Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shkencë

“Mbi Origjinën e Specieve” e Charles Darwin dhe “Dita e Evolucionit”, triumfi i botëkuptimit iluminist

November 24, 2016
in Shkencë
528
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Bota po hynte në një erë të re. Ngado ziente. Njeriu, gjithnjë dyshues duhej të përqafonte forcën e atij vullneti për të ndryshuar pozitat e tij mbi realitetin, mbi atë gjithësi dukurishë dhe fenomenesh ende të mbërthyera në pikëpyetjet e mëdha. Mendimi i mëhershëm dhe i asokohshëm po kërkonte vijimsisht caqe të reja dhe po i jepej pandalim ngulmeve për të tjera kapacitete. Kambanat e kushtrimit gjëmonin në botën që kishte nisur të shkundej nga pluhuri dhe të zhvishej nga myku. Ishte padyshim një luftë e vërtetë. Një botë që i kundërvihej një tjetre, një reale e pretenduar dhe e argumentuar përmes dëshmishë novatore dhe fakteve, që kacafytej me një rele të mbetur e skalitur mbi memuarin e historisë.

Kuraja e mendimit dhe sfida e ballafaqimit të nevojës për një botëkuptim të ri, ambicia dhe pasioni u shndërruan në synimet e një vullneti uragan të të riut anglez, Charles Darwin, i cili do të ngrihej mbi gjithë atë ngrehinë hijerëndë dhe të plotpushtetshme të religjonit, për të ofruar ndoshta jo dhe aq një shembje të teorisë së krijuesit, se sa një mundësi novatore, një ngulm të njeriut për të shtytur kufijtë e zotërimit të dijes dhe përmes saj të mposhtjes së dilemave dhe mëdyshjeve që mundonin atë.  

Më 24 nëntor 1859 pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit iluminist. Botohet libri "Mbi Origjinën e Specieve". Ai është libri që tronditi nga themelet botkuptimin e njeriut për prejardhjen. Një prej dilemave më jetëgjata që ka ngërthyer ëndjen dijetuese të njeriut u gjend para një kërcënimi shpërbërës. Më shumë se një shëmbie e mitit, ishte një guxim për të orjentuar njeriun përnga zgjidhja e enigmës së ekzistimit. Kurajon e tij pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga paranoja, sa ai, Charles Darwin.

U hodh në zjarrin e anatemës, kundërshtive dhe ndalimit si një gladiator në arenën e luanëve. Ai dëshmoi vullnesën e një iluministi dhe u kacafyt me XVIII shekuj terr. Ai hodhi themelet e pikëpamjeve mbi krijimin dhe evolucionin, drita që përshkënditi prej andej e hodhi njerëzimin në krahët e një përqafim botëkuptimi të ri.

U rrek të vërtetonte shkencërisht prejardhjen e njeriut duke e bazuar atë mbi faktet e mbledhura, fosilet dhe evoluimin e species në raporte kohore, varjueshëm me kushtet e habitatit. Pikërisht më 24 nëntor 1859 Charles Darwin publikon "Mbi Origjinën e Specieve", përvjetori i këtij libri është quajtur "Dita e Evolucionit".

Thonë se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat, debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e dinë emrin e tij, çfarë bëri,dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot. Shpjegimi i Darvinit për këtë shpalosje kaq të gjerë të jetës në kohë – teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror – transformoi të kuptuarit e botës së gjallë – ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit, teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë, duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.

Nga jeta dhe vepra

Charles Robert Darvin  u lind më 12 Shkurt 1809, në Shrewsbury dhe vdiq më 19 Prill 1882, në Downe. Ai ishte një natyralist anglez, pjesëtar i Royal Society, që themeloi teorinë e evolucionit sipas së cilës të gjitha krijesat zhvillohen me kalimin e kohës e publikuar në librat e tij. Sipas tij zhvillimi i krijesave të gjalla që ndanin midis tyre të njëjtin paraardhës, ishte rrjedhojë e një procesi të quajtur Seleksionimi natyror (përzgjedhja natyrore). Evolucioni dhe seleksionimi natyror ishin një ide shumë përparimtare për kohën dhe pavarësisht nga kritikat dhe debatet e shumta mbi të, shumë shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë të kohës e pranuan atë si fakt. Megjithatë vetëm me themelimin e Sintezës Moderne Evolucioniste nga vitet 1930 deri më 1950, u pranua se selektimi natyror ishte mekanizimi bazë i evolucionit. E thënë ndryshe, zbulimi shkencor i Darvinit është teoria bashkuese e shkencës natyrore duke shpjeguar diversitetin (larminë) e gjallesave.

Në Universitetin e Edinburgut, Darvini i neglizhoi studimet mjekësore dhe ndihmoi në hetimin e gjallesave jo vertebrore ujore. Udhëtimi i tij 5-vjeçar me anijen Beagle e bëri atë zyrtarisht një gjeolog të kualifikuar, studimet dhe teoritë e të cilit mbështesnin idetë e uniformiste të Charles Lyell.

Publikimi i ditarit të tij të mbajtur gjatë udhëtimit me Beagle i dhanë atij famë të madhe. Duke studiuar larminë e gjallesave në vende të ndryshme të botës dhe fosilet e mbledhura gjatë udhëtimit të tij, Darvini thelloi studimet e tij mbi transmutacionin e llojeve dhe formuloi teorinë mbi përzgjedhjen natyror në vitin 1838.

Edhe pse ai shpesh e diskutonte teorinë e tij me natyralistë të tjerë, atij ju desh kohë që të përfundonte me sukses shpjegimin e teorisë ndërkohë që objektivi i tij primar vazhdonte të ishte puna si gjeolog. Ai ishte akoma duke përpunuar teorinë e tij në vitin 1858 kur Alfred Russel Vallace i dërgoi esenë e hartuar prej tij, në të cilën përshkruhej e njëjta ide, duke bërë kështu që të dyja esetë të publikoheshin si një e vetme.

Libri i tij publikuar në 1859 “Mbi origjinën e llojeve” (origjinali: “On the Origin of Species”) themeloi evolucionin si shpjegimi më i saktë shkencor mbi diversitetin në natyrë të jetës. Ai ekzaminoi evolucionin njerëzor dhe selektimin/përzgjedhjen seksual/e në librin e tij “Mbi prejardhjen e njeriut dhe selektimi në lidhje me seksin” (origjinali: “The Descent of Man, dhe Selection in Relation to Sex), libër i ndjekur nga libri tjetër “Shprehja e emocioneve tek njerëzit dhe kafshët.” (origjinali: The Expression of the Emotions in Man and Animals”). Kërkimet e tij të mëtejshme mbi bimët u publikua në një seri librash të ndryshëm, ndërsa libri i tij i fundit bënte fjalë për krimbat e tokës dhe efektet e tyre mbi tokën bujqësore.

Charles Darvin ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton.

Tags: "Dita e Evolucionit""Mbi Origjinën e SpecieveAktiviteti fizikAmerikaArtBarbarBesimtarBijatBijtBizantBrezaCharles DarwinDiagnozDijeDurresEstetikeFemijeGaratGnjenHistoriHoroskopiIlaceJoan KukuzeliKishtareKristofor KolombiLuftaMiqMirenjohjeMiresiMizorMosha e treteMuzikeNdertimNumerologjiNxenesPasionetPerendimiPleqProfilaksiPsikologjiPushtuesRespektRoma e LashteShenjtorShkolleShokeSportiTe dashurThemelimTraditaTrajtimUshqimeUshqimiZakonetZbulim
Previous Post

Çfarë përmban “Ligji i Luftës” i Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Konventat ndërkombëtare që shkel shteti helen?

Next Post

Kur format e vitheve te femrat janë tregues i gjëndjes shëndetësore… dhe jo vetëm

Next Post

Kur format e vitheve te femrat janë tregues i gjëndjes shëndetësore... dhe jo vetëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj