtësinë e shpirtit të tij të mbyllun.

***

Fëmijët diftojshin shumë sende për atë.

Kishte pasë dikur nji fëmijë, nji kërthi të njomë dashunie, që me zanet e veta të gëzueshme binte lumtuni në shtëpinë e gështejëpjekësit (pse kishte pasë edhe ai nji shtëpi).

Nji ditë engjëlli kishte lanë babën dhe nanën.

Nji jehonë vaji kishte përshkue qetësinë e shtëpisë së vorfën.

Prandvera a artë që shkimet e pakohë …

Rreze e mekët drite që daravitet në mjerim …

Ledhatime të pafajshme dashnie, që këputen rreptësisht …

Mbas disa ditësh grumbulli i njerëzve që kishte marrë kërthinin, kishte kthye …

Kishte marr me vete edhe nanën e smutë.

Mizori e pangopshme e gjaksore dhambëqitun!

Ma vonë nji grumbull tjetër njerëzish me armë dhe rrobe të njillojta, kishte qitë nga shtëpia, me pak rraqe mbas krahi, burrin e mjeruem.

Ai kishte mbetë i vetëm, tmerrisht i vetëm, me dy fëmijët e lig dhe me mjerimin e vet.

 

Nji ditë, kur po merrje gështejat e zakonshme, vërejta diçka që më çuditi.

Gështejëpjekësi kishte mbulue gjoksit e vet leshatak me nji rrobe të vjetrueme.

Ishte të ftohtë, të ftohtë kërcëllues nandori.

Ishte mëngjes, mëngjes i rrebtë.

Binte borë e bardhë virgjënore, që flokë-flokë lëshonte mjerimin mbi kolibet e unjëta, dhe gëzim mbi pallatet e ndritshme …

Ishte dimën.

Kur më dha gështejat, burri u kollit. Fëtyra i mori nji ngjyrë të zjarrtë. Për nji çast vrulli u ul dhe përnjiherë njeriu u zverdh … Shikoi dy fëmijët që po andrrojshin qetësisht mbi dërrasat e vjetrueme të arkava të prishuna.

Dhe psherëtini.

Unë kuptova.

Binte borë. Ishte të ftohtë.

Mbas asaj dite ai u kollit shpesh. Zhurma e vrullshme e sëmundjes grise e ndaloi shpeshherë prej punës.

Burri vërente trishtueshëm fëmijët dhe vente dorën në gjoks.

Nji ditë nuk e pashë ma.

Fëmijët, që blejshin gështeja u mjeruen.

 

***

Nji mbramje vjeshte këthejshe në shpi.

Erë e rrebtë e furishme frynte nga veriu.

Binte shi, shi i ngritë. Tetori që shtin dridhjet në zemër.

Nën nji strehë gjysmë të shkatërrueme, strukë në pallton e vjetër.

Pashë nji burrë të këputun.

Kryet e thimë i mbështetej mbi gjoksin e ngushtë.

Në kocat e prehnit të tij pushojshin dy krena të vegjël.

U afrova.

Gështejëpjekësi me dy kërthijtë!

Flejshin tue u dridhë.

Por nji ndijesë e çuditshme më urdhënoi mos me e prishë atë qetësi mjerimi.

Dhe unë u largova i poshtënuem, kur vërejta rrobet e mija të ngrohta.

U largova me nji premtim dhe me nji dënim në zemrën time.

Dënova shoqninë njerëzore, premtova …

Ishte mbramje vjeshte. Binte shi. Frynte erë.

Qemal Stafa

Previous Post

Operas e re e Oslos, magjia e një sfide të kurajshme arkitekturore

Next Post

Rene Dekart ai që vendosi bazat e sigurisë intelektuale përmes arsyetimit

Next Post

Rene Dekart ai që vendosi bazat e sigurisë intelektuale përmes arsyetimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj