Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

“Lulet e mollës” dhe prarimi i pranverës, dashuria e pamundur e Migenës së Xhon Gollsuorth

April 8, 2025
in Dashuri, Të përzgjedhurat
3k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

John GalsworthJohn Galsworthy , (14 gusht 1867 – 31 janar 1933), ishte romansier dhe dramaturg anglez.

Kush e ka lexuar librin “Lulet e Molles” dhe nuk është përlotur nga dashuria tragjike Migen Devid, një fshatareje të thjeshtë nga një fermë e largët angleze me Frenk Esherstin, një student, i cili kishte buajtur për disa ditë në fermën e të afërmve të saj.
Kush nuk është magjepsur nga peripecitë dhe emocionet shpërthyese të historisë së dashurisë së Ada dhe John tek “Saga e Forsajtëve”.
Kush nuk do të rrëmbehej prej kureshtisë të dinte se cili ishte ai që i përjetësoi në monumente të letërsisë botërore këto çaste shkrepëtitëse të jetëve flakatare në pafundësinë e kohës. Po, ai ishte John Galsworth, fitues i çmimit “Nobel” më 1932, i cili u shua fiks dy muaj nga ky laurim. John Galsworth, është një nga autorët më të njohur anglez, një nga shpirtrat që skaliti me kaq pasion dhe përkushtim, me kaq zjarr dhe ndjenjë, saqë edhe sot pasi i ke lexuar dhe rilexuar ato libra, të përlotin, të magjepsin.

Ai ditëvdiq sot 83 vite më parë, më 31 janar 1933 duke lënë pas jo vetëm këto dy kryevepra, por edhe një kolanë e begatë krijimtarie, e cila është edhe ajo po kaq e vyer, po kaq ngjethëse, e pavdekshme.

“Lulja e Molles”

Historia e Migen Devid, një fshatareje të thjeshtë nga një fermë e largët angleze, me Frenk Esherstin, vazhdon të emocionojë çdo lexues, pavarësisht kohës kur John Galsworthy e ka shkruar. Vetëm 17 vjeçe, Migen bie në dashuri me studentin që qëndron disa ditë në fermën e prindërve të saj. Në pak ditë zemra e vajzës së re pulson për djaloshin me flokët e verdhë me balluket mbi ballë, i cili ka të njëjtat ndjenja për të. Në kopshtet ku gjallon pranvera, ajo dëgjon fjalët më të bukura të dashurisë prej tij. Eshersti i thotë se do ta marrë me vete në Londër, do t’i blejë fustane të reja dhe do të jetë gruaja e tij. Në ëndërrimet e saj, Migen ëndërroi arratisjen nga fshati, dhe jetën e lumtur pranë Esherstit … Por në fund, Esherstit i duhet të zgjedhë dikë tjetër për grua dhe ta lërë Migenin ashtu me fustanin e saj të thjeshtë prej basme teksa sheh qelqet e dyqaneve londineze ku ka mbërritur për ta kërkuar atë. Fundi tragjik i Migen është realiteti i kohës kur Galsworthy shkroi veprën. Vdekja e saj është një tregim për dashuritë e pamundura, për dy kulturat e ndryshme që s’mund të jenë asnjëherë bashkë. Një anglez i sërës së lartë të epokës viktoriane, nuk mund të martohej asnjëherë me një vajzë ferme, dhe nëse e donte atë. Kjo është zgjedhja që bëri Eshersti te një nga novelat më të bukura të shkruar nga John Galsworthy, “Lulet e mollës”. Një libër që të përlot, pasi të ka ofruar një botë kaq të pastër ndjenjash. I konsideruar si një nga novelat më të mira të dashurisë

” ..Ajo rrëshqiti pa zhurmë, pa zhurmë si hije përmes pemëve. E pa kur i erdhi fare prenë, në errësirë trupi i saj u shkri pas trungut të mollës, fytyra e zbehtë humbi mes pemëve të lulëzuara. Rinte krejt e heshtur, me sytë mbërthyer tek ai.

– Migen! – pëshpëriti ai dhe zgjati duart.

Ajo iu lëshua drejt e në gjoks. Ershestidëgjoi rrahjet e zemrës së saj pranë vetes; në atë çast i mbërthyen njëherësh pasioni dhe një ndjenjë kalorsiake. Ajo nuk ishte nga rrethi i tij, por ishte aq e thjeshtë, aq e re dhe aq e pastër; aq e dashur e aq e pambrojtur – e si të mos ishte ai mbrojtësi i saj në errësirë? Po, ajo ishte vet natyra me tërë thjeshtësinë dhe bukurinë e saj, ishte pjesë e asaj nate pranverore si këto petale të trandafilta; si të mos pranonte gjithçka që i dhuronte ajo, si të mos i hapte derën pranverës që kishte trokitur në zemrën e tyre? Dhe duke u lëkundur midis këtyre dy ndjenjave, ai e përqafoi fort dhe i puthi flokët. As ai s’e dinte sa qëndruan ashtu pa folur asnjë fjalë. Përroi vazhdonte të gurgullonte, bufi këlthiste si më parë dhe hëna ngjitej përherë e më lart, duke u bërë gjithmonë e më e zbehtëlulet përreth dhe mbi kokën e tyre shkëlqenin gjithë jetë e me një bukuri të trishtuar. Buzët e tyre kërkuan në heshtje njëra-tjetrën. Sikur të hapnin gojën, çdo gjë u prish. Pranvera nuk ka fjalë, por vetëm shushërima e pëshpëritje. Pranvera ka diçka që është më e bukur se sa fjalët e që gjendet te lulet dhe gjethet që çelin, te gurgullima e përrenjëve të saj, te dëshirat e zjarrta e të ëmbla. Nganjëherë pranvera vjen e të rrethon nga të tëra anët, si dëshmitare e fshehtë, duke i marrë të dashuruarit në krahët e saj, i prek me shkopin e saj magjik, dhe ata, ashtu buzë më buzë, harrojnë gjithçka përveç puthjeve.

Zemra e vajzës rrihte në gjoksin e tij, buzët i dridheshin në buzët e tij dhe eshtoni nuk mendonte më asgjë tjetër pasi ishte pushtuar i tëri nga një lumturi hyjnore- po! Fati i kishte caktuar atë vajzë dhe ai nuk duhej të tallej me dashurinë. Po kur buzët e tyre u shkëputën me psherëtima, për një çast iu duk sikur s’ishin më të lidhur me njeri-tjetrin. Veçse tani pasioni ishte bërë më i fuqishëm se çdo ndjenjë kalorsie dhe ai iu drejtua duke psherëtirë.

– Oh, Migen! Pse erdhe?

Sytë e saj shprehën habi dhe fyerje.

– Sër, po sikur këtë ma kërkuat ju.

– Mos më thirr sër, shpirti im!

– Po si t’ju thërras ?

– Thjesht Frenk.

– Nuk mundem..Jo, jo..

– Po a më do?

– Si s’ju dua?Dua të jem vetëm me ju.. dhe çdo gjë..

– Çdo gjë…

Ajo belbëzoi me një zë aq të ulët sa atij mezi ia kapi veshi.

– Do vdes po s’erdha me ju.

Ershesti mori frymë thellë.

– Atëhere qëndro me mua!

– O-oh!

I emocionuar nga adhurimi dhe habia që i tingëlloi zëri i saj, ai vazhdoi të pëshpërisë.

-Do të ikim në Londër. Do të të fus në mes të njerëzve të sërës sime. Do të kujdesem për ty, të jap fjalën, Migen..Nuk do jem asnjëherë i ashpër me ty..

– Vetëm të jem me ju, vetëm t’ju shoh ju…!

Ai i ledhatoi flokët dhe I foli me zjarr.

– Nesër do të nisem për në Troki të marr ca para; do të të blej fustan që të mos të të njohë njeri dhe do të ikim. Kur të mbërrijmë në Londër, në qoftëse më do vërtet, ne ndoshta, kurorëzohemi në çast.

Në errësirë ndjeu flokët e saj kur ajo tundi kokën.

– Jo, jo. Nuk mundem. Dua vetëm të jem me ju..Më duket sikur nuk jam për ju.

I deshur nga kjo zemërgjerësi, Ershesti e shtrëngoi më for pas vetes.

– Oh, jo, unë mendoj për ty..Ah, Migen e dashur, më thuaj kur më dashurove?

– Kur ju pashë në rrugë dhe ju më vështruat. Që natën e parë rashë në dashuri me ju, por as që e shkova ndonjëherë ndërmend se mund të më vlerësonit.

Papritur vajza u ul në gjunjë duke u përpjekur t’i puthte këmbët.

Ershesti u drodh i tmerruar, e kapi për supesh, e ngriti dhe e përqafoi fort. I prekur pa masë nuk thoshte dot asnjë fjalë.

Ajo pëshpëriti.

– Pse s’më lejoni?

– Jo, jam unë ai që duhet t’ju puth këmbët!

Ajo buzëqeshi aq ëmbël saqë atij iu mbushën sytë me lotë.

Fytyra e saj e zbehtë, e ndriçuar nga drita e hënës, ishte fare prenë fytyrës së tij, buzët e trandafilta gjysmë të hapura ishin të mrekullueshme, të gjalla e të ëmbla si lulet e mollës.

Dhe papritmas sytë iu zgurdulluan duke vështruar të tmerruar rreth tij, iu shkëput nga duart dhe pëshpëriti.

– Pa shikoni!

Ershesti dalloi vetëm përroin që vezullonte, zymbylat e praruara nga hëna, shkëlqimin e butë të aheve, kurse pas tyre konturet e turbullta të kodrës së ndriçuar nga hëna.

Te veshi i tij u dëgjua pëshpërima e saj e akullt.

– Fantazma..Cigani i tmerrshëm!

– Ku?

– Aty, te guri nën pemë..

I nxehur ai kaloi përroin, shkoi me vrap te pemët. Ishte vetëm loja e dritës së hënës. Dhe s’kishte asgj; tjeter. Ai vraponte duke u penguar nëpër gurët e kaçubet e murrizit të egër, duke sharë nëpër dhëmbë e, megjithatë, duke ndjerë diçka të ngjashme me frikën. Ç’marrëzi! Ç’përralla! U kthye tem olla. Po Migen s’ishte më aty. Ai dëgjoi vetëm pëshpëritjen, zhurmën e derrave, kërcitjen e deriçkës. Në vend të saj kishte mbetur vetëm molla e vjetër. Mbërtheu me duar trungun e saj. I dukej sikur zëvendësonte trupin elegant të Migen! Myshku i vrazhdë te fytyra e tij ishte në vend të faqeve të saj të buta, ndërsa kundërmimi I yllit dukej sikur ngjante paksa aromës së flokëpve të saj..

Ndërkohë mbi kokën e tij dhe përreth shkëlqenin dhe merrnin frymë si të gjalla lulet e mollës, mbi të cilat derdhej edhe më qartë drita e hënës..”

Tags: AlbaniaAlbert VatajArsimimiAsgjejaBotaDashuriDijaDijeDisiplinaDshuri e pamundurEdukateEkuilibriEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiHistori dashurieIluminimJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKrijuesiKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMendimiMeshkujtMoralistNjeriuNudoNumratOrgazmaQytetariRomance dashurieSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShoqeriaShqipShqiperiShtetiTkurretTraditaUniversiZemer e thyer nga dashurie e vrareZgjerohetZoti
Previous Post

Tjetërsimi si një domosdo e krijimit të bashkëkohësisë në vetveten arketip

Next Post

Viktor Hygo, gjithëkohësia e një kumtimi të shenjtorit të realizmit

Next Post

Viktor Hygo, gjithëkohësia e një kumtimi të shenjtorit të realizmit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj