Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Blaise Pascal, njeriu i madh i filozofisë, shkencës dhe besimit, kërkues i paepur i së vërtetës

June 19, 2024
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Blaise Pascal, njeriu i madh i filozofisë, shkencës dhe besimit, kërkues i paepur i së vërtetës
38
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Kërkues i palodhur i së vërtetës”, “mendimtar gjenial”, “i vëmendshëm ndaj nevojave materiale të gjithsecilit”, “i dashuruar me Krishtin”, “i krishterë me arsye të jashtëzakonshme” dhe me “inteligjencë të pamasë dhe të shqetë”. Kështu e përshkruan filozofin dhe teologun francez Papa Françesku në Letrën Apostolike Sublimitas et miseria hominis, shkruar për katërqindvjetorin e lindjes së njeriut, që ishte edhe matematikan e fizikan. Letra u botua, ditën e përvjetorit të lindjes së tij.

“Madhështia dhe mjerimi i njeriut” – shpjegon Papa – formojnë paradoksin, në qendër të reflektimit dhe mesazhit të Paskalit, jeta e të cilit përmblidhet në këto data kryesore: i lindur më 19 qershor 1623 në Clermont, në Francën qendrore, vdiq në moshën 39-vjeçare, më 19 gusht, 1662, në Paris. Ndërmjet këtyre dy datave, trashëgimia jashtëzakonisht e pasur e këtij njeriu e filozofi të pashoq!

Pyetja e lashtë e shpirtit: “Çfarë është njeriu?”

Që në fëmijëri dhe gjatë gjithë jetës së tij – kujton Françesku – “ai e kërkoi të vërtetën” dhe “shenjat e saj”, veçanërisht në fushën e matematikës, gjeometrisë, fizikës dhe filozofisë”. “Që heret, bëri zbulime të jashtëzakonshme”, ndonëse nuk mbeti i kënaqur me vetveten, në një shekull përparimi të madh shkencor. I shoqëruar nga fryma e skepticizmit filozofik dhe fetar në rritje, Pascal “dëshmoi se ishte kërkues i palodhur i së vërtetës”, gjithmonë “i shqetësuar”, i tërhequr “nga horizonte të reja dhe të mëtejshme”. Për këtë arsye ai nuk mund të heshtte para pyetjes së lashtë për shpirtin e njeriut, që vijon ta bëjë në shekuj psalmisti, duke iu drejtuar Zoti në lutje: “Çfarë është njeriu, që ti ta kujtosh, e biri njeriu, që të kujdesesh për të?”. “Asgjë, në krahasim me pafundësinë, e gjithçka, në krahasim me asgjënë”. Kështu shkroi në një meditim botuar në “Mendimet” (Pensieri) e tij, njëheresh me fragmente të botuara pas vdekjes, shënime ose boca të një filozofi të frymëzuar nga një projekt teologjik.

Është prekëse, shkruan Françesku, që një mendimtar i shkëlqyer si Paskali, në fund të jetës së tij, “nuk sheh asnjë urgjencë tjetër përveç asaj të vënies së energjive në shërbim të veprave të mëshirës”.

Objekti i vetëm i Shkrimit është dashuria hyjnore

Matematikan, fizikan dhe shpikës i mrekullueshëm që në moshë të re, Blaise Pascal, me origjinë nga Clermont-Ferrand, frekuentonte dikur sallonet libertine të Parisit, përpara se të afrohej më shumë me lëvizjen Janseniste, e cila më pas do të zhvillohej rreth abacisë së Port-Royal. Ai madje  nisi të mbrojë partinë zhanseniste, kundër jezuitëve, në Provincialet e tij. Papa Françesku është Papa i parë i Shoqërisë së Jezusit, që e kritikoi vazhdimisht një formë të neo-zhansenizmit në Kishën aktuale, duke kujtuar sulmet e Paskalit në vitin 2014, kur i përshkroi të krishterët si “njerëz që e njohin doktrinën, por që nuk kanë fe”.

Në favor të lumnimit të Pascal

Në vitet e tij të fundit, Pascal filloi të shkruante një Apologji për fenë e krishterë, por nuk qe në gjendje ta përfundonte para vdekjes. Fragmentet e këtij projekti të madh të papërfunduar u mblodhën së bashku në “Pensées” (Mendime, 1670, vepër postume)

Ky tekst, sipas Papës, është një “libër i mrekullueshëm dhe interesant fetar”.

Gjatë njërës nga audiencat e përgjithshme të vitit 2020, Papa Françesku citoi edhe Memorialin, lutje e shkurtër, që filozofi ishte kujdesur ta qepte në rrobat e tij, në vitet e fundit të jetës, pas një përvoje mistike kthimi në fe.

Dëshira për të vdekur në shoqërinë e të varfërve

Papa pati lexuar edhe një fragment, përmes të cilit kërkonte:

“Zotin e Abrahamit, Zotin e Isakut, Zotin e Jakobit, Zotin e Jezu Krishtit, jo filozofë dhe studiues. Siguri, siguri, ndjenjë, gëzim, paqe. Zotin Jezu Krisht”.

Në prag të vdekjes, shkruan një nga biografët e tij, kishte dëshirë të madhe të shuhej në shoqërinë e të varfërve. Pas marrjes së sakramenteve, fjalët e tij të fundit ishin: “Zoti mos më braktistë kurrë”.

Të ecim mbi gjurmët e Pascal, në kërkim të Zotit!

Dëshira e Papës është që “vepra e tij e ndritur dhe shembujt e jetës së tij, të pagëzuar aq thellë në Jezu Krishtin”, të mund të na ndihmojnë “të ecim deri në fund në rrugën e së vërtetës, të kthimit dhe të bamirësisë”.

Sipas shkrimtarit Éric-Emmanuel Schmitt, Papa ia përsëriti këtë lutje atij “përmendsh” gjatë një audience, më 14 nëntor 2022.

Në një intervistë me Eugenio Scalfari-n, themeluesin e ndjerë të gazetës italiane La Repubblica në vitin 2017, Papa Françesku tha se mendonte ‘personalisht’ që Pascali të lumnohej”.

Në vitin 2019, studentë të Ecole Normale Supérieure në Paris themeluan Shoqatën e Miqve të Blaise Pascal për të mbrojtur kauzën e tij, por procesi për lumnim nuk është nisur ende nga kryedioqeza.

Shembulli i Tij na ndihmoftë…

Letra Apostolike “Sublimitas et miseria hominis” e Papës  i hap rrugën realizimit të dëshirës së kahmotshme të Françeskut për ta lartuar Filozofin e madh francez në nderimet e altarit. Kështu vepra e tij, thellësisht e pagëzuar në Krishtin, do të mund t’i ndihmojë gjithë të krishterët për ta përshkuar deri në fund të fundit udhën e së vërtetës, të pendimit, të mëshirës e të dashurisë së krishterë!

Hapat e parë në shpikje

Blaise e dëgjonte shpesh duke nëmur, sepse mbledhjet, zbritjet, shumëzimet e pjesëtimet nuk i dilnin kurrë të sakta. Si t’ia bënte për ta ndihmuar? Blaise projektoi një makinë llogaritëse dhe e realizoi në praktikë. Makina funksionoi! Kështu ai prodhoi pesëdhjetë copë. Pak kohë më vonë i jati, pas një rrëzimi, u detyrua të qëndrojë në krevat. Miqtë e vizitojnë e i sjellin gjithnjë libra për të lexuar. Blaise i shfleton e krijon një ide të re për Zotin, krejt të ndryshme nga ajo që kishte deri në atë çast: zbulon se Zoti është i ndjeshëm, se i pranon me gëzim lutjet e njerëzve.

Blaise vijon me etje të pashuar kërkimet e veta. Bën eksperimente të ndryshme që dëshmojnë trysninë e ajrit… Pastaj i jati vdes e për një farë kohe djaloshi ndjek jetën e salloneve mondane. Mendon, madje, edhe të martohet. Por kjo nuk e bën aspak të lumtur. Përkundrazi. Ndjehet fare i mjerë. Pastaj, edhe i sëmurë. Që në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare i nis një sëmundje e çuditshme: kriza me akullimin e këmbëve e me dhimbje të forta koke. E ndjen veten si të ishte buzë një gremine, gati për t’u rrokullisur në fundin e saj të errët. Këtyre trazirave të tmerrshme, i shtohet një edhe më e madhe: nuk ia del dot mbanesh të vërtetojë ekzistencën e Zotit.

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: Albert VatajBlaise PascalPapa Françesku
Previous Post

Në Valbonë, atje ku pikëtakohet qielli me tokën për të kurorëzuar mrekullinë e natyrës

Next Post

Gjokë Luli, vlerësohet me titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

Next Post
Gjokë Luli, vlerësohet me titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

Gjokë Luli, vlerësohet me titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj