Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Natyra

Kandili i detit i mbiquajtur “Meduza”, polipi ujrave dhe bukuria magjepsese

December 12, 2016
in Natyra
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kandilat e detit (meduzat) e kanë marrë emrin sipas figurës mitologjisë greke, Meduza, e cila besohet të ketë qenë një nga tri vajzat e Perëndisë së detit Forki (të njohura si motrat e tmerrshme me krahë – ose tri Gorgona). Sipas mitologjisë, Meduza kishte qenë një vajzë shumë e bukur me flokë të gjatë dhe të valëvitur, por pasi Meduza e kishte kritikuar Perëndeshën Athina, ajo ishte shndërruar në një përbindësh, kurse flokët e saj ishin shndërruar në gjarpërinj helmues. Kushdo që e shikonte Meduzën – shndërrohej në gurë nga frika. Meduza për të cilën do të bëjmë fjalë në këtë edicion nuk është kurrfarë krijese anormale dhe as përbindësh, përkundrazi disa nga kandilat e detit (meduzat) kanë ngjyra aq të bukura sa mund të themi që hyjnë në radhën e kafshëve më të bukura që keni parë ndonjëherë!

Kandili i detit, meduza e ujrave dhe bukuria magjepseseKëto kafshë paraqesin një nga format morfologjike të llojit Cnidaria, të cilat notojnë lirshëm në ujë, shumohen me ndihmën e të dy gjinive dhe kanë formë të ziles (në bazë të formës dallohet nga forma tjetër, polipi). Në zile dallohen dy sipërfaqe: eksumbrela (sipërfaqja e jashtme dhe e fryrë) dhe subumbrela (sipërfaqja e brendshme dhe e futur brenda, në të cilën ndodhet goja). Skaji i ziles mund të përmbajë rrudha, mbulesë ose mund të mos ketë fare mbulesë dhe kjo paraqet një nga veçoritë kryesore për dallimin e hidro-meduzës nga scifo-meduza. Trupi i meduzës përbëhet nga vetëm 2 lloj qelizash: ektodermisi (qelizat e jashtme) dhe endodermisi (qelizat e brendshme).

Në mes të këtyre dy shtresave ndodhet një masë xhelatinoze, e mpiksur, e ashtuquajtura mezoglea. Mezoglea është baza e cila i lidh këto dy shtresa dhe në të njëjtën kohë, gjithë trupit i ofron një fortësi solide, e cila i nevojitet për t’i bërë ballë valëve të fuqishme në det. Në brendi të meduzës ndodhet një vrimë e cila është në të njëjtën kohë vrimë e gojës dhe vrimë anale. Rreth kësaj vrime, ndodhet një kurorë e brirthëve të cilët janë të pranishëm edhe në pjesën e ombrellës. Me kontraktimin e fijeve të muskujve në shtresën e jashtme vjen gjer te zgjatja dhe një nga format morfologjike të llojit Cnidariashkurtimi i trupit dhe brirthëve të meduzës. Kontraktimet e fijeve të muskujve të shtresës së brendshme shkaktojnë tkurrjen dhe zgjerimin e trupit të meduzës. Këto lëvizje të njëtrajtshme janë të mjaftueshme për të mundësuar lëvizjen e palodhshme të kandilit të detit gjatë tërë jetës, duke i mundësuar kështu të rrijë pezull nëujë dhe të notojë me pjesën e fryrë të ombrellës, e cila është e kthyer në drejtim të lëvizjes. Me këtë rast, kandilat e detit lëvizin pjerrtas duke notuar lart dhe më pas fare qetë lëshohen poshtë. Duke lëvizur në këtë mënyrë, kandilat e detit e arrijnë shpejtësinë rreth 9 km/h.

Kandilat e detit janë kafshë, tek të cilat për herë të parë është paraqitur sistemi nervor, natyrisht në formën e tij më primitive: i ashtuquajturi sistem nervor rrjetor. Ai përbëhet nga qelizat nervore në formë të yjeve, të cilat janë të lidhura në mes vete në rrjetë. Nëse e prekni vetëm një brirth të kandilit të detit, ai do të mblidhet kruspull, sepse ngacmimi shpërndahet në gjithë trupin e kandilit të detit përmes rrjetës. Në krahasim me kafshët tjera, pjesa më madhe e trupit të këtyre krijesave të bukura të deteve përbëhet nga uji. Nëse kandili i detit arrin dhe mbetet në breg dhe thahet, ai do të shndërrohet në një topth të vogël, i cili është me mijëra herë më i lehtë sesa kandili i gjallë i detit (sepse më shumë se 95% e trupit të kandilit të detit përbëhet nga uji). Është interesante të thuhet që kandilat gjigantë të detit, siç është Stomolophus nomurai, mund të kenë diametër të ziles prej 2 metrash, kurse mund të peshojnë më shumë se 200 kg. Megjithatë, 95% e trupit të tyre përbëhet nga uji!

Kandilat e detit mund të jenë të gjinisë femërore dhe mashkullore, por ato nuk dallohen në mes vete në aspektin morfologjik. Dallimi në mes tyre shihet në faktin që kandilat e detit të gjinisë mashkullore prodhojnë spermatozoide, kurse kandilat e detit të gjinisë femërore prodhojnë qeliza vezë. Të dy llojet e qelizave seksuale hidhen në ujë dhe kështu kryhet edhe fekondimi, kurse më pas, nga qeliza vezë e fekonduar zhvillohet një qelizë e veçantë – larva planula. Pas një periudhe të caktuar, kjo larvë bie në fund të detit, ngjitet fort për të dhe zhvillohet në një polip.

Një veçori e posaçme e këtyre kafshëve janë edhe qelizat me lëng “djegës”, të njohura si knidet, sipas të cilave edhe e kanë emrin e tyre latin Cnidaria (greqisht knide – djegie, hithër). Personat të cilët kanë pasur kontakt të afërt me kandilin e detit e kuptojnë më së mirikuptimin e këtyre nocioneve. Këto qeliza me lëng “djegës” janë të përqendruara kryesisht në pjesën e vrimës së gojës dhe në brirthë. Ato përbëhen nga një kapsulë e imët, në të cilën është e vendosur fija, në fund të së cilës gjendet gjembi me funksion të fuzhnjës (i cili ngjitet për trupin e viktimës). Këto qeliza e tajitin një substancë helmuese, e cila mund të jetë fatale edhe për njeriun (kur bëhet fjalë për disa kandila tropikal të detit). Qelizat “djegëse” të cilat janë përdorë njëherë bien shpejt dhe zëvendësohen me të tjera. Me ndihmën e brirthëve, kandili i detit e lëviz gjahun e paralizuar dhe e sjell gjer te zgavra e gojës dhe e përpin. Kandilat e detit mund të përpijnë edhe gjahun i cili është disa herë më i rëndë se ato vetë. Tretja e ushqimit fillon në zgavrën e gojës, me ç’rast gjahu copëtohet në pjesë të vogla, kurse më pas vihen në funksion qelizat e posaçme, (të njohura si ameboide), të cilat ndihmojnë që tretja të përfundojë me sukses. Ushqimi i tretur bartet tek të gjitha qelizat tjera përmes qelizave ameboide, me ndihmën e procesit të difuzionit (shpërndarjes).

Tags: Albert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaBotaDijaDijeDisiplinaEkuilibriEstetikeFemijeGjithçkajaGjithsesiIluminimInteligjenceKeshillaKrijuesiKujteseMaterialMendimiMoralistNjeriuNumratNxenesPerendimiPergatitjaShkolleShkrimShoqeriaShqipShtetiStudimTkurretTraditaUniversiZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Edvard Munsch, ai erdhi nga “ferri” për të mbajtur të ndezur pishtarët e gulçeve dhe gufeve të shpirtit

Next Post

Leonid Afremov, virtuozi i spatullës në pikturë, magjepsësi i ngjyrave vezulluese

Next Post

Leonid Afremov, virtuozi i spatullës në pikturë, magjepsësi i ngjyrave vezulluese

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj