Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Kënaqësia e femrave shumë më e fuqishme se ajo e meshkujve, kush janë arsyet

March 11, 2020
in Eros
86
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sipas studimeve kur femra arrin në orgazëm gjatë marrëdhënieve, atëherë kënaqësia e saj është pothuajse 10-fish më e fortë se ajo e mashkullit. Shumë hulumtime kanë dalë në këtë përfundim, por sidoqoftë, e vërteta është se në një përqindje të madhe të rasteve, nga një marrëdhënie intime, femra del më e pakënaqura. Faktori kryesor i këtij fenomeni duket se është eksitimi i shpejtë i mashkullit, pa përjashtuar edhe moskujdesin e shumë meshkujve ndaj dëshirave të partnereve. Kjo gjë shumë herë shkakton probleme në çift, sepse femra fillon ankesat, kurse mashkulli shumë herë pa të drejtë ndjehet sikur preket burrëria e tij dhe anashkalon problemin. Marrëdhënia midis një çifti do të ketë probleme nëse nuk ekziston një seksualitet i shëndetshëm dhe i pasur. Probleme të tilla shkaktohen edhe atëherë kur në marrëdhëniet seksuale meshkujt nuk arrijnë të plotësojnë dëshirat dhe kënaqësitë e partnereve.

Kënaqësia

Meshkujt që në moshë të vogël ndjejnë një farë problemi në lidhje me organin e tyre seksual. Fëmija në fillim e shikon organin e tij si lodër dhe me kalimin e kohës duke ardhur në kontakt me meshkuj të tjerë fillon njëfarë konkurrence mbi organin seksual. Kështu ekziston edhe një numër i madh meshkujsh që frikësohen se nuk mund të jenë partnerë të mirë, pasi sipas tyre, nuk ndodhen në të njëjtat kushte si disa të tjerë. Ndërkohë që realisht nuk është kështu. Së pari, përmasat nuk kanë shumë lidhje me aftësitë. Së dyti, aftësia e mashkullit në seks nuk varet vetëm nga aftësia e organit të tij, varet edhe nga sjellja e mashkullit, klima që krijon për femrën, aftësia e tij për të plotësuar dëshirat e partneres. Dhe së treti, nga rezistenca e mashkullit gjatë marrëdhënieve seksuale. E rëndësishme është që të gjeni një vend të përshtatshëm dhe të këndshëm për të kryer marrëdhënie, në mënyrë që ju dhe partnerja të ndjeheni sa më mirë. Megjithatë nuk është e thënë që seksi është i mirë për një femër vetëm kur kryhet në një krevat. Çdo femër, ashtu si çdo mashkull, mund të ketë preferencat e veta. Rëndësi kanë edhe lojërat seksuale, por duhet të kenë më tepër në epiqendër femrën, pasi mashkulli e ka më të lehtë eksitimin.

Aftësia seksuale

Dëgjohet kohët e fundit se kanë dalë një serë ilaçesh, madje bëhen edhe ndërhyrje kirurgjikale, të cilat forcojnë aftësinë dhe rezistencën e mashkullit në seks. Aftësia e njeriut në lidhje me seksin lidhet me psikologjinë e tij dhe këto ndërhyrje nuk janë absolutisht pozitive, pasi mund të kenë efekte anësore. Kështu fillimisht ajo që ka rëndësi është që mashkulli t’i shmanget frikës së tij në aspektin seksual kur kërkon rezistencën, kurse në rastin që atij i është larguar dëshira për seks, atëherë shkak kryesor janë streset e përditshmërisë. Për këtë është e këshillueshme të kërkohet qetësia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’ju ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

Në rast se kjo gjendje vazhdon, atëherë duhet që t’i drejtoheni mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit përveç psikologjisë së mirë ekzistojnë edhe një farë metodash të tjera. Alkooli dhe duhani, sipas seksologëve e ndihmojnë mashkullin momentalisht në seks, por nga ana tjetër konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shëndetësore, por edhe i “vret” atij aftësinë seksuale. Prandaj nëse i përdorni si mjet ndihmues alkoolin dhe duhanin, por edhe masturbimin, duhet të jeni në dijeni të pasojave të tyre të dëmshme për vetë aktivitetin seksual.

Tags: AlbaniaAlbert VatajAsgjejaDashuriEdukateEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderGjithçkajaGjithsesiJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMeshkujtNudoOrgazmaQytetariSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShqipShqiperiUniversi
Previous Post

Ëndrrat erotike, çfarë shohin dhe duan meshkujt dhe çfarë dëshirojnë femrat

Next Post

Femrat dhe meshkujt… Ato duan më shumë dashuri, Ata duan vetëm seks

Next Post

Femrat dhe meshkujt... Ato duan më shumë dashuri, Ata duan vetëm seks

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj