Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Karnavalet në Shkodër, solemniteti i një tradite që madhështon përmes teatralitetit festiv

February 26, 2024
in Forum, Reportazh, Slider, Të përzgjedhurat
Karnavalet në Shkodër, solemniteti i një tradite që madhështon përmes teatralitetit festiv
21
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Teksa përcjell atmosferën festive të “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, harenë dhe ngjyrat, kostumet dhe maskat që qasen t’i “sjellin” njerëzit nga një kohë e largët, do të kuptosh se nuk je vërtetë në Rio de Zhaneiro, New Orleans, as Venecian e magjishme të maskave të mesjetës, apo përjetimin e dramës së Shekspirit, “Tregtari i Venecias”, por në vendin ku kjo traditë trokiti s’pariherë më 1860, për ta shndërruar kryeqendrën e veriut në një paletë gjigande ngjyrash, penelatat e së cilës shpërthyen për tre ditë nën qiellin e natës, për të veshur më një madhështi dehëse gjithë solemnitetin e këtij kremtimi.

Më 23, 24 dhe 25 Shkurt 2024, Shkodra u vesh me petkun e karnavaleve, duke  arriti të dëshmojë se e meriton këtë status, sikurse ka privilegjin ta shndërrojë këtë kremte në një paletë gjigand ngjyrash. Kostume dhe maska klasike, stolisin personazhet e kësaj feste me një magjepsje që i kthejnë rrugët, sheshet, rrugicat dhe ambientet, në një realitet idilik solemniteti festiv, ku sy shpues shohin përtej maskave dhe hire dehëse fërgëllojnë nën petkat e ngjyrshme.

Gjithë ky spektakël, kjo hare, ky teatralitet, kjo lojë, shpaloi festën e karnavaleve si një shpërthim dritash dhe ngjyrash, këngësh dhe kërcimesh. Vërshoi qytetit ky karvan hareje, duke trokitur në dyer shtëpish dhe në zemra besimtarësh, për t’u qerasur me petulla e shpenguar në gazmim.

Nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, kryebashkiakut Benet Beci në veçanti, këto ditë festimesh, qyteti bëri bashkë fëmijë, të rinj, mësues e koordinatorë të më shumë se 50 kopshteve e  shkollave, mbi 200 artistë e artizanë shkodranë të të gjithë brezave, si dhe të ftuar nga Korça e Tuzi,  punonjës të drejtorive të kulturës, turizmit, promovimit, policisë bashkiake, mirëmbajtjes e pastrimit, blogerë, fotografë e influencues, bashkëpunëtorë e kontribues në krijimin e eventeve; sigurisht edhe kritikues e dyshues të çdo procesi. Ndoshta sivjet, karnavalet patën privilegjin të kishin një kujdes të shtuar, në një pritshmëri të përmbushur për ta vendosur Shkodrën tashmë në një pikëtë në hartën e kremtimit të kësaj feste, me synimin për ta kthyer këtë traditë në aset atraksioni të turizmit kulturorë. Dukshëm organizatorët arritën ta plotësonin me gjithë tonalitetet e ngjyrimeve dhe larmishëmërinë e veprimtarive, panoramën e kësaj feste.

Por ajo që duhet të sjellim në kujtesë është se përtej fillit religjioz, karakteristika pikante e karnevaleve është gjithashtu beteja tallëse si përleshjet për ushqim, shprehjet e satirës sociale, tallja e autoriteteve, kostume të trupit grotesk që shfaqin tipare të ekzagjeruara, si hundët e mëdha, barqet e fryra, gojët e shqyera, grykat ose elementet e trupave të kafshëve. Por edhe përshkrime të sëmundjes dhe vdekjes së gëzueshme, sikurse edhe një ndryshim i përgjithshëm i rregullave dhe normave të përditshme. Ndoshta jo gjithçka që përfaqëson dhe personifikon karnevalet u përmbush në “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, sepse sarkazma dhe grotesku, përqeshja dhe tallja, fshikullimi dhe denoncimi, ndëshkimi simbolik i të këqijave, veseve dhe abuzimeve, nuk para gjejnë dakordësi në të sotmen e demokratizimit të komunikimit dhe dashamirësinë e përfshirjes në mundësinë për ta çliruar të sotmen nga bartjet.

Siç dihet, karakteristikat e kremtimit të karnavalit e marrin origjinën e tyre nga festat e lashta evropiane, të tilla si Dionisia Greke (Anthesteria) ose Saturnalia Romake. Gjatë këtyre festave diktohej një çlirim i përkohshëm nga detyrimet dhe hierarkitë shoqërore, për t’i hapur rrugë përmbysjes së rendit, shakave e deri në shthurjen. Prandaj, nga pikëpamja historike dhe fetare, karnavalet përfaqësonin një periudhë festimi, por mbi të gjitha ripërtëritjeje simbolike, gjatë së cilës kaosi zëvendësoi rendin e vendosur, i cili, megjithatë, pasi mbaroi periudha festive, rishfaqet si mundësi e re e përtëritjes, purifikimit dhe devocionit. 

Sot që dritat e kremtimit ende nuk janë shuar, ngjyrat ende vezullojnë dhe hareja na mban ende të dehur, ajo që mund të themi është se tre ditët ishin të magjishme në Shkodrën e magjepsjes festive.

(Fotot i kam huajtur nga postimet në Facebook të kryebashkiakut, Benet Beci dhe fotografit, Terenc Pepa)

Albert Vataj

Tags: AlbaniaAlbert VatajKujteseNjeriuShqip
Previous Post

Vizatimi “Madona dhe Fëmija” i Albert Durer u ble për 30 dollarë dhe është vlerësuar për shitje deri në 50 milionë dollarë

Next Post

Karnavalet dhe kreshmet, zanafilla dhe simbolika e kremtes, e gjitha në një tablon e alegorikut, Pieter Bruegel

Next Post
Karnavalet dhe kreshmet, zanafilla dhe simbolika e kremtes, e gjitha në një tablon e alegorikut, Pieter Bruegel

Karnavalet dhe kreshmet, zanafilla dhe simbolika e kremtes, e gjitha në një tablon e alegorikut, Pieter Bruegel

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj