Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Hans-Joachim Lanksch, shpirti dhe vullneti t’cillit i detyrohemi ma shum’ se mirënjohje

May 20, 2026
in Kujtesë, Të përzgjedhurat
Hans-Joachim Lanksch, shpirti dhe vullneti t’cillit i detyrohemi ma shum’ se mirënjohje
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj
Kujtesa na thërret sot me nderu nji emën dhe një kontribut, me vlerësu dhe me konsideru si një monument veprën që ai la. U bane dy vjet që prej atij 20 maji, nji dite humbjeje jo si krejt të tjerat. Kishte ndërru jetë në moshën 76-vjeçare, albanologu, Hans-Joachim Lanksch. Amshimi kishte thirr në përjetsi nji shpirt të përkor dhe një vullnet të dritun n’përkushtim e adhurim t’krijimtaris, njatyne vlerave qi e shnjtëruan shqipen, tue e ba t’denj me guxi me u ndi e barabart, njejt me tana gjuhët e tjera dhe ngulmimet shprehëse.
Ishte fik kësisoj nji yll i albanologjisë, nji prej atyne shembujve të nalt të dashnis dhe përkushtimit për gjuhën dhe poezin shqipe. Shterrun kish fryma e përkthyesit dhe njiherash njohsit dhe t’dashtunuemit me gjuhën tonë amtare, gjermanit, Hans-Joachim Lanksch, atij qi u lidh me zemër e me gjak, me thesarin e shpirtit t’shejtnuem, gegnishten, me çfarë ai kishte themelu me punë të palodhur, besim.
Kishte marr udhën e ikjes pa kthim e nji tjetër zedhtari t’përkushtimeve të epërme të gjuhës shqipe, të dialektit geg dhe poetëve që e lëvruan në lirikën e tyre këtë za të melhemshëm. Njeni mbas tjetrit ikën të gjithë ata që dhanë kaq shumë për shqipen dhe shqiptarët, për kulturën dhe traditën tonë, për më të lartat vlera të pasunimit dhe shpirtit. Ikën t’tan, ikën për me lënë mbas, një mungim të madh dhe të pazevendësueshëm me pasoja.
Roli qi ai dha në promovimin e vlerave t’artit shqiptar nëpërmjet përkthimit të elementve t’spikatun t’saj në gjuhën e madhe gjermane, ishte e shëmbullt me atë angazhim dhe kontribut qi meriton mirënjohje. Ai nuk promovoi vetëm poezin, poetët e nji fundshekulli dhe penat bashkëkohore, por ishte edhe nji dalzotës i atyne tipare karakteristike, asaj pasunie qi pati gjuha nëpërmjet dialektores, të cilën standarti e përjashtoi.
Vendi qi xuni Hans-Joachim Lanksch në kulturën shqiptare asht ai vend qi mbetet zbrazun qysh prej ikjes së tij më 20 maj 2019. S’bashku me gjermano-kanadezin, Robert Elsie, Hans-Joachim Lanksch, përbajn at binom, pa t’cillin kultura dhe pasunia jonë shpirtnore, do të ishte gojkyçun dhe e shueme, nën përdhunën e territ dhe anatemës, n’synin dhe n’veshin e botës së madhe.
Siç e dim, Hans-Joachim Lanksch u lind më 2 prill 1943 në Braunschëeig. Ai mbaroi gjimnazin klasik në gjuhët angleze, latine, greke dhe hebraike. Ka studioe, Sllavistikë, Ballkanologji dhe Albanologji, ku mësoi gjuhët; kroate, serbe, sllovene, çeke, bullgare, rumune dhe shqipe, në Mynih dhe Zagreb. Ai jeton dhe punon në Mynih.
Studimi i thelluar i gjuhës shqipe, i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë qi ai pati me prof. Martin Camajn, i cili drejtonte atëbotë degën e albanologjisë në universitetin elitar “Ludwig-Maximilian” të Mynihut. Falë kësaj njohjeje, Lanksch nuk u shkëput më nga letërsia dhe lirika shqipe, duke bartun e përcjellë kandin e saj në hapësirën gjermanishtfolëse. Penda e tij bari të kumtojnë dhe “rikrijojnë” gjermanisht shkrimtarë e poetë ma t’mir, njata qi i kënduen dashnis e trishtimi, dhimbjes s’shpirtit e naltimit t’gazmendit. Ndër autorët e përkthyer nga shqipja në gjermanisht prej tij, mundena me përmend Martin Camaj, Kasëm Trebeshina, Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe Vaxhid Xhelili. Në revista dhe antologji, ai botoi përkthime të poezive nga Lasgush Poradeci, Mimoza Ahmeti, Primo Shllaku, Jamarbër Marko, Luljeta Lleshanaku, Visar Zhiti, Ledia Dushi, Kate Xukaro, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Mirko Gashi, Eqrem Basha, Edi Shukriu, Flora Brovina, Shaip Beqiri dhe prozë të Elvira Dones dhe Anton Pashkut.
Veç mirnjohjes qi mori prej nesh sa ishte n’frym e n’shtegtim ngadhnjyes, Hans-Joachim Lanksch dhe puna e tij asht vlersu me çmimet; “Nikolaus Lenau” prej Shoqatës së Artistëve në Esslingen (1999); me “Penda e Argjendtë” merr njohje vlersuese në Tiranë më 2002, dhe me “Azem Shkreli” më 2018.
Ai nuk asht ma. Si tan t’tjerët, edhe ai kishte ardh me ik. Por ndryshe prej shumkujt, ai ikën me kryet nalt e me shpirt plot, sepse i’u dha me mish e me shpirt njatyne forcave e vullneteve, tek t’cillat ai besoi dhe i përkushtu devotshëm, tek t’cillat ai lidhi nji prej pjesve ma vitale t’jetës krijuese dhe angazhimit kontribues.
Hans-Joachim Lanksch, tue ken miku i tan poetve, ishte edhe i jemi. Pata mundsi me komuniku me te, me fol për poezin, me debatu për gjanat qi e çuen ma nej gjuhën dhe bekimin e vargut. I kjesh dhe i jam mirnjohës sod e përgjithmon, emnit dhe punës së tij, atyne përpjekjeve dhe atij përkushtimi qi e shndrroi ate në nji monument të vlerave tona. Kjo ngase ai jetoj dhe bani njaq shum’, tue ken i knaqun vetëm me mirnjohjen.
Kjosh i përgjithmonshëm, Hans-Joachim Lanksch! Shpirti jot u shpërbleft me dritën e parajsës dhe përulsin ton’.
Tags: Adem GajtaniAlbert VatajDin MehmetiEdi ShukriuEqrem BashaFahredin GungaFlora BrovinaHans-Joachim LankschJamarbër MarkoKate XukaroLasgush PoradeciLedia DushiLuljeta LleshanakuMimoza AhmetiMirko GashiPrimo ShllakuRrahman DedajShaip BeqiriVisar Zhiti
Previous Post

Qershia, e dëshiruemja kuqalashe marroke, e bekuemja ngasëse e natyrës, e freskisë dhe e shijes

Next Post

Kur historia shkruan të vërtetën e gënjeshtërt, si u poshtëruan gratë për të shpëtuar moralin e burrave pas Luftës së Dytë Botërore

Next Post
Kur historia shkruan të vërtetën e gënjeshtërt, si u poshtëruan gratë për të shpëtuar moralin e burrave pas Luftës së Dytë Botërore

Kur historia shkruan të vërtetën e gënjeshtërt, si u poshtëruan gratë për të shpëtuar moralin e burrave pas Luftës së Dytë Botërore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Gala, gruaja misterioze që shndërroi kaosin shpirtëror të Salvador Dalí në gjenialitet

Gala, gruaja misterioze që shndërroi kaosin shpirtëror të Salvador Dalí në gjenialitet

May 20, 2026
Amortizuesit sizmikë, shpikje revolucionare që sfidoi me urtësi forcën e dhunshme të tërmetit

Amortizuesit sizmikë, shpikje revolucionare që sfidoi me urtësi forcën e dhunshme të tërmetit

May 20, 2026
Bleta, kjo krijesë e brishtë me krahë të qelqtë, që mban ekuilibrin biologjik që mundëson jetën në Tokë

Bleta, kjo krijesë e brishtë me krahë të qelqtë, që mban ekuilibrin biologjik që mundëson jetën në Tokë

May 20, 2026
Radhët e bukës, beteja e çdoditshme për të merituar të jetosh

Radhët e bukës, beteja e çdoditshme për të merituar të jetosh

May 20, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj