Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Rainer Maria Rilke dhe Lou Andreas-Salomé një lidhje sfiduese qendisur me letrat flakatare të dashurisë

December 29, 2016
in Dashuri
37
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Tanimë vij tek ty përplot të ardhme. Dhe prej zakonit ne nisim të jetojmë të kaluarën.”

*** Rainer Maria Rilke lindi më 4 dhjetor të vitit 1875 në Pragë, Austro-Hungari dhe vdiq më 29 dhjetor të vitit 1926 në senatoriumin Valmont afër Montreux, Zvicër kur ai sapo kishte mbushur 51 vjeç. Ishte një prej lirikëve më të rëndësishëm të gjuhës gjermane. Shkroi tregime, nji roman si dhe disa esse mbi artin dhe kulturën. Një prej veprave më të rëndësishme njihen edhe letrat e këmbyera. Kjo letërsi epostolare zë një vend në kreshtën e atyre zërave që u thirrën nga muzat më të epshme dhe fort të andshme që zgjuan te Rilke vërshimin e asaj llave që përmbyti realen apatike ku zvargej dita e shkrimtarit, poetit dhe esse-istit. Ishin letrat e dashurisë, ishin këto këndime, të cilat rendën në kërshërinë e kohërave, për të mbërrituar te çdo pritës zemërhapur si një trokitje e shumëpritur. Përvoja botërore e artit ruan në kujtesën e vet letërshkrues të shumtë, të cilët derdhën në fjalë zemre momente kaq intime dhe kaq të sinqerta, siç nuk i kemi përcjellë askund. Të gjithë e ngjyen në gjak penën e kësaj thirrje, por ai,  Rainer Maria Rilke, e ngjyu edhe në zjarr, në atë të shndërrimit të ndjenjës në gufim pasioni.

*** Lou Andreas-Salomé (lindur si Louise von Salomé apo Luíza Gustavovna Salomé më 12 shkurt 1861 – 5 shkurt 1937) ishte një shkrimtare dhe psikoanaliste ruse. Interesat e saj të shumtë intelektualë e njohën me mendimtarët më në zë duke përfshirë Nietzsche-n, Freud-n, dhe Rilke-n. Ajo njihet ndryshe si “muza e artistëve evropianë të fin-de-siècle”.

Rilke dhe Salomé ishte një dashuri sfiduese që u përshkua nga letrat flakatare, nga një komunikim i ngrohtë, nga fjalë të përkëdhekura dashurisht dhe dëshirime të mbrujtura në maxhën e dy zemrave që siç shtyheshin, shtu edhe tërhiqeshin, siç përfshiheshin, ashtu dhe ndrinin në flakataret pasione që dinin ti ndiznin ato zemra.

Marrëdhënia, nisi  nga një lidhje më shumë se familjare tek një dashnor i thekur, atëherë Rikle 21-vjeçar takoi një grua të martuar 36-vjeçare të quajtur Salomé, Rilkja, duke përmbytur objektin e dëshirës së tij me deklarata romantike, u përball me refuzime të njëpasnjëshme, refuzim i shprehur nga Salomé se dëshironte “që ai të zhdukej fare.” Por dashuria e Rilkes nuk u zbraps dhe ata patën një marrëdhënie pasioni e cila, gjatë tridhjetë e pesë viteve të korrespondencës së tyre, e shohim të ndryshojë formë e ata të shndërrohen nga miq në mentorë, nga protégé në dashnorë dhe në aleatë letrarë — një kaleidoskop dashurie që rrezaton përmes romantizmit, platonizmit, krijimtarisë, shpirtërores dhe intelektuales dhe gjithçka në mes e përtej.

Në një letër që daton më 13 maj, 1897, thuajse në fillim të marrëdhënies, Rilke shkruan:

“E sheh, zonjë e hijshme, përmes forcës së pakompromis të fjalëve të tua, ndjeva se vepra ime po bekohej, po miratohej. Isha ai, ëndrrat e mëdha të të cilit, me gjithë të mirat e këqiat, po bëheshin realitet; eseja juaj për poezitë e mia ishte si një ëndërr, përmbushja e një dëshire.

E ndjej gjithnjë: kur dikush është në borxh me dikë për diçka të veçantë, borxhi duhet të mbetet sekret vetëm mes të dyve.”

Më 31 maj dhe 1 qeshor, 1897, Rilkja dhe Salomé bënë një udhëtim të shkurtër në një fshat të vogël në jug të Mynihut dhe gjatë atij udhëtimi ata u bënë dashnorë. Në një letër që daton 3 qeshor, Rilkja shkruan:

“Këngë përmallimi!

Dhe ata do t’i lexojnë letrat e mia, siç kanë bërë  gjithmonë, ndonjëherë zëlart e ndonjëherë fshehtësisht aq sa vetëm ti mund t’ dëgjosh… Por ato do t’jenë ndryshe gjithashtu, ndryshe nga ç’kanë qenë, këto këngë. Dhe pse jam kthyer e kam gjetur përmallim përkrah meje, pashë në sytë e saj dhe ajo tani më prin me një dorë të fortë.”

Në një letër të gjatë që daton 6 korrik, 1898:

“Tanimë vij tek ty përplot të ardhme. Dhe prej zakonit ne nisim të jetojmë të kaluarën.”

VETMIA ËSHTË SI NJË SHI

Nga deti vjen drejt mbrëmjes rend ai;

nga rrafshultat e largëta, tej në humbëti

ngjitet drejt qiellit të cilit gjithmonë i përket.

Dhe bash prej qiellit bie prap mbi qytet.

 

Bie shiu këtu poshtë në kohë të gjysmëterrur,

teksa të gjitha rrugicat rendin kah mëngjesi

dhe trupat, të cilët asgjë nuk kanë gjetur,

të zhgënjyer dhe të trishtë ndahen nga njëri tjetri

dhe kur gjindja, mes tyre të urrejtur

në një shtrat të vetëm shtrëngohen që të flenë

atëherë vetmia rrjedh së bashku me lumenj.

Previous Post

Bik Ndoja, i magjishmi i magjisë së këngës, zëëmbli i jares shkodrane

Next Post

Jetojmë në një shkreptimë drite dhe shndërrohemi në shkëqimin e një ylli

Next Post

Jetojmë në një shkreptimë drite dhe shndërrohemi në shkëqimin e një ylli

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj