Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

10+10 pyetje për burrat dhe gratë, të cilat duhet ti përgjigjen me “PO” nëse duan të shpëtojnë marrëdhënien

October 12, 2016
in Psikologji
315
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një marrëdhënie gjithnjë është e rrezikuar nëse së paku një nga partnerët nuk përpiqet që ajo të mos prek fundin. Kjo përpjekje është e çdoditshme dhe kërkon ngadhnjim vetmohuesisht. Ndoshta bashkëbisedimi duhet të ndërtojë një lloj dakordësie mes partnerëve, të cilët së bashku do mund ta nxjerrin në sipërfaqe platformën që po fundoset.  Nëse mendoni se lidhja e juaj bashkëshortore ka filluar të ftohet, nisuni nga vetja dhe shikoni se si mund ta përforconi lidhjen tuaj duke ndryshuar veten tuaj. Maksima thotë: “Nëse dëshiron ta ndryshosh botën, ndryshoje veten”. Prandaj përgjigjuni vetes me sinqeritet, “po” ose “jo”. Nëse në ndonjërën nga pyetjet përgjigjeni me “jo”, pikërisht ajo pyetje që ka marr përgjigjen “jo” është ajo çka ju duhet të merrni në konsideratë për ta ndryshuar veten dhe raportin apo sjelljen tuaj ndaj partnerit, derisa të mos arrini në çastin për t’iu përgjigjur me “po” gjitha pyetjeve. Do të vëreni se me ndryshimin e qëndrimit tuaj ndaj partnerit dhe ndaj vetes tuaj, do të ndryshoj për të mirë edhe lidhja e juaj martesore.

Dhjetë pyetje për burra…

1. A e gëzoni ndonjëherë gruan tuaj me ndonjë buqetë lulesh, kartëpostale për ditëlindje apo përvjetor të martesës? A i tregoni kujdes dhe vëmendje të papritur për gjëra të imta?

2. A përpiqeni për të mos e kritikuar para të tjerëve?

3. A i jepni asaj para edhe jashtë buxhetit shtëpiak?

4. A përpiqeni të kuptoni ndryshueshmërinë e natyrës së femrës? A i ndihmoni në çastet e lodhjes dhe rraskapitjes nervore?

5. A ia përkushtoni së paku gjysmën e kohës tuaj të lirë?

6. A jeni mjaft të kujdesshëm që të mos krahasoni aftësitë e saja si kuzhiniere apo shtëpiake me aftësitë e nënës suaj apo gruas së mikut tuaj, përpos nëse krahasimet shkojnë në favor të saj?

7. A interesoheni për problemet e saja në punë, për librat që i lexon, për miqtë e saj dhe vështrimet e saja mbi jetën publike dhe familjare?

8. A mundeni që pa vërejtje xhelozie të duroni gjersa vallëzon me meshkujt tjerë dhe nga ata pranon shprehje të kujdesit të imtë?

9. A e shfrytëzoni pikërisht secilin rast që t'i thoni se sa e pashme është dhe sa e doni?

10. A i thoni "faleminderit" për shërbime të vogla që Ju bënë çdo ditë? Për pullën e qepur, çorapet e arnuara apo këmishën e pastër?

Dhjetë pyetje për gratë…

1. A përziheni në punët e burrit? A përpiqeni të mos i kritikoni bashkëpunëtorët e tij dhe të mos i kundërviheni për shkak të ndonjë vonese nga puna?

2. A përpiqeni që shtëpinë tuaj ta bëni sa më atraktive dhe interesante?

3. A e përpiloni gatojcën ashtu që burri i Juaj kurrë të mos dijë se çfarë befasie e pret në racionin e ardhshëm?

4. A e kuptoni profesionin e tij aq sa të mund të bisedoni me të mbi problemet në punë dhe t'i bëheni këshilltare?

5. A dini që me guxim t'i përballoni mangësitë materiale (të parave), duke mos e ngacmuar burrin për paaftësi dhe duke mos e krahasuar me të tjerët?

6. A përpiqeni të bëheni të sjellshëm me nënën dhe familjen e tij.

7. A e respektoni së paku deri diku shijen e burrit, në veshjen tuaj personale?

8. A lëshoni pe – mjaft, në cikërrime që kërcënojnë ta prishin harmoninë bashkëshortore?

9. A përpiqeni t'i mësoni lojërat në të cilat burri i juaj e gjen argëtimin në kohën e lirë?

10. A interesoheni për ngjarjet politike, librat dhe risitë kulturore mbi të cilat do të mund të bisedonit me të? …

Ndoshta e gjitha kjo ju duket një lojë, por po të përpiqeni ta trajtoni sa dhe si duhet këtë pyetësor, do të konstatoni se jeni jua ai që duhet të luani në këtë betejë të shëndetit të mirë të marrëdhënies suaj. Në asnjëren nga pyetjet nuk ka asgjë për t'u parë me mosbesim. Ju duhet të jeni të sinqertë kur i përgjigjeni vetes, me "PO" ose me "JO" dhe jeni po ju që duhet ta mendoni mirë se qoftë edhe një "JO" e vetme në këtë provim të dinjitetit tuaj dashuror, diçka nuk do të shkojë mirë. A është e mundur që t'i themi "PO" të gjitha pyetjeve, sigurisht që nuk është dhe aq e lehtë, por jo e pamundur. Mjafton që ju ta konsideroni marrëdhënien tuaj si diçka të shtrenjtë, për të cilën do të ishit të gatshëm të sakrifikoni gjithçka, dhe era do të vijojë të fryjë për velat tuaja. Të dy partnerët do të tërheqin dhe do të lëshojnë, në mënyrë që kolona që mban ngrehinën të shkojë në vendin e vet.

 

Tags: Albert VatajBukuriaDashuriDhimbjaDivorciEdukataEstetikeFamiljaFtohja ne marredhenieHezitimHiretKeshillaKonservatorizemKujdesiLarjaLekuraMarredhenia ne ciftMaterialMiqNdjenja e fajitNgurimNuriPastrimiPendimPikllimiPsikikaPsikologjiSfidaShkrimShokeShoqeriShqipSjelljeSkuqjeSpecialistiStepjeStudimTradhtiaTraditeTrishtimiTurpUjiXhelozia
Previous Post

Si ta fitoni luftën kundër të turpëruarit duke u ndeshur pareshtur dhe sfiduar

Next Post

Osho: Seksi është vetëm fillimi e jo fundi, nëse e ke lëshuar fillimin, e ke lëshuar edhe fundin

Next Post

Osho: Seksi është vetëm fillimi e jo fundi, nëse e ke lëshuar fillimin, e ke lëshuar edhe fundin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj