Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Friedrich von Schiller, poeti, filozofi, historiani dhe dramaturgu… i shquari i klasikës gjermane

November 10, 2016
in Figura të ndrituna
919
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Gjithçfarë mban emrin e këtij iluministi të madh, këtij klasiku ngadhënjimesh të epërme është jeta dhe shkulmi i shpirtit të tij të trazuar. Një jetë që nis që në vogëli me përplasje atërore rreth përzgjedhjes së rrugës së jetës, që vazhdon me një shkreptimë dashurie, flaka e të cilës do ta torturojë për gjithë jetën, dhe si për ironi të fatit, është sëmundja e cila rreket ta shuaj dalë ngadalë dritëzën e tij të qiririt. Gjithqysh ai 45 vitet e jetës do t’i mbushte përplot, gjithnjë sfidues në botën që atij iu qas si një arenë gladiatorësh. Sa ndriti ky yll diti të ishte Promete dhe të mbushte me dritë rendjen prej Marathonomaku.

Friedrich von Schiller u lind më 10 nëntor 1759 në Marbach am Neckar dhe vdiq më 9 maj të vitit 1805 në Weimar. Njihet dhe pranohet nga Goethe si autori më i shquar i klasikes gjermane. Shumë pjesë teatrale të tijat i përkasin repertorit standard të teatrit të gjuhës gjermane. Baladat e tij radhiten tek më të dashurat e poemave gjermane. Në historinë e mendimit iluminist gjerman ai do të zërë një vend të rëndësishëm. Filozofi, poeti, dramaturgu, historiani mishërojnë te Friedrich von Schiller një emblem.

Shumë pjesë teatrale të tija i përkasin galerisë gjermane të pasurive që trashëgohen si testament i vetëdijes dhe të vetvetishmes. Baladat e skalituar pre tij radhiten në visare e memories së poemave gjermane. I biri i një oficeri dhe vajzës së një bukëpjekësi do të kaplonte me veprën dhe ndikimin e tij, jo vetëm kureshtinë dhe ëndjen gjermane por krejt botëkuptimit klasik të kohës. Vepra dhe fama rendën në rrugëtimin që hoqi kjo figurë emblematike.

Ndodhia me komshinj jo muzikëdashës

* Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e donte muzikën, i tha për t’u tallur:

– Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë.

– Dhe ju flisni si Solemoni, – iu përgjigj Shileri, – po jo edhe aq me mençuri.

 

Dhurata e dukës

Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shileri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi.

– Ja, i tha ai, poeti nuk duhet të shpërblehen veçse me dhurata të tilla.

 

Në shtratin e vdekjes

Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte:

– Gjithnjë e më i qetë, – u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta.

***

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta popullarizuar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë, dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të.

***

“Artisti është bir i kohës së vet, por është keq për të nëse ai njëkohësisht është dishepull apo i përkëdheluri i saj”

***

“Kur drejtësia e blerë me flori, mbyll syt dhe I shërben me heshtjen e saj vesit, kur paudhësitë e të fuqishëmve të kësaj bote ngrihen si tallje mbi pafuqinë e saj dhe frika ia paralizon të djathtën pushtetit, teatri merr në duart e veta shpatën dhe peshoren dhe ia nënshtron vesit një gjyq të rreptë… Kur pikëllimi na gërryen zemrën, kur melankolia e zymtë helmon orët tona të vetmisë, kur bota na ka kthyer shpinën dhe punët ecin së prapthi, kur me mijëra halle na brengosin shpirtin dhe zgjuarsia jonë ka rrezik të shuhet nën peshën e punës, teatri del e na rrok në gjirin e tij.”

Tags: Albert VatajAmerikaArsimimiArtAsgjejaBotaDijaDijeDisiplinadramaturguEkuilibriEstetikeFemijeFilozofiFriedrich von SchillerGjithçkajaGjithsesiGoethehistorianiIluminimInteligjenceKeshillaKrijuesiKujteseMaterialMendimiMoralistNjeriuNumratNxenesPerendimiPergatitjaPoetiShkolleShkrimShoqeriaShqipShtetiStudimTkurretTraditaUniversiWeimarZbulimZgjerohetZoti
Previous Post

Aristoteli, mendja sintetike më e rëndësishme dhe gjeniu më i gjithanshëm i botkuptimit filozofik

Next Post

Geishat, gratë e luleve të qershisë dhe priftëreshat lindore të Erosit

Next Post

Geishat, gratë e luleve të qershisë dhe priftëreshat lindore të Erosit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj