Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Gladiatorët, origjina, rekrutimi, rregullat dhe historia e heronjve të amfiteatrit, spektaklit të përgjakshëm

October 14, 2016
in Qytetërim
233
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Romakët e lashtë shihen gjithnjë si origjina e qytetërimit të botës perëndimore, por ata i konsideronin përballjet e gladiatorëve si një formë argëtimi normale. Kathleen Coleman e përshkruan se si vazhdoi kjo histori dhe bën një shqyrtim të shoqërisë që pranoi këto barbarizma.

Vullnetarët dhe të rekrutuarit

Sot, ideja e luftimit të gladiatorëve deri në vdekje, dhe në një amfiteatër ku merrte pjesë një audiencë entuziaste, tregon thellësitë në të cilat Perandoria Romake po zhytej. Akoma, për vetë romakët, ajo arenë ishte një nga karakteristikat e civilizimit të tyre.

Shumë pak zëra bashkëkohorë pyesnin për moralin që përcillte lufta e gladiatorëve. Madje dhe vetë epitafet e gladiatorëve përmendin profesionet e tyre pa turp, falje apo keqardhje. Kush ishin këta gladiatorë, dhe cili ishte roli i tyre në shoqërinë romake?

Romakët besonin se gladiatorët e parë ishin skllevër të cilët përdoreshin për të luftuar deri në vdekje. Gjatë funeralit të aristokratit të shquar Junius Brutus Pera, 264 vjet para Krishtit, shënohet “ndeshje” e parë mes gladiatorëve. Ky spektakël u organizua nga njerëzit e Junius në nderim të kujtimit të tij.

Me kalimin e kohës, spektakli i gladiatorëve u nda nga konteksti i funeraleve, dhe organizohej nga të pasurit si mjet për të shfaqur pushtetin dhe influencën e tyre në komunitetet lokale. Lajmërimet për përballjet e gladiatorëve kanë mbijetuar në Pompei, të pikturuara nga piktorë profesionalë nëpër muret e jashtme të qytetit. Sa më i madh të ishte numri i gladiatorëve që merrnin pjesë, aq më tërheqëse bëheshin ndeshjet dhe akoma më bujarë ishin sponsorët dhe akoma më shumë joshës ishte spektakli.

Shumica e gladiatorëve ishin skllevër. Ata i nënshtroheshin trajnimeve rigoroze, të ushqyer me dieta të pasura në energji dhe nën kujdesin mjekësor të ekspertëve. Ata ishin një investim i shtrenjtë.

Për një gladiator që vdiste në luftë, trajneri mund të ngarkonte sponsorin e spektaklit fatal me një çmim 100 herë më lartë se sa gladiatori që mbijetoi. Një gjë që ishte për t’u çmuar ishte fakti që disa gladiatorë nuk ishin skllevër por vullnetarë të lindur. Pagesa ishte më e ulët për ata vullnetarë pasi bënin betimin si gladiatorë. Ky betim do të thoshte se pronarët e tyre vendosnin sanksione mbi jetën e gladiatorit, duke e asimiluar atë në statusin e një skllavi.

Disa perandorë me sens të rëndë humori i bënin romakët e shtresave të larta (të të dy gjinive) të luftonin në arenë. Por për aq kohë sa ata nuk merrnin një pagesë për pjesëmarrjen e tyre, të tillë persona do të përjashtoheshin për paaftësi ligjore që lidhej me praktikuesit e profesioneve me reputacion të keq si ato të gladiatorëve, aktorëve dhe prostitutave.

Rregullat dhe rregulloret

Në të vërtetë, përveç varreve të gladiatorëve, edhe posterat joformale me titujt e tyre që ngjiteshin në muret e suvatuar që jepnin të dhëna individuale për arritjet e gladiatorëve, shërbejnë si burime për historianët modernë për njohjen e këtyre luftëtarëve antikë.

Shpeshherë, grafitet e gladiatorëve formojnë një sekuencë. Për të mos u harruar është fillimi spektakolar i karrierës së Marcus Attilius (një gladiator vullnetar). Si një fillestar që ishte ai mundi një dorë të vjetër si Hilarius, trup i zotuar nga perandori Nero, edhe pse Hilarius kishte fituar medalje jo më pak se 13 herë.

Attilius më pas e vazhdoi këtë fillim mahnitës (ku u dekorua me një medalje) duke mundur shokun e tij vullnetar, Lucius Raecius Felix, i cili kishte 12 medalje mbi emrin e tij. Të dy, Hilarius dhe Raecius, luftuan shkëlqyeshëm përballë Attilius-it.

Ishte privilegj i sponsorit, të vepronte sipas dëshirave të spektatorëve, për të vendosur nëse gladiatori i mundur duhet të vritej nga fituesi ose jo. Mozaikët në brendësi të Perandorisë Romake përshkruajnë momentet kritike kur fitimtari po qëndron mbi kundërshtarin e rënë përdhe, në pritje të goditjes finale me kokën e kthyer nga arbitri. Ndonjëherë vendimi i arbitrit shoqërohej dhe nga asistenti i tij. Rregullat e luftimeve mes gladiatorëve kanë humbur përgjatë historisë, por prezenca e këtyre arbitrave sugjeron se rregullat ishin komplekse dhe zbatimi i tyre ishte i diskutueshëm.

Mënyrat e të luftuarit

Rregullat ishin specifike për mënyra të ndryshme të të luftuarit. Gladiatorët armatoseshin individualisht në kombinime të ndryshme. Çdo kombinim impononte stilin e vet luftarak. Gladiatorët që bëheshin çift kundër një kundërshtari dhe që përdornin të njëjtin stil ishin relativisht të pazakontë.

Një lloj të luftuari ishte ai i quajtur “equites” të njohur si Kalorësit. Quheshin kështu pasi hynin në arenë të shoqëruar nga një kalë edhe pse ata detyroheshin shpesh të luftonin në këmbë.

Disa nga çiftet viheshin përballë avantazheve dhe disavantazheve kundër njëri-tjetrit. Lufta që zhvillohej mes “murmillove” (luftëtarët-peshq : quheshin kështu nga logo në helmetat e tyre) kundra thraeksëve ishte një nga më të preferuarat.

Murmillot kishin një mburojë drejtkëndore shumë të madhe, që i mbulonte ata nga shpatullat e deri te këmbët. Ajo siguronte mbrojtje të mirë, por ishte shumë e rëndë për t’u lëvizur. Nga ana tjetër thraeksët mbanin një mburojë katrore të vogël që mbulonte vetëm bustin e tyre.

Të dyja këto mburoja kishin një gjë të përbashkët. Ato t’i mbronin mirë këmbët, sidomos kofshët mbi gju. Murmillot dhe kundërshtarët e tyre mbroheshin mire, por masa dhe pesha e këtyre mburoja i shtynte ata në teknika të ndryshme luftimi.

Më të rrezikuarit nga të gjithë gladiatorët ishin retiarius-ët (luftëtarët me rrjeta). Ata nuk kanë shumë mundësi mbrojtjeje përveç se mburojave të vogla të vendosur në krahun e majtë të tyre. Kjo lloj mburoje i mbron ata nga qafa duke përfshirë të gjithë krahun. Duke qenë shpesh të rrezikuar, ata lëvizin shpejt duke hedhur rrjetën e tyre mbi kundërshtarin, për ta afruar atë e për ta goditur më pas.

Jo të gjithë gladiatorët luftonin me dorën e djathtë. Ky ishte një avantazh për mëngjarashët. Pasi ata edhe pse stërviteshin për të luftuar me dorën e djathtë, shpesh e përdornin edhe dorën e majtë. Kundërshtarët e tyre, të pamësuar duke luftuar nga ai kënd, hasnin vështirësi kur ata i godisnin me të dyja duart. Përdorimi i dorës së majtë ishte një cilësi që reklamohej nëpër grafiti dhe epitafe.

Mënyrat dhe stilet e të luftuarit kanë evoluar nga mënyrat e të luftuarit që romakët e lashtë kanë mësuar nga popujt që kanë pushtuar. Me kalimin e kohëve, kur stili i të luftuarit u bë stereotip dhe u formalizua, gladiatorët trajnoheshin në një stil etnik të ndryshim nga vendi i origjinës së tyre. Politikisht konsiderohej jo-korrekte emërtimi i stileve të luftimit.

Jeta nëpër kazerma

Kazermat e gladiatorëve karakterizoheshin nga heterogjeniteti. Anëtarësimi ishte i luhatshëm, me trupat luftarakë që vizitonin qarkun lokal. Disa anëtarë mbijetonin derisa arrinin pensionin, të rekrutuar të rinj futeshin në listë, shumë prej tyre të paaftë për të kuptuar latinishten.

Nëpër kazermat e mëdha, anëtarët e të njëjtit stil luftimi kishin trajnerë apostafat për ta. Ata shpesh lidheshin së bashku duke krijuar shoqata formale.

Shumë prej gladiatorëve kanë takuar miqtë e tyre në fushën e betejës. Profesionalizmi dhe instinkti i mbijetesës i ka bërë ata të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit Përveç shkollës së trajnimit, ekziston hierarkia në gradë e gladiatorëve, përmes të cilave (gradëve) ata promovonin veten.

Kazermat më të mëdha, kishin fushën e tyre të stërvitjes, me akomodim për spektatorët, në mënyrë që luftëtarët të mësoheshin të praktikonin përpara audiencës. Ky sistem tregonte se luftimet heroike po zhvilloheshin në qendrat urbane të perandorisë romake, por lufta e bërtetë po ndodhte diku larg, në kufijtë e barbarizmit.

Kritikat dhe popullariteti

Ka pasur disa zëra kundërshtues ndaj këtyre luftimeve: Filozofi dhe Perandori Markus Aurelius i shihte luftimet mes gladiatorëve si të mërzitshme, megjithatë ai sponsorizoi legjislacionin për të mbajtur shpenzimet në një nivel të pranueshëm në mënyrë që individët t’i përballonin ato.

Si filozofët paganë ashtu edhe etërit kristianë e përbuznin arenës e betejave. Ata e kundërshtonin atë, jo për brutalitetin që tregonte, por për humbjen e vetë-kontrollit që gjeneronte në mesin e spektatorëve.

I gjithë spektri i shoqërisë lokale përfaqësohej në mënyrë rigoroze sipas statusit që kishte. Luftëtarët bënin paradat e tyre, plotësisht të armatosur. Në fillim të programit mund të gjuheshin kafshë ekzotike, dhe të ekzekutoheshin të burgosurit. Spektatorët bënin si të tërbuar kur gladiatorët ndesheshin mes tyre. Luftëtarët (siç ne e dimë nga mozaikët dhe nga skeletet e mbijetuara) përpiqeshin ta qëllonin kundërshtarin tek arteriet kryesore poshtë krahut dhe mbrapa gjurit, ose përpiqeshin të qëllonin mbi kafkën e tyre.

Mbi të gjitha, luftimet mes gladiatorëve ishin një shfaqje nervash dhe aftësish. Në perandorinë romake, detyra e gladiatorit ishte një nga fijet që lidhte sëbashku strukturën ekonomike dhe shoqërore të botës romake.

Jo vetëm Spartaku, më i famshmi i të gjithë gladiatorëve, ka lënë gjurmë në Perandori. Por prova të shumta, të shkruara ose të pikturuara, kanë mbetur për t’u bashkuar si dëshmi i një institucione që karakterizonte një civilizim të tërë për gati 700 vjet.

Prof. Kathleen Coleman / BBC

Tags: AlbaniaAlbert VatajArkeologjiArsimimiArtiAsgjejaAutorAziaBiblotekeBotaCivilizimi i lashteDemokraciaDijaDijeDishepujDisiplinaDritaEksploratorEkuilibriEssefilozofFjalaForumGjithçkajaGjithsesiGladiatorHistoriHistori e sklleverveIluminimInteligjenceJaponiaKerkuesKeshillaKinaKohaKomentKonspiracionKrijuesiKritikeKujteseKulturat e popujve te hershemLexuesLibriLiriaMatematikaMendimiMitetNjeriuNumratNxenesitOpinionPasuesitPergatitjaPublikQyteterimet antikeRoma e LashteSekretShkencaShoqeriaShqipShtetiSpektakli i gjakut dhe vdekjesThesareTkurretTraditaTrashegimiaTurmat histerike te spektatoreveUniversiZgjerohetZhvillimiZoti
Previous Post

Dashuritë që ikin pa lamtumirë, ikin pa e kthyer kokën pas, ikin pa pendim, por jo pa lot…

Next Post

“La Parisienne”, aty ku Pierre-Auguste Renoir skalit me penelatat e një bluje qielli aktoren Henriette HENRIOT

Next Post

“La Parisienne”, aty ku Pierre-Auguste Renoir skalit me penelatat e një bluje qielli aktoren Henriette HENRIOT

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj