Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Mitologji

Pse piktura “Mrekullia e Haarlemit”, pesë shekuj më pas u quajt “Murgu dhe murgesha”?

March 18, 2023
in Mitologji, Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Pse piktura “Mrekullia e Haarlemit”, pesë shekuj më pas u quajt “Murgu dhe murgesha”?
38
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një murg shtryll gjoksin e një murgeshe, kjo është ajo që në përcjellim me një vështrim të atypëratyshëm, duke aluduar për një akt perversiteti të murgjërve dhe murgeshave. Shpjegimi, i cili qarkullon gjerësisht pretendohet se është një satirë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, mbi jetën e shthurur të atyre që jetonin në manastire. Murgjit dhe murgeshat akuzoheshin shpesh për dehje, grykësi, koprraci dhe sjellje të shthurura. Prandaj, vera dhe frutat që piktori ka vendosur në tablo, do të aludonin për një jetë mes bollekut dhe imoralitetit.

Hulumtuesit deri vonë kanë qenë të ndarë më dysh, ata që besonin këtë varjant dhe ato që këmbëngulnin për një shtjellim tjetër të alegorisë që holandezi i manierizmit përcolli në këtë punë të vitit 1591, atë të quajturën “Mrekullia e Haarlem”, e cila është punë me bojra vaji në kanavacë e përmasave 116 x 103 cm që ndodhet në Muzeu Frans Hals, Haarlem, Holandë.

Dhe nuk ka pse të ketë dyshime, këmbëngulin ekspertët, të cilët marrin në shqyrtim çdo detaj të pikturës, ajo i përket trajtimit të “Mrekullisë së Haarlem”, pavarësisht keqinterpretimeve dhe synimeve të qëllimta për ta përdorur këtë vepër arti si një sulm ndaj fesë.

Po cila është “Mrekullia e Haarlemit”?

Sipas legjendës, një murgeshë në Haarlem, gjithashtu vend i origjinës së piktorit, u akuzua se kishte fshehur shtatzëninë dhe lindjen, akt heretik që dënohej dhe ndëshkohej rëndë nga autoritetet fetare. Gjykatorët e rreptë të manasirt besojnë se amësia e saj mund të zbulohet duke shtrydhur gjoksin. Nëse nga gjoksi i saj do të dilte qumësht, akuza ishte e vërtetë dhe penaliteti shembullor. Piktura përshkruan momentin kur një murg me përvojë në mjekësi dhe shkenca, shtrydh gjoksin e murgeshës. Pikërisht këtu ndodhi mrekullia. Nga gjoksi i saj nuk rridhte qumësht, por verë. Kjo vërtetoi devotshmërinë dhe pafajësinë e murgeshës. Në këtë rast vera dhe frutat simbolizojnë një jetë të virgjër.

Ndryshimi i emrit të pikturës së Cornelis Corneliszoon van Haarlem (1562 – 11 nëntor 1638), dëshmon dashakeqësinë e historianëve dhe studjuesve të artit, të cilët tëntuan jo vetëm të denigronin artistin, por edhe të sulmonin pastërtinë e devocionit të banorëve të manastirëve. 

Sidoqoftë, piktura fillimisht titullohej “Mrekullia në Haarlemit”, por u ndryshua në shekullin e 20-të, në “Murgu dhe murgesha”, siç njihet edhe sot. Kjo tablo fillimisht u shoqërua me historinë e një murgeshë nga Haarlemi, e cila u akuzua se kishte lindur fshehurazi. Kundërshtarët e saj donin të provonin imoralitetin dhe amësinë, duke ia shtrënguar gjoksin. Nëse ajo do të kishte lindur, qumështi do të sekretohej. Piktura përshkruan ekzaminimin e provës pa treguar asnjë formë epshi në përbërjen e tij apo shprehjet e fytyrës, si të murguat ashtu edhe të murgeshës. Murgu po shikon larg për të ruajtur modestinë dhe pastërtinë e murgeshës, e cila është e përulur, shprehi që lexohet qartë në pozicionin e duarve dhe plastikën e fytyrës.

Nëse shikoni pikturën, poshtë gjoksit të murgeshës në gotë nuk ka qumësht por verë. Vera do të lidhej me Eukaristinë dhe gjakun e Jezusit, duke dëshmuar pra devotshmërinë, pastërtinë dhe pafajësinë e saj.

Shumë nga këto motive ishin shumë më pak të pazakonta për njeriun e Rilindjes sesa na duken sot. Në ato kohë, njerëzit e perceptonin botën në një mënyrë krejt ndryshe nga ne; në fakt kjo ishte një periudhë e shkurtër lirie kur mendja dhe trupi ishin të barabartë dhe kurioziteti mposhti frikën.

E shenjta dhe profane, ose shpirtërorja dhe trupore, filluan të përzihen në jetën dhe artin e Rilindjes. Nga fundi i Rilindjes, përmbajtja erotike u bë gjithnjë e më e dukshme. Manierizmi prodhoi imazhe ku një motiv mitologjik ose alegorik shfaqet vetëm si maskim për përmbajtjet erotike. Motivet kuazi të shenjta si kjo pikturë e Cornelisz-it “Murgu me një murgeshë” ishin gjithashtu përfaqësime mezi të mbuluara të erotizmit, siç diktoheshin nga normat shoqërore të kohës.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajCornelis Corneliszoon van HaarlemHaarlemHolandëMrekullia e HaarlemitMurgu dhe murgeshaMuzeu Frans Hals
Previous Post

“Dante Aligeri takohet me Beatriçen”, dashuria e përkorë që u skalit në zemra dhe u përjetësua në art

Next Post

Episode pikante nga jeta e kompozitorit të shquar italian, Xhakomo Rosini

Next Post
Episode pikante nga jeta e kompozitorit  të shquar italian, Xhakomo Rosini

Episode pikante nga jeta e kompozitorit të shquar italian, Xhakomo Rosini

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj