Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Gazetari dhe studiuesi, Ilir Ikonomi, e sjell në të tjera përmasa kolosin, Fan Noli përmes librit “Apostulli”

November 9, 2023
in Libra, Slider, Të përzgjedhurat
Gazetari dhe studiuesi, Ilir Ikonomi, e sjell në të tjera përmasa kolosin, Fan Noli përmes librit “Apostulli”
525
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

I promovur pak ditë më parë, “Apostulli” i Ilir Ikonomit guxon të shpërfaq në një dimension të ri, kolosin Fan Noli, veprimtarin e vlerave të vlerta dhe zërin e asaj zëshmërie që ishte dhe mbeti një shkrepëtimë drite në sfidat tona në luftë me errësirën. Fan Noli politikan, klerik, përkthyes, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, nuk është i panjohur, por diapazoni i gjerë i asaj që rrëmbeu praninë dhe kontributin e tij, është e atyre përmasave që gjithnjë kemi për të zbuluar, për të njohur, për të udhëprirë te një trajtim shterues të kësaj figure shumëdimensionale. Për të përmbushur njohjen tonë për Fan Nolin, kryesisht atë të Nolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur gazetari dhe studiues, Ilir Ikonomi, ambicia e të cilit ka dhënë prova se shquhet për një qasje shumë origjinale për të rikthyer në vëmendje figurat historike dhe për t’i trajtuar me një prizëm tjetër personazhe dhe ngjarje, zhvillime dhe kapërcyell në rrugëtimin tonë në si identitet kombëtar. Ai është i njohur për lexuesin përmes librave; “Faik Konica, jeta në Uashington”, Esat Pashë Toptani- Njeriu, lufta , pushteti’’ , ‘’ Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit ‘’, ‘’ Pushtimi ‘’. Secili prej këtyre botimeve përfshi edhe “Apostulli” është një punë cilësisht e vlerësuar dhe e mirëpritur, sepse është mënyra se si Ikonomi rreket t’i risjellë figurat që njihnim dhe ngjarjet që na janë bërë prezent, në një ngulmim më të themeltë.     

Libri “Apostulli” jep një përshkrim me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon nga arritja e tij në Amerikë më 1906 e deri në vitin 1920, kur ai largohet për në Shqipëri.

Gjatë kësaj kohe të rëndësishme, Noli themeloi Kishën Shqipe, Shoqërinë “Besa-Besën”, gazetën “Dielli” dhe, bashkë me Faik Konicën e të tjerë, krijoi Federatën “Vatra”, e cila do të shërbente si një qeveri shqiptare në mërgim.

Në libër do të gjeni fakte të reja për Nolin, njërin prej shqiptarëve më të ditur dhe më interesantë që kanë ekzistuar ndonjëherë. Çdo e dhënë është rreptësishtë e dokumentuar.

“Për të shkruar librin kam bërë kërkime në shumë arkiva e biblioteka dhe jam këshilluar me historianë e specialistë të tjerë.

Koha që pasqyron ky vëllim nuk ishte aspak një fushë e gjelbër pikniku, por një shesh beteje, ku Noli jo domosdo gëzonte mbështetjen e të gjithëve. Jam përpjekur që lexuesi të mos e shijojë librin si një fotografi, por si një film, ku personazhet debatojnë, përplasen, rrëzohen e ringrihen.

Libri ka një parathënie të shkruar nga historiani i mirënjohur amerikan Bernd Fischer, është i pajisur me shënime në fund të faqeve, me fotografi dhe me një tregues emrash. Ballina është punuar nga Besnik Frashni, UET Press, shkruan Ikonomi në profilin e tij në Facebook.

UET Press në prezantimin promovues të librit kumton përmes një prezencë telegrafisht kumton se “Apostulli” është libri i parë i një biografie të re për Fan Nolin me autor studiuesin Ilir Ikonomi, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, i cili premton për një seri me tre vëllime, të cilat sjellin dritë mbi dimensionet e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar.

Vëllimi i parë me 430 faqe, botim i UET Press, jep një përshkrim realist dhe me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon me arritjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.

Libri mban në koperinë një foto tepër shprehëse të personalitetit të Nolit, shkrepur dy ditë pas meshës së parë të tij në Boston, SHBA, stilizuar nga dizajneri Besnik Frashni.

Biografia dallon nga detaji dhe elementët konkretë me të cilët Ikonomi ka ndërtuar figurën e Fan Nolit. Ai ka përdorur një fond të gjerë të dhënash historike, që përfshin Arkivin Qendror të Shqipërisë, Arkivin Kombëtar Amerikan, Arkivin e Ministrisë së Jashtme Austriake, dhe disa burime të tjera dokumentare.

“Apostulli” i Ilir Ikonomit do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të njohur Fan Nolin në një dimension tjetër, ndoshta për ta shpërfaqur këtë figurë dhe veprimtarinë e tij me përmasat reale dhe përmes disa të vërtetave që autori i ka të ballafaquara me fakte dhe dëshmi, me dokumente dhe referenca. Noli ka gjithnjë diçka për të na thënë, diçka për të na kumtuar, dhe Ikonomi, me përgjegjësinë e një studiuesi, me elokuencën dhe skrupuloziteti e një gazetari, ka mirësinë që duke na risjellë Fan Noli, të dëshmojë edhe ato të vërteta me të cilat ai u përball për të përmbushur ambicien e tij si një zë dhe zemër shqiptarie. Atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku lindën vatra të mendimit, ku triumfoi fjala shqipe, ku çështja kombëtare kishte mbledhur zemrat dhe tubuar krejt shqiptarinë. Atje ku atëditë e sot, shqiptarët punojnë e luftojnë, përpiqen dhe sfidojnë, kontribuojnë dhe ngadhënjejnë për flamur e për komb.

Tags: “Apostulli”AlbaniaAlbert VatajBotaDijeFan NoliIlir IkonomiKeshillaKujteseMendimiShqip
Previous Post

John Milton, polemisti antikonformist, që u ndesh me fenë dhe politikën përmes prozës, por në veçanti poezisë

Next Post

Me 9 nëntor 1917 ekzekutohet në Selanik pas një gjyqi fars, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Themistokli Gërmenji

Next Post
Me 9 nëntor 1917 ekzekutohet në Selanik pas një gjyqi fars, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Themistokli Gërmenji

Me 9 nëntor 1917 ekzekutohet në Selanik pas një gjyqi fars, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Themistokli Gërmenji

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj