Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Patatja ky potencial i lartë ushqimor dhe kontribues i mirë i parandalimit të shumë sëmundjeve

October 23, 2016
in Shëndetësi
63
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion, gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjetur në patate janë të vlefshëm për trurin. Konsumi i patates, përveçse shijon së tepërmi, ka edhe mjaft vlera ushqyese çka ndihmon në luftën kundër sëmundjeve. Të paktën sipas studimeve të ndryshme rezulton se deri më tani, patatet janë karbohidrate të cilat përmbajnë edhe shumë proteina, e kjo i bënë një ushqim ideal për ata që duan të shtojnë në peshë. Pajisja me shumë vitamina, si vitamina C dhe B-kompleks, ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Tretja

Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por duhet të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht, mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lëkurës

Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë të vlefshme për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer, për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Skorbuti

Vitamina C e pranishme në patate mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundje të shkaktuar për shkak të mungesës së vitaminës C. Ajo karakterizohet nga buzët e plasaritura dhe mishrat e dhëmbëve me gjakderdhje, infeksione të shpeshta virale si ftohje etj.

Reumatizma

Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrë nga patatet e ziera jep gjithashtu një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve ajo tenton të rritë peshën e trupit, gjë e cila mund të jetë me efekte negative tek pacientët reumatikë.

Ftohja

Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin tek zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulçerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

Truri

Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës së kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak, e cila nuk lë të lodhet truri dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak, ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjendur në patate, janë të vlefshme për trurin.

Sëmundjet e zemrës

Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtura karotenoid (lutein, zeaxanthin etj) të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje, gjë e cila mund të vërë në presion të madh zemrën, prandaj ajo nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.

Gurët në veshka

Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi, fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez, i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

Diarreja

Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre, për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

Këshilla

Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët, ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulçerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve. Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solanine, chaconine dhe arsenik, të cilët në mbidozë mund të jetë fatale. Për më tepër, indeksi i glicemisë tek patatet është shumë e lartë (mbi 80) dhe prandaj ata që duan të dobësohen, duhet të shmangin patatet. “Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të organit. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”, – thonë shkencëtarët. Pjesa jeshile në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates, solanina është koncentruar në mënyrë të dëmshme. Solanina është një mekanizëm natyror i mbrojtjes së patates, për të shmangur kërpudhat dhe parazitët. Ajo ka një shije të hidhur dhe gjithashtu, ajo shkakton probleme me shëndetin dhe vdekjen. Ky kompleks është i qëndrueshëm në temperaturë të valë, prandaj këshillohet të pritet dhe të hidhet kjo pjesë. Për shkak të këtyre arsyeve, patatet kryesisht ishin përdorur për të ushqyer kriminelë apo të burgosur të luftës.

Tags: Aktiviteti fizikAlbert VatajAloe VeraAnatomiaBukuriaDiagnozDijeEpshiErosEstetikeFamiljeFemijeGaratHidratimiHiretIlaceInteligjenceJoshjaKënaqësiaKeshillaKujdesiKujteseKura PopulloreKushtetKuzhinaLarjaLekuraLuftaMaterialMotiNjeriuNudoNuriNxenesOrgazmaPastrimiPatatjaPerdorimiPergatitjaPerimeProfilaksiRecetaSeksiShendetesiShendetiShkolleShkrimShqipShtepiSpecialistiSportiStudimTemperaturaTrajtimTrajtimiUjiUshqimUshqimeUshqimiZhvillimi
Previous Post

Uthulla, një mundësi për ta shndërruar në një preparat të shkëlqyer të kujdesit shëndetësor

Next Post

Seksi dhe dashuria, ja se si ndikojnë në sfidat dhe arritjet tona, në stabilitetin tonë psikik dhe fizik

Next Post

Seksi dhe dashuria, ja se si ndikojnë në sfidat dhe arritjet tona, në stabilitetin tonë psikik dhe fizik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj